• Banner

  • Ka mbaruar
Rruga Chanel Nr.5, Daniela Farnese
  • Rruga Chanel Nr.5, Daniela Farnese

Rruga Chanel Nr.5, Daniela Farnese

A është e mundur t’i ngjash njërës prej ikonave më të mëdha të stilit, pavarësisë, bukurisë dhe elegancës si Coco Chanel-i?

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rruga Chanel Nr.5
Origjinali: Via Chanel No.5
Gjinia: Romane
Autori: Daniela Farnese
Shqipëroi: Melisa  Kërkeshi
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2021
Fq. 230
Pesha: 0. 35 kg
ISBN: 978-9928-338-12-9
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

A është e mundur t’i ngjash njërës prej ikonave më të mëdha të stilit, pavarësisë, bukurisë dhe elegancës si Coco Chanel-i? Rebeka është tridhjetë e tre vjeçe, ka më shumë se njëqind palë këpucë, një dollap plot me fustane të ngushta të zeza, kostume dhe një pasion të pamasë për të madhen Coco. Është romantike, ëndërrimtare dhe çmendurisht e dashuruar me Nikolonë. Pas një viti të kaluar larg, së shpejti do të shkojë tek ai, në Milano. Duket se lumturia po e pret pas dere.

Me të mbërritur në metropol Nikoloja i tregon se dashuron dike tjetër. Kështu, Rebeka gjendet në një qytet të panjohur e me zemrën copë. Po idhulli i saj, Coco-ja, si do të kishte vepruar? Pas ditësh të tëra e mbyllur në shtëpi, më në fund ajo është gati të kthejë faqe dhe zhytet në jetën mondane milaneze, me stilin e heroinës së saj dhe me dëshirën për t’u ndier sërish e pëlqyer.

A do të mbetet Rebeka një “mademoiselle” e përjetshme si e pavdekshmja Coco apo fati i ka rezervuar surpriza që do t’ia kthejnë jetën përmbys?

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Përtej dimrit, Isabel Allende

I përhumbur, Riçardi i drejtohet fqinjës, të cilën e njeh shumë pak, Luçie Marazit, një grua e pjekur kiliane, por që ka kaluar një jetë të ndërlikuar. Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njëri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Alef, Paulo Coelho

Ky është romani më personal i shkruar nga shkrimtari i shumëlexuar në të gjithë botën, ku ai vjen me një udhëtim mbresëlënës drejt zbulimit të vetvetes. Njësoj si personazhi i tij te Alkimisti, Paulo po përballet me një krizë të rëndë besimi. Ndërsa ai kërkon shtegun për te ringjallja shpirtërore, opsioni i vetëm real i tij është, edhe një herë, -...

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Motra e Frojdit, Goce Smilevski

A ishte Zigmund Frojdi përgjegjës për vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Mami, Brendan O'Carroll

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të huajt, S. E. Hinton

Poniboi mund t'i varë shpresat tek vëllezërit e tij. Po ashtu edhe tek shokët e grupit. Por për asgjë më shumë, veçse t'u shpëtojë telasheve me zengjinët, një bandë horrash e fëmijëve të të pasurve të cilët duke menduar se është koha e tyre rrahin barbarisht lyrashët, si Poniboi. Të paktën di për çfarë të shpresojë – gjersa një natë dikush i çon gjërat...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Gjuetari i shtrigave, Max Seeck

Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg

Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Historia e bletëve, Maja Lunde

“Historia e bletëve” është një roman epik për zhdukjen e bletëve. Në këtë vepër ndërthuren tri histori të vendosura përkatësisht në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Magjepsësit, Romain Gary

Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjetër të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marrë stafetën.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002018

Botuesi: Dituria

Nje tjeter pranvere, Gabriella Magrini

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)