Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Një minutë urti nga fetë e mëdha, Anthony de Mello
  • Nje minute urti, Anthony de Mello
  • Një minutë urti nga fetë e mëdha, Anthony de Mello

Një minutë urti nga fetë e mëdha, Anthony de Mello

Albas

Mjafton vetëm një minutë, për të lexuar çdonjërën nga anekdotat e këtij libri. Fshehur në faqet e tij (jo në fjalët, as në tregimet, por në frymën e tij, në gjendjen e tij shpirtërore, në atmosferën e tij) gjendet një urti, që nuk mund të përcillet në gjuhën njerëzore.

6,10 CHF
5,49 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një minutë urti
Origjinali: One Minute Wisdom
Gjinia: Tregime
Autori: Anthony de Mello
Shqipëroi: Pëllumb Gjergji
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2016
Fq. 240
Pesha: 0.261 kg.
ISBN: 978-9928-02-799-3

Mbi librin

Mjafton vetëm një minutë, për të lexuar çdonjërën nga anekdotat e këtij libri. Fshehur në faqet e tij (jo në fjalët, as në tregimet, por në frymën e tij, në gjendjen e tij shpirtërore, në atmosferën e tij) gjendet një urti, që nuk mund të përcillet në gjuhën njerëzore.

Gjatë leximit dhe hulumtimit të fjalëve enigmatike të mësuesit, mund të ndeshesh pa vetëdije me mësimin e heshtur që fshihet në libër dhe të rizgjohesh... dhe të ndryshosh. Kjo është urtia: të ndryshosh pa përpjekjen më të vogël nga ana jote, e beson ose jo, thjesht duke u vetëdijesuar në realitetin që nuk është fjalë, që është larg përkufizimit me fjalë. Urtia e këtij libri i përket si Lindjes, ashtu dhe Perëndimit.

Por ky nuk është një libër i lehtë! Nuk është shkruar për të mësuar, por për t'u vetëdijesuar. Nëse do të jesh aq me fat që të vetëdijesohesh në këtë mënyrë, do të kuptosh se pse gjuha më e bukur është ajo e pafolur, veprimi më i bukur është ai i pakryer dhe ndryshimi më i bukur është ai që s'e pret.

KUJDES! "Merri" tregimet me dozë të vogël: një ose dy herë. Një "mbidozë" pakëson dobinë.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2267

Botuesi: OMBRA GVG

Të marrësh dashurinë që do, Harville Hendrix

I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri "Të marrësh dashurinë që do" ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të re
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Pse flemë?, Matthew Walker

Duke vepruar në trurin tonë, gjumi përmirëson aftësitë tona për të mësuar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime racionale. Ai kalibron emocionet, fuqizon sistemin imunitar dhe rregullon metabolizmin. Ëndrrat lehtësojnë kujtimet tona të dhimbshme dhe krijojnë një realitet virtual që nxit kreativitetin.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Mjetet e titanëve, Tim Ferriss

Përgjatë dy vjetësh, autori në krye të listës së librave më të shitur të New York Times-it, Tim Ferris, akumuloi taktika, rutina dhe mjete të mjaft figurave publike të klasit botëror anembanë globit. Të gjitha ato i distiloi në një volum impresionues, duke renditur shumë e shumë këshilla dhe truke që e ndihmuan të dyfishonte të ardhurat, fleksibilitetin,...
24,08 CHF 26,75 CHF
More
Në gjendje

Të bëhesh njeri i mbinatyrshëm, Dr.Joe Dispenza

Një libër i jashtëzakonshëm që përbashkon disa nga të dhënat  më te thella shkencore me dijet e lashtësise, për të demonstruar se njerëz si ti dhe unë mund të bëhemi qenie të mbinatyrshme për sa kohë që marrim dijet udhëzimet e duhura, dhe si t'i zbatojmë ato përmes meditimeve të ndryshme.
10,59 CHF 11,77 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Si të jesh parisiane kudo që jeton, Grup Autorësh

Nga katër franceze të mahnitshme - më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja. Në paragrafë të shkurtër hokatarë, këto gra parisiane sjellin pikëpamjet e tyre shumë origjinale mbi stilin, kulturën, sjelljen dhe burrat.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Arti i realizimit të shitjes, Brian Tracy

Në fillim të karrierës së tij të shitjeve, eksperti i njohur botëror Brian Tracy nuk mundi të gjente një mënyrë si ta kapërcente këtë frazë kundërshtuese pesë fjalëshe dhe të realizonte shitjen. Pastaj, ai zbuloi një teknikë që i dha rezultat.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Menaxhimi i stresit, Mike Clayton

Jeni gati për të rifituar kontrollin? Ne të gjithë kemi stres në jetën tonë. Ky mund të jetë një afat në punë, një ndryshim i madh, siç është një ndërrim shtëpie, apo një marrëdhënie e prishur. Çfarëdo qoftë, këto mund t’ju bëjnë të ndiheni jashtë kontrollit.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Ka mbaruar