- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.
Titulli: Mami, unë dhe mami
Origjinali: Mom & me & mom
Gjinia: Roman
Autori: Maya Angelou
Shqipëroi: Jerina Dushku
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 176
Pesha: 0.238 kg.
ISBN: 978-9928-233-63-9
Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.
Trup imcak, që maskon praninë gjithëpërfshirëse, por të munguar, të nënës gjatë fëmijërisë së shkrimtares. Kur martesa e saj filloi të shkërmoqej, Vivian Baxter-i i dërgoi dy fëmijët (djalin e madh dhe Maya-n trevjeçare) tek e vjehrra, në Arkansas.
Ndjenja e braktisjes, pasojë e kësaj ndarjeje të dhimbshme, do ta shoqëronte gjatë Angelou-n. Dhjetë vjet më vonë, bashkimi i tyre do të shënonte pikënisjen e një historie të parrëfyer më parë.
Duke eksploruar një ndër marrëdhëniet më të gjalla, shpërblyese dhe të ndërlikuara të jetës, “Mami, unë dhe mami” zbulon shërimin e plotë, të bazuar në dashuri, që kërkoi kohë dhe energji, por që në fund i dha autores forcën dhe kurajën për t’u ngritur nga thellësi të pamata në lartësi të pamundura.
““Mami, unë dhe mami” shfaqet me humorin karakteristik dhe optimizmin krenar të autores Maya Angelou. Nëse vini re ndopak zemërim midis rreshtave, në mbeten pa u zbuluar të gjitha hollësitë e hidhura, kjo ndodh sepse Angelou di të falë. Ky libër tërheqës rrëfen më së miri historinë e një pajtimi njerëzor.”
The Washington Post
“Duke risjellë në kujtesë këtë marrëdhënie të koklavitur, autorja zbërthen për herë të parë rrugëtimin nënë – bijë drejt pajtimit, lidhjes së fortë dhe ndihmës... Angelou portretizon gjallërisht një grua me shpirt të fortë. Një kronikë e mrekullueshme dhe thellësisht domethënëse e dhembshurisë dhe e ripërtëritjes.”
Booklist
“Dashuria dhe mësimet e paraqitura në këtë roman do t’u flasin atyre që po përpiqen të gjejnë udhën e vet në botë.”
Publishers Weekly
““Mami, unë dhe mami” është historia prekëse e një ndarjeje dhe e një bashkimi, si dhe portreti optimist i mëmësisë. Me gjithë traumat e rrëfyera këtu, dashuria e nënës ndaj bijës mund të përmblidhej në një rresht: “Shpirt, e kam menduar gjatë dhe tani jam e sigurt. Ti je gruaja më e shkëlqyer që kam njohur në jetë.”
The Independent
Botuesi: Living
Referenca: K4R2
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU001578
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Dituria
Botuesi: Pegi
Botuesi: Living
Referenca: SKU001207
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Referenca: SKU001617
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000183
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU001907
Botuesi: Dituria
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Living
Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.
check_circle
check_circle