- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Pino Lela nuk dëshiron të ketë të bëjë fare me luftën apo me nazistët. Është një adoleshent normal italian, i dhënë pas muzikës, ushqimit dhe vajzave, por ditët e tij të pafajësisë janë të numëruara.
Titulli: Nën qiellin e përflakur
Origjinali: Beneath a Scarlet Sky
Gjinia: Roman
Autori: Mark Sullivan
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 472
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-00-318-8
Pino Lela nuk dëshiron të ketë të bëjë fare me luftën apo me nazistët. Është një adoleshent normal italian, i dhënë pas muzikës, ushqimit dhe vajzave, por ditët e tij të pafajësisë janë të numëruara.
Kur shtëpia e familjes së tij në Milano shkatërrohet nga bombat e Aleatëve, Pinoja i bashkohet një grupi njerëzish që përpiqen të shpëtojnë hebrenjtë duke i kaluar përtej Alpeve. Aty njihet me Anën, një vejushë e bukur gjashtë vjet më e madhe se ai.
Në përpjekje për ta mbrojtur, prindërit e Pinos e detyrojnë të regjistrohet si ushtar gjerman, një masë që mendonin se do ta mbante larg luftës. Por, pasi plagoset, Pinoja rekrutohet në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare për t'u bërë shoferi personal për të besuarin e Adolf Hitlerit në Itali, gjeneralin Hans Lejers, një nga komandantët e mistershëm dhe të fuqishëm të Rajhut të Tretë.
Tani, me mundësinë për të spiunuar për Aleatët nga brenda komandës së lartë gjermane, Pinoja përjeton tmerret e luftës dhe pushtimin nazist duke luftuar në fshehtësi, ndërsa guximi i shtohet nga dashuria për Anën dhe për jetën që ëndërron të bëjë një ditë përkrah saj.
"E shtrirë, e trazuar, si historitë më të pasura, e vendosur në sfondin e heroizmit dhe tragjedisë. 'Nën qiellin e përflakur' është si ato fotografitë ikonë të Luftës së Dytë Botërore: një fytyrë plot shpresë dhe lot, historia e një jete të vogël,
por me rëndësi të madhe."
Andrew Gross, autor i librit "Njeriu i vetëm"
"Aksion, aventurë, dashuri, luftë dhe një hero epik - të gjitha këto të vendosura në një nga periudhat më të errëta të historisë. 'Nën qiellin e përflakur' nga Mark Sullivan ka gjithçka që mund të kërkohet nga një roman i jashtëzakonshëm i Luftës së Dytë Botërore."
Tess Gerritsen, autor i librit "Loja me zjarrin"
"Ky është Mark Sullivan me gjithë forcën e tij - një prozë gjithë shpirt, e cila shfaq prekjen e artistit dhe syrin e gazetarit. 'Nën qiellin e përflakur' na e sjell atë periudhë me lehtësinë e magjisë, duke i thurur bukur fijet e pasura me epikë të periudhës së luftës. Italia e Luftës së Dytë Botërore kurrë nuk më ka ardhur më e gjallë se kaq."
Gregg Hurwitz, autor i librit "Njeriu i askundit"
"Libri 'Nën qiellin e përflakur' ka gjithçka, heroizëm, guxim, tmerr, dashuri të vërtetë, hakmarrje, keqardhje, përballë të këqijave më të mëdha të njerëzimit. Mark Sullivan na e tregon luftën siç është në të vërtetë, me të gjitha ndërlikimet, besnikëritë në përplasje dhe pyetjet e pazgjidhura por, më së shumti, na sjell të gjallë figurën e jashtëzakonshme të Pino Lelës, të cilin e shpëtoi vendosmëria për të jetuar me pasion."
Joseph Finder, autor i librit "Dyshimi dhe ndryshimi"
Mark Sullivan është autori i mirënjohur i tetëmbëdhjetë romaneve, përfshirë edhe serialin nr. 1 "Privat" sipas "New York Times", të cilin e ka shkruar me James Patterson. Marku ka marrë çmime të shumta për librat e tij, përfshirë "WHSmith Fresh Talent Award", ndërsa veprat e tij janë cilësuar si më të mirat e vitit nga "New York Times" dhe "Los Angeles Times".
Është rritur në Medfild, Masaçusets, u diplomua në Kolegjin Hamilton për letërsi angleze para se të punonte si vullnetar në Korpusin e Paqes në Nigeri, Afrikën Perëndimore. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, mori diplomën universitare nga Shkolla e Gazetarisë Medill në Universitetin Northwestern dhe nisi karrierën në gazetari hulumtuese. Një skiator dhe aventurier i zjarrtë. Jeton me gruan në Bozeman, Montana, ku ndjehet mirënjohës për mrekullinë e çdo çasti.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Ideart
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2557
Botuesi: Pegi
Botuesi: Fenix
Referenca: 2458
Botuesi: IDK
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: IDK
Botuesi: Dituria
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001744
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Aleph
Referenca: 2203
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: OMBRA GVG
Pino Lela nuk dëshiron të ketë të bëjë fare me luftën apo me nazistët. Është një adoleshent normal italian, i dhënë pas muzikës, ushqimit dhe vajzave, por ditët e tij të pafajësisë janë të numëruara.
check_circle
check_circle