Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Më thuaj kush jam, Julia Navarro
  • Më thuaj kush jam, Julia Navarro
  • Më thuaj kush jam, Julia Navarro

Më thuaj kush jam, Julia Navarro

Dituria

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë.

1 800 Lekë
1 620 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Më thuaj kush jam
Origjinali: Dime quién soy
Gjinia: Roman
Autori: Julia Navarro
Shqipëroi: Arta Marku
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 704
Pesha: 0.901 kg.
ISBN: 978-9928-103-90-1

Mbi librin

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë. Për t'i shpëtuar harresës, duhet ndërtuar historia e saj nga fillimi, duhen vendosur një nga një të gjitha pjesët e puzzle-it të një jete të gjallë e të jashtëzakonshme.

E shënjuar nga katër burra - biznesmeni Santiago Karranza, revolucionari francez Pier Komteja, gazetari amerikan Xhejms Alberti dhe mjeku ushtarak i lidhur me nazizmin Maks von Shuman - historia e Amelias është ajo e një antiheroine, pre e kontradiktave që kthehen në gabime për të cilat nuk do të reshtë kurrë së paguari, qoftë nga dora e pamëshirshme e nazizmit, qoftë nga diktatura sovjetike.

Borgjeze dhe revolucionare, grua dhe dashnore, spiune dhe vrasëse, protagonistja së bashku me një galeri të tërë personazhesh të paharrueshme përjetojnë aventurën e të jetuarit intensivisht një shekull, nga Spanja republikane deri në rënien e Murit të Berlinit, duke kaluar përmes Luftës së Dytës Botërore dhe viteve të errëta të Luftës së Ftohtë. Madridi, Barcelona, Parisi, Moska, Berlini, Londra, Varshava, Buenos Aires dhe Meksika janë vetëm disa nga vendet ku zhvillohet skenari i kësaj vepre të madhe rreth totalitarizmit në historinë e ditëve tona.

Spiunazh dhe intrigë e pastër, dashuri dhe urrejtje zemërthyese, aventurë dhe histori e një shekulli shkatërrimtar, Më thuaj kush jam është pa dyshim romani më i veçantë i Julia Navarros. Një dramë që portretizon kujtesën e shekullit të njëzetë, më tronditësja në histori.

Detajet e librit
9789928103901
9789928103901
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
5 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Bibla prej argjile, Julia Navarro

Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune. Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij,...
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Nga asnjëra anë, Julia Navarro (e-book)

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe...
1 008 Lekë 1 120 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Nga asnjëra anë, Julia Navarro

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje