Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Identiteti, Milan Kundera
  • Identiteti, Milan Kundera

Identiteti, Milan Kundera

Dituria

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.

800 Lekë
720 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Identiteti
Origjinali: L'Identité
Gjinia: Roman
Autori: Milan Kundera
Shqipëroi: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2015
Fq. 172
Pesha: 0.234 kg.
ISBN: 978-9928-4260-7-9

Mbi librin

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.

Me një art që të mahnit dhe duke luajtur me variacionet e këtij momenti domethënës, Milan Kundera e ka bërë këtë situatë - dhe ndjesitë e panikut që ajo frymëzon - subjektin e romanit të tij.

Këtu lakonizmi shkon në një hap me forcën e rrëfimit dhe një moment hutimi vë në lëvizje një zinxhir kompleks ngjarjesh, që e detyron lexuesin ta kalojë e rikalojë kufirin mes fantazisë dhe së vërtetës, mes asaj që ndodh në botën jashtë dhe asaj çka mendja krijon në vetminë e vet.

Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman – një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.

Fragmente nga libri

Dhe unë pyes veten: kush pa ëndërr? Kush e pa në ëndërr këtë histori? Kush e imagjinoi? Ajo? Ai? Të dy? Secili pa në ëndërr tjetrin? Dhe që nga cili çast, jeta e tyre e vërtetë u shndërrua në këtë fantazi të mbrapshtë?

Një hotel në një qytet të vogël buzëdetit të Normandisë, që ata e kishin gjetur rastësisht në një udhërrëfyes. Shantali mbërriti të premten në mbrëmje për të kaluar aty natën vetëm, pa Zhan-Markun, i cili duhet të vinte ta takonte të nesërmen, afër mesditës.

Ajo la një valixhe të vogël në dhomë, doli, dhe pasi bëri një shëtitje të shkurtër në rrugët e panjohura, u kthye në restorantin e hotelit. Në orën shtatë e gjysmë të darkës, salla ishte ende bosh. U ul në një tryezë dhe priti që ta vinin re. Në anën tjetër, pranë derës së kuzhinës, dy kameriere ia kishin krisur bisedës.

Ngaqë e urrente ngritjen e zërit, Shantali u çua, i ra përmes sallës dhe u ndal pranë tyre; porse ato i kishte rrëmbyer tema e bisedës: "Po të them që kam dhjetë vjet që i njoh. Dhe është e tmerrshme. Asnjë gjurmë. Asnjë. Ka dalë dhe në televizor." Tjetra: "Ç'mund t'i ketë ndodhur vallë?" "Po as që mund të imagjinohet.

Këtu qëndron edhe tmerri..." "Ta kenë vrarë?" "Nuk lanë vend pa kërkuar në rrethina." "Ta kenë rrëmbyer?" "Po kush? Dhe përse? Nuk ishte as i pasur dhe as i rëndësishëm. I nxorën në TV. Fëmijët dhe të shoqen. Çfarë hidhërimi. E merr dot me mend?"

... duhen ujitur kujtimet si lulet në saksi dhe kjo ujitje kërkon një kontakt të rregullt me dëshmitarët e së kaluarës, domethënë me miqtë. Ata janë pasqyra jonë; kujtesa jonë; nuk kërkojmë prej tyre veçse ta përndrisin këtë pasqyrë, që të mund të shihemi në të.

Komente mbi librin

"Për këtë libër... mund të them vetëm një fjalë: i përsosur. Nuk ka personazh, ngjarje, figurë, fjalë, hapësirë të bardhë, presje: nuk ka pjesë të intrigës së këndshme, që të ketë edhe hijen më të vogël. Sot nuk gjej shkrimtar që të ketë elegancën e Kunderës: natyrshmërinë e tij; stilin e tij delikat dhe sovran."

Pietro Citati, La Repubblica

"Tërheqës pa fund, me një sharm melankolik."

Wall Street Journal

"Një romancë e zjarrtë dhe imponuese, një fabul prekëse për ankthet e dashurisë dhe ndarjes."

Baltimore Sun

"Një roman me një pasion posesiv... na bën t'i kthejmë faqet të mbërthyer në emocion e alarm dhe arti i zjarrtë i Kunderës na mban fort deri në fund."

San Francisco Chronicle

Detajet e librit
9789928426079
9789928426079
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
12 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Identity, Milan Kundera

In a narrative as intense as it is brief, a moment of confusion sets in motion a complex chain of events which forces the reader to cross and recross the divide between fantasy and reality. 
1 013 Lekë 1 125 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pavdekësia, Milan Kundera

Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Festa e kotësisë, Milan Kundera

Të hedhësh dritë mbi problemet më serioze dhe në të njëjtën kohë të mos shqiptosh asnjë fjali të vetme serioze, të magjepsesh nga realiteti i botës bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë të shmangësh çdo realizëm - ja, kjo është Festa e kotësisë.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mosdija, Milan Kundera

Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000844

Botuesi: Dituria

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Valsi i lamtumirës, Milan Kundera

Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000844

Botuesi: Dituria

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001297

Botuesi: Toena

Arti i romanit, Milan Kundera

Bota e teorive nuk është imja. Dua të nënvizoj se nuk kam as më të voglën ambicie teorike, dhe se ky libër nuk është veçse rrëfimi i një krijuesi të mirëfilltë. Vepra e çdo romancieri përmban një vizion të qartë të historisë së romanit, një ide që rreket të shpjegojë se ç'është romani.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.
495 Lekë 550 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Mosdija, Milan Kundera

Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pavdekësia, Milan Kundera

Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje