Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Pyesni pluhurin, John Fante
  • Pyesni pluhurin, John Fante

Pyesni pluhurin, John Fante

Zenit Editions

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.

71,07 SEK
63,96 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pyesni pluhurin
Origjinali: Ask the dust
Gjinia: Roman
Autori: John Fante
Shqipëroi: Astrit Cani
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2008
Fq. 228
Pesha: 0.239 kg.
ISBN: 978-99956-605-7-4

Koment nga Charles Bukowski

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t’u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel’s Flight dhe s’më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.

Ditë për ditë dilja, i bija një xhiro dhe mendoja, a është ajo dritarja që shkapërcente Camilla? A thua kjo është dera e atij hoteli? Ai është holli? Tridhjetë e nëntë vjet më pas e rilexova “Pyesni pluhurin”.

Ka libra të tjerë përpos “Dago Red” dhe “Wait until spring, Bandini”. Janë “Full of life” dhe “The brotherhood of Grape”. Biles, tashti Fante ka në dorë një roman tjetër, “A dream of Bunker Hill”.

Pas disa peripecish, më në fund e takova shkrimtarin sivjet (1979). Ka shumë gjëra të tjera historia e John Fantes. Është një histori fati dhe fatkeqësish dhe historia e në guximi të rrallë dhe të natyrshëm.

Dikur do e tregojnë por ndiej sikur ai nuk do që unë ta tregoj tashti. Por më lejoni se ky njeri siç ka fjalët ka dhe veprat: të forta, të mira dhe të ngrohta. Kaq mjafton. Tani ky libër është i juaji.

Detajet e librit
Zenit Editions
9789995660574
9789995660574
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Shkrimtar i majave letrare, Ali Aliu

Ja përse, si kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Flaka e Hekurt, vol.2, Rebecca Yarros

Ndoshta Violeta s'mund të barabitet dot për nga fuqia me të tjerët. por padyshim që s'i mungojnë as mendja e mprehtë, as forca e vullnetit. Dhe, mbi të gjitha, nënkomandanti nuk ka parasysh mësimin më të rëndësishëm: kalorësit e dragonjve i bëjnë rregullat vetë.Vetëm se vendosmëria për të mbijetuar nuk do të jetë e mjaftueshme këtë vit
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Zhurma e bardhë, Don DeLillo

Xhek Gledni, një profesor universiteti dhe shef i Katedrës së Studimeve për Hitlerin, bën një jetë të qetë në një qytezë të quajtur Bleksmith, bashkë me të shoqen, Babetën, dhe me katër fëmijët që ka kanë nga martesat e tyre të mëparshme.
117,27 SEK 130,30 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2112

Botuesi: Bota Shqiptare

Xhevahiri i Medines, Sherry Jones

Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ne gjendje

E shtrejnta jetë, Alice Munro

Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.
117,27 SEK 130,30 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mysafirë me pagesë, Sarah Waters

Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen papritur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjet.
133,26 SEK 148,06 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Korrigjimi, Thomas Bernhard

Shkencëtari Roithamer ia ka kushtuar gjashtë vitet e fundit të jetës "Konit", një godinë kjo me një ndërtim të përpiktë matematikor që ai e ka vendosur dhe ngritur në qendër të pronave të familjes së tij për nder të motrës së dashur. Pa kaluar shumë kohë nga përfundimi i këtij projekti, ai befas vret veten.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000601

Botuesi: Skanderbeg Books

Pianistja, Elfriede Jelinek

Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. 
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002047

Botuesi: Botimet Dudaj

Homo Faber, Max Frisch

"Homo Faber" i Max Frisch - it është një nga librat më të lexuar të shekullit të XX - të. Inxhineri Max Faber beson te këndvështrimi i tij racional për botën, derisa më në fund ai thërrmohet në dorë nga një histori dashurie. Nuk ka libër më të thellë që të rrëfejë kaq ndershmërisht se sa shumë fshihet pas çështjes së identitetit të njeriut modern.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjëra të vogla si këto, Claire Keegan

 Por befas, në oborrin e heshtur të një manastiri, Billi takohet me dikë që arrin të shkundë shpirtin dhe kujtimet e tij. Ta lësh mënjanë, të kthehesh nga ana tjetër është zgjedhja më e thjeshtë e sigurisht më komode. Por ndoshta për Billi Furlongun ka ardhur çasti që të dëgjojë zemrën.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001617

Botuesi: Skanderbeg Books

Inati, Philip Roth

"Inati", rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2458

Botuesi: IDK

Libri i iluzioneve, Paul Auster

Gjashtë muaj pasi kishte humbur të shoqen bashkë me dy djemtë në një aksident avioni, profesori David Zimmer vazhdon të jetë i kredhur në dëshpërim, kur befas një natë rastësisht i ndodhë të shohë disa pjesë të një filmi të humbur të periudhës së filmit pa zë.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2475

Botuesi: Te tjere

Factotum, Charles Bukowski

Ngjarjet e romani zhvillohen në vitin 1944 dhe paraqet jetën e një alkoolisti të papunë, Henri Çinaski, teksa e kalon kohën duke bredhur në rrugët e klasës së ulët në Los Anxhelos në kërkim të një pune.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Del Hija, Philip Roth

Ashtu sikurse Rip Van Uinkeli, i cili kthehet në vendlindjen e tij për të zbuluar se çdo gjë ka ndryshuar, Nathan Zukermani kthehet në Nju Jork, qyteti ku është larguar njëmbëdhjetë vjet më parë. I vetëm në malin e tij në Nju Inglend, Zukermani ka ekzistuar vetëm si shkrimtar: pa zëra, pa media, pa ndonjë kërcënim terrorist, pa ndonjë grua, pa lajme, pa...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Trilogjia e Nju Jorkut, Paul Auster

Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar