Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Flaka e Hekurt, vol.2, Rebecca Yarros
  • Flaka e Hekurt, vol.2, Rebecca Yarros

Flaka e Hekurt, vol.2, Rebecca Yarros

Bota Shqiptare

Ndoshta Violeta s'mund të barabitet dot për nga fuqia me të tjerët. por padyshim që s'i mungojnë as mendja e mprehtë, as forca e vullnetit. Dhe, mbi të gjitha, nënkomandanti nuk ka parasysh mësimin më të rëndësishëm: kalorësit e dragonjve i bëjnë rregullat vetë.Vetëm se vendosmëria për të mbijetuar nuk do të jetë e mjaftueshme këtë vit

142,14 SEK
127,93 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Flaka e Hekurt, vol.2

Origjinali: Iron Flame

Kategoria: Roman

Autori: Rebecca Yarros

Përktheu: Agim Doksani

Botues: Bota Shqiptare

Viti: 2024

Fq. 448

Pesha: 0.590 kg

ISBN: 9789928006745

libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Të gjithë prisnin që Violetë Sorengeilli të vdiste gjatë vitit të parë të akademisë ushtarake të Basgiathit, madje edhe ajo vetë. Por Shkoqitja ishte vetëm prova e parë, fort e vështirë, për të eliminuar kandidatët e pasigurt. të padenjë dhe të pafat. Tani fillonte stërvitja e mirëfilltë, dhe Violeta qysh tani po vriste mendjen si do t'ia bënte që t'ia dilte mbanë. Sepse nuk do të jetë thjesht tmerrësisht sfilitëse, brutale dhe e menduar si një sprovë e aftësive të kalorësve për t'i bërë ballë dhembjes përtej çdo limiti.Rreziku i vërtetë është nënkomandanti: ka vendosur t'ju tregojë të gjithëve, me çdo kusht, sa e papërshtatshme është kjo vajzë për vendin e fituar me aq mundim, me të vetmen rrugë shpëtimi që të tradhtojë burrin që dashuron.

Ndoshta Violeta s'mund të barabitet dot për nga fuqia me të tjerët. por padyshim që s'i mungojnë as mendja e mprehtë, as forca e vullnetit. Dhe, mbi të gjitha, nënkomandanti nuk ka parasysh mësimin më të rëndësishëm: kalorësit e dragonjve i bëjnë rregullat vetë.Vetëm se vendosmëria për të mbijetuar nuk do të jetë e mjaftueshme këtë vit. Sepse Violeta e njeh sekretin e vërtetë të fshehur prej shekujsh në akademi dhe asgjë, as zjarri i dragonjve, s'mund të mjaftojë për t'i shpëtuar.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
9789928006745
9789928006745
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Gra në hije, Kristin Hannah

E pastër dhe e papërvojë sa edhe djemtë e dërguar në Vietnam për të luftuar, Frenki mbingarkohet nga kaosi dhe shkatërrimi i luftës. Çdo ditë është si një bast mes jetës dhe vdekjes.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vargjet satanike, Salman Rushdie

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

I ngadalti, John M. Coetzee

Fotografi Pol Reiment humbet këmbën në një aksident me biçikletë. Nga ai çast jeta e tij ndryshon në mënyrë të pakthyeshme, pavarësisht dëshirës së tij. Pasi refuzon me kokëfortësi vënien e protezës, Poli kthehet i vetmuar në apartamentin e tij në Adelaide.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Stoneri, John Williams

Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
102,34 SEK 113,71 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Më thuaj kush jam, Julia Navarro

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë.
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Identiteti, Milan Kundera

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mos më thuaj që ke frikë, Giuseppe Catozzella

Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Krahu i katërt, Rebecca Yarros

Të tjerë donin ta vrisnin si ndëshkim për nënën e saj të pushtetshme që aq fort i trembeshin, përfshi dhe Ksaden Rajorsonin, kalorësin më të fuqishëm dhe të pamëshirshëm të Kuadratit të Kalorësve. Prandaj, i duheshin përpjekje dhe durim i madh për të mbetur gjallë deri mëngjesin tjetër.
170,57 SEK 189,52 SEK
More
Në gjendje