• Banner

Ha lutu dashuro, Elizabeth Gilbert

Nuk kam ndeshur deri tani ndonjë shkrimtare apo shkrimtar të ngjashëm me Gilbert – in... Proza e saj është një përzierje e zgjuarsisë, vëzhgimit të mprehtë dhe energjisë komunikuese, që e bën atë të parezistueshme.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ha, lutu, dashuro
Origjinali: Eat, pray, love
Gjinia: Roman
Autori: Elizabeth Gilbert
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2009
Fq. 400
Pesha: 0.347 kg.
ISBN: 978-99943-0-115-7

Komente mbi librin

"Një meditim mbi dashurinë në format e saj të ndryshme, dashuria për ushqimin, gjuhën, njerëzimin, Zotin dhe më së shumti për Gilbert – in: dashuria për vetveten... Rrëfimi ironik dhe i çliruar i Gilbert – it për udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm e shtyn edhe lexuesin më mosbesues të ëndërrojë të shkojë e ta takojë Perëndinë në guvat e thella të meditimit në Indi apo, ndoshta, në ndonjë copë pice transcendente."

Los Angeles Times

"Nuk kam ndeshur deri tani ndonjë shkrimtare apo shkrimtar të ngjashëm me Gilbert – in... Proza e saj është një përzierje e zgjuarsisë, vëzhgimit të mprehtë dhe energjisë komunikuese, që e bën atë të parezistueshme."

The New York Times Book Review

"Tek të tridhjetat, Elizabeth Gilbert ka gjithçka që do të dëshironte një grua moderne amerikane: bashkëshortin, një shtëpi në fshat, karrierë të suksesshme, por në vend që të ndihet e lumtur dhe e realizuar, atë e kap paniku dhe pështjellimi. Ky libër, i shkruar me mençuri dhe që të rrëmben, shpalos historinë e saj: si i la pas të gjitha sukseset dhe çfarë gjeti në vend të tyre. Pas divorcit dhe një depresioni dërmues, Gilbert – i vendos të hulumtojë tri aspekte të natyrës së saj dhe të përballet me tri kultura të ndryshme: me kënaqësinë në Itali, me përkushtimin në Indi dhe me baraspeshën mes kënaqësive të jetës e hirit hyjnor në Bali, në ishullin e Indonezisë."

Entertainment Weekly

 

Detajet e librit
SKU001366
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000080

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani

Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Vajzat pa emër, Martha Hall Kelly

Frymëzuar nga jeta e një heroine të Luftës së Dytë Botërore, romani "Vajzat pa emër" tregon një histori të madhe dashurie, shpagimi dhe sekretesh të tmerrshme, të fshehura për dekada të tëra. Kjo është një pjesë e historisë, e cila nuk duhet të mbetet kurrsesi në harresë.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000834

Botuesi: OMSCA-1

Gënjeshtrat e grave, Ludmilla Ulickaja

U lind në 1943 në Daklanovo të Bashkirias. Që në vogëli jeton në Moskë, ku ka mbaruar edhe studimet për biologji në Universitetin Shtetëror të Moskës. Nga kritika është quajtur përfaqësuesja më e denjë e romanit dhe tregimit bashkëkohor rus.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Përtej, Natsuo Kirino

Katër gratë, bashkëpunëtore në krim, përveç policisë duhet të shqetësohen edhe për një fajdexhi që ka lidhje me jakuzan, i cili pasi zbulon sekretin e tyre do ta përdorë për përfitimet e veta. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Imperium, Ryszard Kapuscinski

Të gjitha në trajtën e refleksioneve vetjake, fryt i udhëtimeve në kohë të ndryshme. Kritika ka vërejtur në këtë libër (lexuesi do t'i hasë ato) "përcaktime të njimendta të paartikuluara më parë për regjimin tashmë të kapërcyer edhe në këtë pjesë të botës".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Stoneri, John Williams

Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka e Parisit, Janet Skeslien Charles

Një libër që ekploron marrëdhëniet, që na bëjnë të jemi këta që jemi, si dhe mënyrën si e ndihmojmë apo e dëmtojmë njëri-tjetrin.Bazuar në historinë e vërtetë të punonjësve të Bibliotekës Amerikane në Paris, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Jashtë skene, Ahmet Hamdi Tanpinar

Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të qetë në kohë lufte, Cristian Crusat

Ky vëllim me tregime është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumentet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet e tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2203

Botuesi: Bota Shqiptare

Te fshehtat e nje gruaje, Salwa Al Neimi

Një rrëfim i pacipë dhe sensual i një Sheherezadeje të kohëve moderne. Një intelektuale siriane studion të fshehtat, të paktën kështu beson, të traktateve erotikë të arabëve të lashtë. Derisa ajo ftohet zyrtarisht për të marrë pjesë në një simpozium mbi këtë temë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)