• Banner

Ne jemi pafundësi, Stephen Chbosky

Reflektimet ngacmuese mbi jetën, dashurinë dhe miqësinë janë shpeshherë frymëzuese dhe gjithmonë të shkruara mrekullisht mirë.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ne jemi pafundësi
Origjinali: The perks of being a wallflower
Gjinia: Roman
Autori: Stephen Chbosky
Shqipëroi: Ilir I. Baçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 244
Pesha: 0.256 kg
ISBN: 978-9928-162-98-4

Mbi librin

"Ne jemi pafundësi", historia e një rritjeje, ka qëndruar mbi një vit në listën e librave më të shitur të New York Times – it dhe është përkthyer në 31 gjuhë të botës. Çarli, personazhi kryesor, tregon episode të jetës së tij nëpërmjet letrave që i shkruan një miku anonim. Ai shfaq një mençuri dhe një dhembshuri të pastër që na frymëzojnë të jemi njerëz më të mirë.

Fragment nga libri

Por edhe sikur të mos e kemi mundësinë për të zgjedhur nga vijmë, prapëseprapë e vendosim vetë ku do të shkojmë. Prapëseprapë e kemi ne në dorë se çfarë të bëjmë. Dhe mund të përpiqemi të ndihemi mirë me atë që bëjmë.

Komente mbi librin

"Menjëherë pas botimit, libri bëri bujë të madhe, duke fituar statusin e një kulti dhe zuri vend në shumë nga listat e librave që lexohen në shkollë."

The New York Times

"Reflektimet ngacmuese mbi jetën, dashurinë dhe miqësinë janë shpeshherë frymëzuese dhe gjithmonë të shkruara mrekullisht mirë."

USA Today

"Çarli është një qenie njerëzore kaq e mirë dhe e pastër (siç duhet të kemi të tërë kur kemi lindur) sa që po vrisja mendjen se si një autori i rritur i çfarëdoshëm ka arritur ta imagjinojë... Dhe Stephen Chbosky nuk na zhgënjen kurrë... Në kulturën tonë të sotme ku adoleshenca është një fjalë e ndyrë, unë shpresoj të mos i ndodhë gjë këtij djaloshi."

Los Angeles Times

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000385

Botuesi: Albin

Djalli ne trup, Raymond Radiguet

"Djalli në trup", që është një nga dy kryeveprat e Raymond Radiguet (1903-1923), të cilën ai do t'ia lerë trashëgim kohës së tij, mbasi të vdesë në moshën 20 vjeçare, e njeh publikun shqiptar me një autor francez të cilësuar "një gjeni të parakohshëm", "një çudi".

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Vajza që le pas, Jojo Moyes

Në romanin "Vajza që le pas" të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Fabrikanti i lotëve, Erin Doom

Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Një zemër kaq e bardhë, Javier Marias

Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t'u shpjeguar e po aq i vështirë për t'u pranuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Pragu i ferrit, Michel Hugo

Këtë vepër artistike... ua kushtoj mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, në Austri. Miqtë e mi rusë më besuan fotokopjet e dy librave, si edhe fotografi e dokumente të tjera të ruajtura me kujdes dhe të kaluara dorë më dorë... që zbulojnë një anë të errët të historisë: pabesinë e tri qeverive, Britanisë së Madhe,...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Valsi i lamtumirës, Milan Kundera

Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dy botë paralele, Ali Smith

“Dy botë paralele” është një roman rreth gjithanshmërisë së artit, i mrekullueshëm, kompleks dhe postmodern. Është një bisedë e shpejtë e lakimit të zhanrit midis formave, kohërave, të vërtetave dhe trillimeve. Libri ka dy histori që gërshetohen me njëra-tjetrën si një spirale e dyfishtë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001480

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza që luante me zjarrin, Stieg Larsson

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)