• Banner

Rruga Miqesia, Evis Cerga
  • Rruga Miqesia, Evis Cerga

Rruga Miqësia, Evis Cerga

Mbrëmjeve pa emër, për të dalë nga kuzhina kërkohej një akt heroik. Ishin kohëra kur i ftohti, siç thoshin gjyshet e librave për fëmijë, bënte që "të flinte macja me miun". Kuzhina të vogla me soba me dru.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rruga "Miqësia"
Gjinia: Tregime
Autori: Evis Cerga
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 312
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-560-5

Fragment nga libri

Mbrëmjeve pa emër, për të dalë nga kuzhina kërkohej një akt heroik. Ishin kohëra kur i ftohti, siç thoshin gjyshet e librave për fëmijë, bënte që "të flinte macja me miun". Kuzhina të vogla me soba me dru.

Një tavolinë, ca karrige. Minder me velenxa ngjyrë të kuqe Krishtlindjeje. Një çajnik me çaj mali. Bukë e thekur, me djathë. Në mbrëmjet pa emër, televizioni kishte programe të mërzitshme dhe fëmijët flinin me pulat.

Gratë vazhdonin të lanin rrobat që kishin mbetur pa larë ditën e diel, kur fëmijët dhe bashkëshortët kishin shkuar te Kopshti Zoologjik. Pjatat dhe përplasja e tyre e kujdesshme më tringëllijnë ende në veshë.

Cigaret e tim eti dhe perdet që rënkonin nga nikotina. Bikutinat e sime ëme. Tenxherja me gjellën që pritej të ziente për të nesërmen e njëjtë. Babai lexonte, ajo rregullonte bikutinat. Unë dhe gjyshja bënim sikur flinim.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Secili shkruan tregimin e vet, Granit Zela

Në ballinën e librit ishte shkruar: JEPI GOMARIT ATË QË I TAKON GOMARIT dhe gjithmonë lexoja aty-këtu ndonjë gjë që kishte shkruar me pasion akademiku, ndërsa prisja ardhjen e tij t'i jepja, më në fund, kafenë dhe rakinë e përhershme të cilat, sipas porosisë së pronarit, për arsye biznesi, duhej të ofroheshin gjithmonë me bujari nga Bar-Kafe "Doktoratura".

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Përkthyesi, Maks Velo

Kampi ishte një turmë që kalonte para meje. Miqësi zura me pak njerëz, ndërsa pjesa tjetër, më e madhe në numër, ishte asnjanëse. As afroheshin, as largoheshin. Një pjesë e vogël ishte refuzuese dhe nuk mund të dije se çfarë ishte.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001339

Botuesi: Te tjere

Dry me qera, Mimoza Erebara

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Referenca: 3000

Botuesi: Onufri

Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. 

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Flutura mes gjinjve, Mira Meksi

Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Statusi i qenit, Teodor Laço

Nga shumë përcaktime që mund të më vijnë në mendje, duke medituar për rolin e humorit në moralin e shoqërisë dhe të individit, do të parapëlqeja t'i quaja një trokitje në portën e katarsit. Sigurisht për atë shoqëri dhe individ që është i vetëdijshëm dhe e pranon domosdoshmërinë dhe dobinë e katarsit.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimtari i madh, Arben Dedja

Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:"A janë (të gjitha) tregime?"

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)