Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Biseda mes miqsh, Sally Rooney
  • Biseda mes miqsh, Sally Rooney

Biseda mes miqsh, Sally Rooney

IDK

"Sally Rooney ka shkruar një ndër romanet më të bukur të viteve te fundit. Eshtë romani për dashurinë dhe tradhtinë në kohën tonë." -Kazuo Ishiguro

106,61 SEK
95,94 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Title: Biseda mes miqsh

Original: Conversations with Friends

Category: Novel

Author: Sally Rooney

Albanian Translator: Ines Ekonomi

Publisher: IDK

Year: 2021

Pgs: 340

Weight: 0. 481 kg

ISBN: 978-9928-136-80-0

This book is in Albanian

Mbi librin

"Sally Rooney ka shkruar një ndër romanet më të bukur të viteve te fundit. Eshtë romani për dashurinë dhe tradhtinë në kohën tonë." -Kazuo Ishiguro

Dublin në ditët tona. Fransis and Bobi, dikur të dashura, tashmë janë thjesht shoqe të ngushta, studente që aspirojnë të bëhen shkrimtare, të bera të njohura për shfaqjet, në të cilat lexojnë poezitë e tyre. Në një prej këtyre shfaqjeve ato njihen me Melisën, një fotografe profesioniste me e madhe në moshe, e martuar me Nikun, një aktor. Në takimet mes tyre ato diskutojně për botën, për jetën e tyre, kritikojně kapitalizmin e fenë, njëlloj siç bënin dikur personazhet e Xhojsit. E kështu nis një histori miqësie, por në të njëjtën kohë, dhe një histori dashurie, që në një farë mënyre ua përshtjellon jetën të katërve, kur Fransis bie marrëzisht në dashuri me Nikun, duke rrezikuar befas të gjithë ekuilibrin e miqësisë së tyre.

Por romani "Biseda mes miqsh" nuk është thjesht një histori e lehtë dashurie e tradhtie bashkëshortore: ai është para së gjithash portreti i një brezi të tërë të të rinjve në ditët tona, që nuk arrin të gjejë vendin në botën e sotme. Zëri i Fransisit, njëherësh poetik, spontan, herë-herë naiv, por gjithnjë aq i freskët, në të vërtetë është zëri i gjithë një brezi.

Detajet e librit
9789928136800
9789928136800
16 libra të tjera në këtë kategori:

Mefistofeli, Klaus Mann

Klaus Mann, ishte fëmija i dytë i Tomas Man-it, lindur në Mynih, më 1906. Ai filloi të shkruante tregime të shkurtra dhe artikuj në vitin 1924.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ekzekutuesi, Lars Kepler

Përveç trupit. Një burrë rri pezull disa centimetra nga dyshemeja dhe duket sikur pluskon në ajër, duke ndjekur tingullin e qetë të violinës, përzier me zukatjen e pakëndshme të mizave. Kolegu që e thirri në vendin e krimit, kishte të drejtë: ka diçka të pashpjegueshme. Kufoma duket sikur pluskon në zbrazëti.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fletorja e Majës, Isabel Allende

Maja Vidali është nëntëmbëdhjetë vjeçe dhe ka rënë në qarkun e alkoolit dhe të drogës. Në arrati nga fundërrinat e Las Vegasit, nga shpërndarësit e drogës dhe agjentët e FBI – së, zbarkon në arkipelagun e pandotur të Çioles.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pranvera e ëndrrave, Nicholas Sparks

Ndërkohë, Kolbi Mills niset në një udhëtim krejt tjetër, por që të mban zemrën pezull gjithashtu. Ai drejton fermën e vogël të familjes, që ndodhet në Karolinën e Veriut. Kur i jepet rasti, ai pranon një angazhim të përkohshëm si muzikant në një lokal në St. Beach, në Florida, ku ai takohet me Morgana Linë dhe jeta e tij ndryshon papritmas.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ne kemi kapur raketa me grep, Karen Kohler

Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t'ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppelwhupper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në...
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001207

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Thuaju të mos më vrasin, Juan Rulfo

E folura e tij nuk është një përsëritje, ajo është një art, që klloçkon realitetin dhe e rishpik atë. Është ky përvetësim ai që i jep shkrimit të tij forcën e së vërtetës. "Thuaju të mos më vrasin" digjet në kujtesën universale, secilin prej tregimeve të tij lë brenda nesh një gjurmë të pashlyeshme.
90,61 SEK 100,68 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Viti i gjelit, Tereza Boučková

Mirëpo të dy fëmijët, në adoleshencë fillojnë të shkëputen nga kontrolli i prindërve. Ata fi lluan të bëjnë një jetë pa rregulla, duke shkaktuar dhunë dhe kryer vjedhje, madje edhe brenda shtëpisë së tyre.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2960

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditari i nje djaloshi te klonuar, Enzo Fontana

Beniamini, në moshën 16 vjeçare, zbulon rastësisht se është kloni i të vëllait që s'e ka njohur kurrë, të vdekur tragjikisht vite më parë. Ky zbulim tronditës e turbullon deri në rrënjë jetën e adoleshentit, i cili përpiqet të kuptojë, por që nuk arrin të orientohet në këtë pështjellim gjenetik dhe emocional.
42,64 SEK 47,38 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000742

Botuesi: Onufri

Dhoma 411, Simona Vinci

Një grua shihet në pasqyrë, lakuriq në një dhomë hoteli, pikërisht në qendër të Romës, jo larg Panteonit. Ajo fillon të tregojë historinë e saj të dashurisë, por mund të ishte gjithashtu një tjetër histori: një tjetër dashuri dhe një burrë tjetër...
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje