Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ne kemi kapur raketa me grep, Karen Kohler
  • Ne kemi kapur raketa me grep, Karen Kohler

Ne kemi kapur raketa me grep, Karen Kohler

Botimet Dudaj

Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t'ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppelwhupper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në filma mund t'i shikosh.

8,56 CHF
7,70 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ne kemi kapur raketa me grep
Origjinali: Wir haben Raketen geangelt
Gjinia: Tregime
Autori: Karen Köhler
Shqipëroi: Sokol Mici
Shtëpia botuese: Botimet Dudaj
Viti: 2015
Fq. 252
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-417-2

Mbi librin

Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t'ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppelwhupper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në filma mund t'i shikosh.

Karen Köhler shkruan për çastet dramatike të jetës. Por këtë e bën me një lehtësi dhe një nonchalance të tillë sa ke qejf ta ndjekësh kudo, si në provincën gjermane, ashtu dhe në pyjet e Siberisë. Tregimet e saj janë të rënda, po në të njëjtën kohë edhe të brishta.

Ka çaste kur i tërë universi të shembet dhe, sa të hanë sytë, nuk sheh ndonjë të ri. Pikërisht për këto çaste shkruan dhe Karen Köhler. Personazhet e saj i kundërvihen jetës me fantazi qoftë në bordin e krocierës së quajtur "Anija jote", qoftë në shkretëtirën kaliforniane apo në pyjet siberiane: për kapitullim nuk ka vend.

Komente mbi librin

"Mos t'i biem rrotull: këtu kemi të bëjmë me një vepër me mjeshtëri të lartë."

Ursula März, Die Zeit

"Doni histori që t'ju ngrohin gjatë netëve të ftohta, të ftohta? Doni të jeni dhe ju një herë indian? Doni raketa? Po, këtu! Këtu! Këtu!"

Sasha Stanishiç

Mbi autoren

Karen Köhler u lind në vitin 1974 në Hamburg. Donte të bëhej kozmonaute, mësoi si të hidhej me parashutë dhe ka studiuar për dramë në Bernë. Pas disa vitesh veprimtari si aktore teatri, tani jeton përsëri në Hamburg dhe shkruan pjesë teatrore dhe prozë. Ka marrë çmime të ndryshme, ndër të tjera edhe Çmimin Nxitës në Letërsi të Hamburgut për vitin 2011. "Ne kemi kapur raketa me grep" është libri i saj i parë.

Detajet e librit
9789994304172
9789994304172
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Nga ana e princeshës së vdekur, Kenize Mourad

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Tridhjetë e tre çaste për të jetuar, Panos Vasileiou

Ai është inteligjent, egocentrik, vetë-shkatërrues, mizogjen, i alkoolizuar dhe vetëvrasës. Kjo është arsyeja që e bën këtë roman tërheqës dhe kaq tronditës dhe njëkohësisht që të rrëmben zvarrë në një udhëtim të çuditshëm që nis nga skajet e shoqërisë dhe të çon deri në thellësitë e saj. 
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sot po e marr pushim, Daria Bignardi

Ndërkohë që dialogu mes atyre të dyjave bëhet gjithnjë e më i ndezur, rruga e Galës kryqëzohet me atë të dy pacientëve të tjerë të psikanalistes Ana del Fante: të Biankës, një adoleshenteje që nuk arrin dot të shkojë më në shkollë, dhe të Nikolës, një playboy i papërmbajtshëm dhe viktimë e sulmeve të panikut.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001580

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta dhe koha e Majkëll K, J.M.Coetzee

Në mes të një vendi të shtrënguar në darën e luftës, Majkëll K., një tridhjetë e një vjeçar me një shëmti fizike dhe një defiçencë mendore, bashkë me të ëmën, një grua e sëmurë dhe e thyer në moshë, i ngjitet turmës së të dëshpëruarëve në përpjekje të mbërrijë në vendin e origjinës, në fermën ku e ëma ka lindur dikur.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Historia e bletëve, Maja Lunde

“Historia e bletëve” është një roman epik për zhdukjen e bletëve. Në këtë vepër ndërthuren tri histori të vendosura përkatësisht në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Pas xhamit të dyfishtë, Halldora Thoroddsen

Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e të ushqejë urinë e saj për të tjera ditë dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Legjenda, Iskender Pala

Ende e ruaj letrën që gjeta në Suvejda duke ndjekur drejtimin e shigjetës brenda zemrës, në të cilën shkruhej "këto tri statuja janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja ime... Tashmë janë të gjitha tuat."
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000658

Botuesi: OMSCA-1

Uje per elefantet, Sara Gruen

Një nga kënaqësitë e shumta që të fal ky roman, është mundësia për të hyrë në një botë private e të koduar në mënyrë të çuditshme me ligjet e saj... Përshkrimi i kësaj bote është kaq tërheqës, i fuqishëm dhe i detajuar, sa nuk mund të shkëputesh as për një minutë të vetme nga ky libër i mrekullueshëm.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.
5,30 CHF 5,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000601

Botuesi: Skanderbeg Books

Pianistja, Elfriede Jelinek

Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. 
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: K4R3

Botuesi: Skanderbeg Books

Epshi, Elfriede Jelinek

Drejtori i një fabrike letre që ndodhet në një luginë alpine, i lajkatuar dhe i respektuar nga zona, pasi fabrika e tij i jep punë pjesës më të madhe të popullsisë lokale, personalisht është një njeri dorërrudhur, brutal, pa skrupuj, që shtyp punëtorët dhe nënshtron gruan e tij, Gertin, nën epshin e pangopshëm.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2513

Botuesi: K & B

Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945-s

Bertold Brecht, Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Günter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë mjeshtër të tjerë të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashnoret, Elfriede Jelinek

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar