Titulli: E zhveshur përpara teje
Origjinali: Bared to you
Gjinia: Roman
Autori: Sylvia Day
Shqipëroi: Meril Orti
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2012
Fq. 416
Pesha: 0.40 kg
ISBN: 978-9928-132-18-5
Fragment nga libri
Udhëtimi ynë nisi mes zjarrit... Gidion Krosi hyri në jetën time si vetëtima në errësirën e natës: i bukur dhe i shkëlqyer, i ashpër dhe përvëlues. Unë u dhashë pas tij siç nuk isha dhënë kurrë në jetën tme pas ndokujt. Isha e dëshiruar për prekjet e tij... edhe pse e dija se ato do të më bënin më të dobët.
Isha e dërrmuar dhe e rrënuar dhe ai i hapi me kaq lehtësi portat brenda meje... Gidioni e dinte. Ai kishte demonët e vet. Dhe ne do të shndërroheshim në pasqyra që do të reflektonin plagët personale të njëri – tjetrit... sikurse edhe dëshirat. Prangat e dashurisë së tij më shndërruan plotësisht, ndërsa lutesha që pështjellimet e së shkuarës të mos na ndanin nga njëri – tjetri.
Komente mbi librin
"Kur është fjala për të përshkruar skenat e nxehta erotike, Sylvia Day ka pak shkrimtarë rivalë."
Booklist
"Sylvia Day jo vetëm që arrin t'i ndezë lexuesit, por edhe i përthith ata me një histori të fuqishme që nuk e lëshon dot nga dora."
RT Book Reviews
Mbi autoren
Sylvia Day është autorja e shumë romaneve më të shitura sipas New York Times, USA Today dhe bestsellerëve ndërkombëtarë në mbarë botën. Në Curriculum Vitae të saj hasim një sërë punësh të pazakonta, që nga punonjëse e argëtimit në park e deri te përkthyese nga rusishtja për llogari të Shërbimeve Sekrete të Ushtrisë Amerikane.
Aktualisht punon si shkrimtare me kohë të plotë. Veprat e saj janë konsideruar si "aventura të jashtëzakonshme" prej Publishers Weekly dhe "magjike e argëtuese" prej Booklist. Ajo ka marrë një sërë çmimesh: çmimin e kritikës për librin më të mirë nga Romantic Times, çmimin EPPIE të The Electronic Publishing Industry Coalition, çmimin e National Readers, çmimin Reader's Crown dhe shumë herë është përzgjedhur ndër finalistët për çmimin prestigjioz "RITA Award of Excellence" për romancierët.