- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Shkencëtari Roithamer ia ka kushtuar gjashtë vitet e fundit të jetës "Konit", një godinë kjo me një ndërtim të përpiktë matematikor që ai e ka vendosur dhe ngritur në qendër të pronave të familjes së tij për nder të motrës së dashur. Pa kaluar shumë kohë nga përfundimi i këtij projekti, ai befas vret veten.
Titulli: Korrigjimi
Origjinali: Korrektur
Autori: Thomas Bernhard
Shqipëroi: Admira Poci
Kategoria: Roman
Botues: Aleph
Specifikimi: Kapakë të hollë
Viti i botimit: 2024
Pesha: 0.39 kg
Faqe: 328
ISBN: 978-9928-325-7-6
Ky libër është në gjuhën shqipe
1. Letërsia botërore 2. Letërsia austriake 3. Thomas Bernhard 4. Admira Poci
Mbi librin
Shkencëtari Roithamer ia ka kushtuar gjashtë vitet e fundit të jetës "Konit", një godinë kjo me një ndërtim të përpiktë matematikor që ai e ka vendosur dhe ngritur në qendër të pronave të familjes së tij për nder të motrës së dashur. Pa kaluar shumë kohë nga përfundimi i këtij projekti, ai befas vret veten. Ndërkohë miku i tij - emri nuk dihet - që po heton mes mijëra faqesh dorëshkrime, nxjerr në dritë enigmën e rrënimit të Roithamer-it. Ajo që shfaqet nëkëtë roman faqe më faqe është historia e një gjeniu "të dënuar" që të korrigjojë dhe përsosë pambarimisht perceptimet e veta, derisa zbulon se i vetmi përfundim logjik është mohimi i shpirtit të vet. I vlerësuar nga shumë kritikë si kryevepra e Thomas Bernhard-it, Korrigjimi është një përsihatje e përpunuar me mjeshtëri dhe e paharrueshme mbi tensionin midis dëshirës për përsosmëri dhe vetëdijësimit se ajo është e paarritshme.
Vlerësime
"Proza e Bernhard-it është e ngurtë dhe e tejdukshme në fjalorin e saj të mphrehtë dhe jashtëzakonisht e ngjeshur në artikulim. Kjo prozë shpërfaq këtu motivin thelbësor të vet të romanit: nocionin se çdo "korrigjim" është poashtu një mohim... Arritje e jashtëzakonshme është shkalla me të cilën kompaktësia e stilit të Bernhardit i kthen këto abstraksione në një prani ndjesore që lidhet natyrshëm me konstelacionin madhor "Austriak" të Hofmannsthal-it, Karka-s, Musil-it dhe Broch-ut". Times Literary Suplement
"Një vepër mahnitëse që sjell bukuri ë re të panjohur më parë". The Nation
Mbi autorin
Thomas Bernhard (1931 – 1989) u rrit në Salsburg dhe Vienë, ku studioi muzikë dhe dëshmoi talent të konsiderueshëm. Por më 1957 ai nisi një karrierë të dytë si dramaturk, prozator dhe poet. Do të merrte shumë çmime letrare në Europë (përfshi këtu Çmimin e Shtetit Austriak, Çmimet Bremen dhe Brüchner edhe Le Prix Séguier) dhe u bë një prej shkrimtarëve më të dashur dhe të rëndësishëm të epokës së vet. Ai deri në fund t ëjetës së shkurtër, këmbënguli që vepra e tij mund të botohej në Austri, vetëm shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së atij vetë. Por vëllai i Thomas Bernhardit e zhvëri këtë vendim dhe i dha mundësinë kësaj vepre gjeniale të botohej ngado në Austrinë e tij “të ëmbël dhe të hidhur.”
Botuesi: Aleph
Botuesi: Aleph
Shkencëtari Roithamer ia ka kushtuar gjashtë vitet e fundit të jetës "Konit", një godinë kjo me një ndërtim të përpiktë matematikor që ai e ka vendosur dhe ngritur në qendër të pronave të familjes së tij për nder të motrës së dashur. Pa kaluar shumë kohë nga përfundimi i këtij projekti, ai befas vret veten.
check_circle
check_circle