Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Lejlekët nuk vijnë, Pëllumb Kulla
  • Lejlekët nuk vijnë, Pëllumb Kulla

Lejlekët nuk vijnë, Pëllumb Kulla

UET Press

Heroi i veprës, - hero në terminologjinë e librave artistikë, ëh- jam unë vetë, me vëzhgimet e mia dhe me respektin tim më madhor ndaj dhëmbëve diktatoriale që nuk shfaqnin asnjë shënjë mëshire, lëshimi a thyerje. Këto faqe, janë fryt i qëmtimit të paradokseve dhe karaktereve në hapësirat e një regjimi fanatik, ku mundohem t’i trajtoj po më të njëjtin respekt, si shtetarët ashtu edhe shtetasit, duke filluar nga unë vetë.

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lejlekët nuk vijnë
Original: Lejlekët nuk vijnë
Kategoria: Tregime
Autori: Pëllumb Kulla
Botues: UET Press
Viti: 2023
Fq. 276
Pesha: 0.360 kg
ISBN: 978-9928-388-21-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Struktura e librit “Lejlekët nuk vijnë më” është ajo e një romanthi të përbërë nga 30 tregimtha të vegjël, ku njerzit që përballen me të keqen, kanë përmasa reale dhe jo ato të kreshnikëve nga eposet e veriut. Tregimet qëndojnë më vete po aq sa edhe krijojnë bashkarisht atmosferën e kohës diktatoriale, që në libër nis me vdekjen e Stalinit dhe përfundon me vdekjen e dishepullit të tij ballkanik, Enverit. Heroi i veprës, - hero në terminologjinë e librave artistikë, ëh- jam unë vetë, me vëzhgimet e mia dhe me respektin tim më madhor ndaj dhëmbëve diktatoriale që nuk shfaqnin asnjë shënjë mëshire, lëshimi a thyerje. Këto faqe, janë fryt i qëmtimit të paradokseve dhe karaktereve në hapësirat e një regjimi fanatik, ku mundohem t’i trajtoj po më të njëjtin respekt, si shtetarët ashtu edhe shtetasit, duke filluar nga unë vetë. Unë nuk ndihem ngushtë sa herë flas në vetën e parë. Vetpërtallja nuk më poshtëron aspak, ashtu si aspak nuk do tw më lartësonin dot vetlëvdatat.

Detajet e librit
UET Press
9789928388216
9789928388216
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Unë jam e tradhtuara (Historia e Dorës), Iva Musaraj

Unë jam gjithçka e njëkohësisht nuk jam asgjë. Nuk jam e lumtur. Në këtë botë anoreksikësh dhe bulimikësh, unë nuk e gjej dot veten. Në këtë botë të mbushur me veshje lëkure, stringa e tanga, silikon, selfie, instagram, unë nuk kam asgjë. Në këtë botë ku bukuria vlen më shumë se inteligjenca dhe në këtë botë ku bëhet garë për veshje dhe dukje, unë jam një...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Qyteti pa lumë, Andrin Kabashi

Disa nga ata që shkruajnë, shkruajnë me idenë se si duhet jetuar. Në fakt, po qe se mendoni se këtu do gjeni të njëjtën gjë, mos lexoni nga këto shkrime – unë shkruaj mbi atë se si nuk duhet jetuar.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kur këndonin gjelat e tretë, Agron Tufa

Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit...
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Pacientja "101", Nimfa Hakani

Nëpër faqet e këtij libri, do t'ju kristalizohen para syve karaktere grash që pësojnë trauma të paimagjinueshme si femra gjatë jetës së tyre qoftë nga meshkuj agresivë jashtë familjes, por edhe nga anëtarë perversë të familjes, trauma për të cilat, ne si shoqëri e kemi nganjëherë të vështirë të flasim, duke ndjekur parimin se çfarë është fshehur pas...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Përkthyesi, Maks Velo

Kampi ishte një turmë që kalonte para meje. Miqësi zura me pak njerëz, ndërsa pjesa tjetër, më e madhe në numër, ishte asnjanëse. As afroheshin, as largoheshin. Një pjesë e vogël ishte refuzuese dhe nuk mund të dije se çfarë ishte.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001339

Botuesi: Te tjere

Dry me qera, Mimoza Erebara

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.
450 Lekë 500 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Albas

Gjallimi i skërkave, Zhaneta Barxhaj

Në këtë botim, autorja sjell për lexuesit një mënyrë të rrëfyeri ndryshe. Tregimet janë rrëfime artistike të ngjarjeve dhe të episodeve, që ndodhin në një zonë të caktuar, për të mos thënë në një fshat të vetëm. Gjithçka të lë përshtypjen e strofave të një poeme të trishtuar në skërkat e humbura të një vendi të humbur po aq. Gjuha, më së shumti, është...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000006

Botuesi: Mitrush Kuteli

E madhe është gjëma e mëkatit (Tat Tanushi i Bubullimës), Kuteli

Ashtu si çdo autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi "E madhe është gjëma e mëkatit" është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur
315 Lekë 350 Lekë
More
Ne gjendje

Mon Amour, Arben Imeri

...Lutem per realizimin ne mbarë botën të deshirs së madhe të kosen rufu-t dhe, që Soka Gakkai ndërkombëtare ta për-mbushe këtë mision deri në pavdekesi.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje