- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Kur gazetarja Eli nisi të kërkonte nëpër arkivat e gazetës së saj për një histori, nuk mendoi se dot gjente ndonjë gjë me interes. Mirëpo zbuloi një letër të vitit 1960, shkruar me pasion dhe me një gjuhë mjaft interesante, e cila e bëri Elin të tregonte vëmendje krejt të veçantë, duke u përfshirë në intrigat e një afere dashurie të së kaluarës.
Titulli: Letra e fundit nga i dashuri yt
Origjinali: The last letter from your lover
Gjinia: Roman
Autori: Jojo Moyes
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2013
Fq. 432
Pesha: 0.474 kg.
ISBN: 978-9928-03-151-8
"Letra e fundit nga i dashuri yt" duket tepër i fortë, sepse çifti ka probleme reale. Ajo është e martuar, ndërsa ai jo, duke i kërkuar ta lërë Lerrin dhe ta hedhë poshtë frikën e saj nga ky veprim. Historia merr një tjetër përmasë kur kalon shpejt përpara në vitin 2003, kur Eli Houorthi, gazetare, kërkon nëpër arkivat e gazetës për një histori që do t'i jepte shtysë karrierës së saj.
Ndesh në një dosje me letrat e vjetra. Fiksohet dhe kërkon të zbulojë si ka përfunduar historia e kësaj dashurie sepse i duket ngjarje paralele me jetën e saj. "Letra e fundit nga i dashuri yt" më tërhoqi mjaft sepse doja të dija ç'ndodhte pas çdo episodi. Shkrimi i Moyes ka thellësi dhe të bën të lidhesh fort me personazhet. Bëhet fjalë për një lexim të këndshëm që përfundon plot freski dhe natyrshëm.
Kur gazetarja Eli nisi të kërkonte nëpër arkivat e gazetës së saj për një histori, nuk mendoi se dot gjente ndonjë gjë me interes. Mirëpo zbuloi një letër të vitit 1960, shkruar me pasion dhe me një gjuhë mjaft interesante, e cila e bëri Elin të tregonte vëmendje krejt të veçantë, duke u përfshirë në intrigat e një afere dashurie të së kaluarës, ndoshta për shkak edhe të lidhjes së saj romantike me një burrë të martuar.
Dukej si një ndërtim paralele i dy dashurive të cilat do të rëndonin në të gjitha ditët e gazetares së re. Në vitin 1960, Xheniferi u zgjua në spital pas një aksidenti me makinë. Nuk mbante mend asgjë për burrin e saj, miqtë apo se kush ishte vetë. Dhe pastaj, kur u kthye në shtëpi, zbuloi një letër të fshehur dhe fillon të kujtojë të dashurin për të cilin ishte gati të rrezikonte gjithçka.
Rrëfimet për Elin dhe Xheniferin mbi tradhtinë bashkëshortore, pasionin dhe humbjen janë ndërthurur bukur së bashku. Që kur lexova "Unë më parë se ti" të Jojo Moyes, kërkova të lexoja më shumë vepra të saj. I vetmi libër që gjeta me tekst në internet ishte "Letra e fundit nga i dashuri yt". E shkarkova dhe nisa ta lexoja. Pjesa më bëri aq kureshtar sa e porosita librin.
Historia fillon në vitin 1960. Xhenier Stirling gjendet në spital pas një aksidenti me makinë. Ka humbur kujtesën. Ndërsa shërohet, kujtesa i kthehet, por vetëm me copëza. Por gjërat marrin një kthesë kur shkon te dollapi dhe zbulon një libër me një letër brenda. Letra është nga një burrë i cili duket në mënyrë të qartë se është i dashuruar me të.
Nuk i kujtohet se kush është, por letrën e ka nënshkruar me një "B". Ajo zbulon disa letra të tjera të fshehura dhe nis kërkimet për të zbuluar se kush fshihet pas shkronjës së mistershme "B". Me këtë zbulim, e kupton pse nuk ka asnjë ndjenjë për burrin e saj. Ajo është e dashuruar me dikë tjetër.
Jojo Moyes ka punuar për gazetën Independent për dhjetë vjet, para se të largohej për t'iu kushtuar shkrimit me kohë të plotë. Romanet e saj të mëparshme janë pritur shumë mirë nga kritika dhe përfshijnë titujt: "Anija e urave", "Fryti i huaj" dhe libri i fundit që ka fituar edhe çmime "Unë më parë se ti", i cili u botua në shqip dhe u prit mirë nga lexuesi.
Ky libër i ka dhënë shkrimtares famë botërore. Tani së fundi vjen me dy libra të rinj në shqip "Letra e fundit nga i dashuri yt" dhe "Vajza që le pas". Jeton në Eseks me bashkëshortin dhe tre fëmijët.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Botuesi: Mediaprint
Referenca: SKU000060
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000061
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001820
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Living
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Pegi
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Papirus
Referenca: SKU000311
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: IDK
Botuesi: Morava
Referenca: K1R1
Botuesi: Pegi
Botuesi: UEGEN
Referenca: K1R1
Botuesi: UEGEN
Botuesi: UEGEN
Referenca: K1R1
Botuesi: UEGEN
Botuesi: UEGEN
Kur gazetarja Eli nisi të kërkonte nëpër arkivat e gazetës së saj për një histori, nuk mendoi se dot gjente ndonjë gjë me interes. Mirëpo zbuloi një letër të vitit 1960, shkruar me pasion dhe me një gjuhë mjaft interesante, e cila e bëri Elin të tregonte vëmendje krejt të veçantë, duke u përfshirë në intrigat e një afere dashurie të së kaluarës.
check_circle
check_circle