Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Vitet e trilleve, Jonada Feimi
  • Vitet e trilleve, Jonada Feimi

Vitet e trilleve, Jonada Feimi

OMBRA GVG

Mbase një sipërfaqe prej tridhjetë e pesë metrash katrorë mund të ishte parajsa ime, nëse në mure do të ishin të varura njëqind korniza druri secila me një fletë poezie brenda, nëse një cep i shtëpisë do të kishte një piano të vjetër, nëse në këndin tjetër do të gjendej një bibliotekë me tërë librat e mi dhe nëse në cepin përbri do të ndodhej një llambë e vogël, një tryezë shkrimi.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vitet e trilleve
Origjinali: Vitet e trilleve
Gjinia: Prozë
Autori: Jonada Feimi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 60
Pesha: 0.121 kg.
ISBN: 978-9928-06-111-9

Koment nga Edmond Tupja

Një ditë ajo e pa veten të martuar. Larg vendlindjes plot diell, plot të afërm e miq. E pa veten të ngujuar në mërgim. Në një ishull të largët verior të një vendi aq të lakmuar sot nga emigrantët e mbarë botës. Në një banesë me tridhjetë e pesë metra katrorë.

Me të shoqin dhe fëmijën e porsalindur. Me ëndrrat e saj rinore të thurura bukur, por tashmë të venitura. Me kujtime të fosilizuara. Pa asnjë mundësi për të dalë nga zymtësia mbytëse e një rutine të përditshme pabesisht tjetërsuese.

Atëherë, për të mos iu dorëzuar zhgënjimit ankthprurës dhe dëshpërimit ekzistencial, ajo shkruan. Shkruan këtë novelë. Për t'u thënë bashkatdhetarëve të saj të rinj se mërgimi ngre një problem, por nuk jep zgjidhje. Ai vetëm sa ta shpërbën shpirtin.

Fragment nga libri

... Mbase një sipërfaqe prej tridhjetë e pesë metrash katrorë mund të ishte parajsa ime, nëse në mure do të ishin të varura njëqind korniza druri secila me një fletë poezie brenda, nëse një cep i shtëpisë do të kishte një piano të vjetër, nëse në këndin tjetër do të gjendej një bibliotekë me tërë librat e mi dhe nëse në cepin përbri do të ndodhej një llambë e vogël, një tryezë shkrimi, një tavëll duhani dhe një gotë e rëndë konjaku.

Një krevat sa për të fjetur dhe një garderobë e tërë me rroba. Në fakt, kjo e fundit bën një kontrast të madh me karakterin tim: si vajzë leximtare që jam, duhet të kem përbuzje për modën, por ja që me mua nuk ndodh kështu. Mos vallë, kjo do të thotë se karakteri im ende nuk është formuar mirë? Ose që unë pretendoj të jem diçka tjetër, por në të vërtetë nuk jam?

Detajet e librit
9789928061119
9789928061119
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Dëborë në Tiranë, Darien Levani

Bardhyli duket sikur ka gjetur rehat në Tiranën e tij. I shtyn ditët në lokalin e lagjes me një kafe me konjak para, duke luajtur domino e duke ndjekur raste pa shumë rëndësi. Kur Esteri troket në portën e tij, dket sikur detyra që do t'i japë është thjesht një tradhti bashkëshortore si shumë të tjera, Por qysh nga ai çast, hetuesi privat hyn në një...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha.
270 Lekë 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Flama, Tom Kuka

Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Fryma, tregime bashkëkohore në gegnisht

Ndër ta, emna të mirënjohun për letërsinë bashkëkohore shqiptare, me botime e publikime, prani letrare të dendun nëpër kanalet letrare të rrjeteve sociale, si dhe tjerë me shtytje të herëhershme për me shkruejtë në këtë zhanër. 
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Valixhja e shqyer, Visar Zhiti

"Valixhja e shqyer" është libri më i fundit i shkrimtarit Visar Zhiti, tregime të shoqëruara me vizatime nga Atjon Zhiti, atë e bir së bashku, botim i porsa dalë nga shtëpia botuese "OMSCA-1". I veçantë dhe tërheqës për përmbajtjen dhe "historinë" e vet, album bardhë-e-zi ndërkohë, një pleksje moderne, që përçon ndër të tjera kumtet dhe emocionet e...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000123

Botuesi: Ideart

Ikje nga shtrati, Alban Bala

Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikës kolektive pa tretur nën të shenja të...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar