Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dera, Magda Szabo
  • Dera, Magda Szabo

Dera, Magda Szabo

Aleph

Ajo është kujdestarja e shtëpisë së Magdës dhe ndaj bëhet e pazëvendësueshme për të. Edhe Emerenca, në mënyrën e saj, bëhet e varur nga Magda.

142,14 SEK
127,93 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dera
Kategoria: Roman
Autori: Magda Szabo
Perktheu: Viola Adhami
Botues: Aleph
Viti: 2019
Fq. 310
Pesha: 0.500 kg
ISBN: 978-9928-4554-9-9
Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin

Romani Dera është një zhbirim tronditës i marrëdhënieve mes dy grave krejt të ndryshme. Magda është shkrimtare, e arsimuar e martuar me një akademik të njohur, shumë e gjendur me njerëzit dhe me një marrëdhënie të ndërlikuar me regjimin komunist në Hungari. Emerenca është një fshatare, e vrazhdë, analfabete, e akullt dhe në dukje pa moshë. Ajo jeton në një shtëpi ku nuk mund të hyjë askush, madje as kushërinjtë më të afërt. Ajo është kujdestarja e shtëpisë së Magdës dhe ndaj bëhet e pazëvendësueshme për të. Edhe Emerenca, në mënyrën e saj, bëhet e varur nga Magda. Ato ndajnë mes tyre një lloj dashurie – të paktën deri kur suksesi artistik kaq shumë i dëshiruar i Magdës shpie drejt një zbulimi tronditës.

Komente mbi librin


“Më në fund një roman i shpëtuar nga Humbësit e Mëdhenj po vjen tek lexuesi …Nëse e ndien veten si njohës të mire, të sigurt të peizazhit letrar, atëherë romani ‘Dera’ do të ta shprishë këtë lloj skeme. Është e habitshme sesi kjo kryevepër ka qenë deri më sot e panjohur për lexuesin … gjithë këto vite. Rreshta dhe imazhet e Magda Szabos më erdhën në mendje kaq befasisht dhe bashkë me to edhe emocionet e fuqishme. Është vepër e një ndershmërie të rreptë të fuqishme dhe një delikatese të rrallë.”

Claire Messud, The New York Times Book Review

"Romani ‘Dera’ është një libër thellësisht i çuditshëm dhe po aq tërheqës, një përrallë e errët vendase, për marrëdhëniet e një shkrimtareje hungareze, Magda Szabó dhe kujdestares së heshtur të moshuar të shtëpisë, Emerencës.”

John Williams, The New York Times

“Lënda e romanit hungarez ‘Dera’ ka fuqinë zanafillore të mitit . . . Zhvillimet klasore, miqësia femërore, fuqia e vullnetit . . . Për të gjitha këto Magda Szabó shkruan me një drojë magjepsëse.“

Adam Kirsch, The New York Times Book Review

“Vepër e vërtetë arti nën një zotërim absolut të lëndës dhe strukturës . . . Një prej shumë triumeve të Magda Szabós këtu është se ajo shkruan një roman politik të rrënjosur në një atmosferë tërësisht shtëpiake.”

Liam McIlvanney, London Review of Books

“I mençur, tronditës, i frikshëm, ky libër meriton të shitet me mijëra e mijëra.’

Tibor Fischer, The Telegraph

“Pika kulmore e këtij romani varet plotësisht nga trekëndëshi solid i mitit grek, Shkrimeve të Shenjta dhe folklorit sllav, shoqëruar këto me stil dhe afri mbresëlënëse. Këtu ka shumë gjëra që ta bëjnë këdo të ndjejë trandjet dhe vuajtjet e një epoke.’

Glasgow Herald

Detajet e librit
9789928455499
9789928455499
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Lidhjet e rrezikshme, Choderlos de Laclos

Ajo fut në lojë vikont Valmontin, ish-dashnor i saj dhe Don Zhuan i njohur e i paskrupullt. Në letrat e tyre, ata thurin një rrjet të ndërlikuar intrigash për të korruptuar shpirtin dhe trupin e viktimave, si zonjushën e pafajshme Dë Volonzhë, e cila do t’i mbyllë ditët në një manastir, dhe zonjën e virtytshme Turvel, që do të vdesë nga turpi e pendimi.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Logbook

Nata me këngë, Jon Fosse

Reduktimi i veprimit skenik në dramë sillet rreth një hapësire të mbyllur me personazhe që shpalosin kryesisht dialogje të vyshkura e që iu ngjasojnë dramave të autorëve ekzistencialistë.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Xhemilja, Orhan Kemal

Lajmi i keq që solli Xhemilja, ishte ai që të gjithë e prisnin qysh prej mëngjesit. Tani, më në fund, kishte mbërritur. Frika u përhap si zjarri në gjithë lagjen. Duke ndier se fëmijët dhe të dashurit e tyre ishin në rrezik, banorët u futën nëpër shtëpi dhe morën ç'tu zinte dora: copa druri, hunj, gurë dhe shkuan pas Malikut e Mujit.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Gënjeshtra e parë, Mitch Albom

I rrëfyer nga zëri i së Vërtetës, “Gënjeshtra e parë”, është një histori e pakohë për fuqinë e dashurisë për të na shëlbyer, pavarësisht se sa e fajësojmë veten për gabimet tona.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qiellthyesi, Kenneth Oppel

Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Amerikë '62, de profundis, Panos Ioannides

Libri "Amerikë '62" bazohet në shënimet që shkrimtari Panos Ioannides ka mbajtur diku mes tetorit të vitit 1962 dhe majit 1963 gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2003, kur autori po shkruante një roman autobiografik, përdori shënimet e mbajtura dyzet vite më parë, të cilat nuk e kishin humbur emocionin dhe rëndësinë e tyre.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e Fshatit, Edna O’Brien

Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga nje fshat i Irlandës, krejt te ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Pyesni pluhurin, John Fante

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pasqyra dhe drita, Hilary Mantel

Trilogjia e Hilary Mantel trajton një nga periudhat më të trazuara të historisë së Anglisë, një luftë civile të përgjakshme në mes të zhvillimit intelektual me ide të reja mbi lirinë e shprehjes dhe shtetit të së drejtës, ide që shpesh mund të të kushtonin kokën. 
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dona Flor dhe dy burrat e saj, Jorge Amado

Askush nuk habitet kur sharmanti e kokëforti Vadinjo dos Gimaraes, një kumarxhi i famshëm për humbjet e tij, vdes gjatë Karnavaleve. Vejusha e tij e përvuajtur, i kushtohet gatimit në shkollë dhe miqve të saj, të cilët e nxisin të rimartohet.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Çmimi i tundimit, Johanna Lindsey

Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t’ia realizuar këtë ëndërr. Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje