"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Titulli: Mos u zhduk përgjithmonëNovelëAutore: Erjola ShakaShtëpia botuese: DudajViti: 2006fq. 172Pesha: 0.17 kg.ISBN: 99943-33-83-6Mbi librinNjeriu është një nga krijesat më paradoksale të të gjitha e
Titulli: Mos u zhduk përgjithmonëNovelëAutore: Erjola ShakaShtëpia botuese: DudajViti: 2006fq. 172Pesha: 0.17 kg.ISBN: 99943-33-83-6Mbi librinNjeriu është një nga krijesat më paradoksale të të gjitha ekosistemeve natyrore. Ai, që ndër shekuj ka mposhtur akullnaja e kataklizma, zjarre e përmbytje (Kallulli, A.), ai që tenton të pushtojë hapësirën dhe kohën, është ende i pafuqishëm për të gjetur vetveten. Ndoshta aftësia jonë për të ndjerë dhe menduar përtej instikteve primordiale është çka e ndërlikon ciklin tonë jetësor. Apo mos ndoshta është marrëdhënia që ne kemi me të shkuarën dhe ngjarjet e saj; ajo marrëdhënie që na dikton të tashmen dhe të ardhmen, që i jep forma e ngjyra edhe karakterit tonë, që përcakton rolet dhe marrëdhëniet që do të krijojmë me të tjerët. Dilemat dhe demonët tanë të sotëm i kanë rrënjët thellë në të shkuarën tonë. Me këto dilema, frikëra dhe dyshime të së shkuarës përballet dhe lufton edhe protagonistja kryesore e novelës duke u përpjekur të marrë vendimet e duhura dhe të parashikojë në maksimumin e mundshëm pasojat e veprimeve të veta, jo vetëm për rolin e saj thjesht si individ në shoqëri, por edhe për rolet e saj si prind e fëmijë, si mike, e dashur, bashkëshorte, për rolin e saj si qenie njerëzore me të gjitha paradokset dhe ndërlikimet e veta dhe mbi të gjitha duke u përpjekur t’i mbijetojë edhe kurtheve dhe intrigave të së sotmes. Fragment nga libri "Që në çastin e parë që e pashë atë grua, mendoi, gjithçka në jetën time, u rrotullua me gradë të plota. Dhe gjithçka dukej sikur ishte nga e para. Mendimet e mia, dëshirat, ëndërrat, deri dhe ndjenjat..., ndjenjat! Isha më i qetë kur nuk i kisha ato. Gjithçka ishte më e thjeshtë dhe dita nuk dukej kaq shumë e gjatë." Megjithatë mendimi se do të kishte qenë më mirë po të mos e kishte takuar nuk e qetësonte aspak. Madje ndjehu keqardhje. Por këtë fill meditues mendimesh e shkëputi një e trokitur e dytë. Kësaj radhe, edhe më e druajtur se e para. Sa më shumë mendonte me vete aq më të fortë e ndjente përplasjen e gishtave pas derës së drunjtë. Dhe sa më shumë i dukej e tillë aq më shumë ngurronte. E shtyu karrigen me zhurmë e forcë dhe me hapa të vendosur u drejtua për nga dera. Doreza iu duk si prush që ia zhuriti pëllëmbën. E shoqëroi me një shtrembërim të inatosur të fytyrës atë zërin e tij të vazhdueshëm, të brendshëm, që e shihte këtë gjë si një shenjë për të mos e hapur atë derë dhe për ta larguar atë grua larg vetes. Sa më shumë larg vetes. Por ajo grua ishte kuptimi më i plotë i jetës së vet, njësoj si edhe e saj, ai. Në atë çast iu duk sikur ishte duke fshehur kufomën e krimit të vet, duke u përpjekur të gjente mënyrën sa më të shpejtë për t'u mos u zbuluar. E hapi derën. Ajo, qëndronte përballë dhe e shihte drejt e në sy. Atij i vinte ta tërhiqte fort pas vetes, ta shtrëngonte aq sa e vetmja zhurmë që do të ndihej do të ishin frymëmarrjet e saj të lodhura, grahma të fundit të jetës së atij trupi dhe në këtë mënyrë shpirti i saj do të qëndronte deri në fund me të. Pafundësisht! Ç'e donte ai atë trup, ai trup i kishte ikur kushedi sa herë. Por nuk lëvizte. Donte t'ia shkulte sytë për t'i marrë me vete dhe t'u tregonte trishtimin dhe vetminë që ai kishte përjetuar ato vite për shkak të saj. Ky mendim i fundit e trembi dhe kur e pa ashtu të plotë para vetes, me sytë që e shihnin tërë ngulm dhe që ndoshta i kuptonin të gjitha, me buzët që nuk lëviznin por që flisnin shumë dhe sidomos me atë lëvizjen e shpejtë që vihej re në gjoksin e saj, frymëmarrjen gjithnjë e me të shpeshtë, sa më shumë kohë kalonte, gjithë ajo pamje i shkaktoi një rrëqethje djegëse në të gjithë trupin. U ndje si lakuriq para saj, në trup dhe shpirt, i pambrojtur para atij shikimi. * * * Gjatë gjithë asaj kohe ai kishte qëndruar po në atë pozicion. Me bërrylat mbi tavolinë me kokën të mbështetur te pëllëmbët e veta. As frymë nuk kishte marrë. Gjatë gjithë asaj ligjërate ai kishte përjetimet e veta. E kishte dëgjuar deri në detaje fjalën e saj. E kishte analizuar gërmë për gërmë. I kishte dëgjuar të gjitha psherëtimat, i kishte ndjerë lotët. Ajo, kishte vazhduar me jetën e vet. E megjithatë kishte vuajtur. Në fund të fundit vuajtja është pjesë e jetës dhe në fund të fundit ajo, një jetë e kishte pasur. Po ai?! Në gjithë ato vite kishte kërkuar brenda dhe jashtë vetes. E kishte kërkuar atë si fillim dhe më pas, kishte kërkuar mënyra për të shpëtuar. "Ja dhe qeniet e mrekullueshme që ne i quajmë femra. Ato qenie pa të cilat nuk mund t'i japim një kuptim vetes dhe ta shohim atë me krenari. Me të gjitha dobësitë, brishtësinë e tyre dhe me rrengjet që i bëjnë vazhdimisht dhe që asnjëherë nuk i pranojnë. Na magjepsin për të na thithur pastaj edhe të fundit pikë të gjakut. Me ato sjelljet e tyre dhe me ato shikimet e tyre aq të pafajshme drejt e në dritë të syrit, pa i përplasur asnjëherë dhe pa treguar asnjë lloj frike. U ngrit nga krevati im atë ditë, me paturpësinë më të madhe, pa thënë asnjë lloj fjale dhe pa u skuqur fare. Madje qëndronte gjysmë e zhveshur përballë meje dhe më sfidonte. Dhe unë, si fëmija që sheh një tas të madh me akullore, por që nuk mund ta prekë para se të hajë drekën dhe para se të marrë lejen e të ëmës. Çfarë torture! Dhe ajo më pyet në arrij ta kuptoj. A e kuptoj unë atë? Ka një shekull që po rri aty dhe nuk largohet. Mendonte me veten dhe nuk lëvizte. Donte aq shumë ta ndëshkonte dhe me të njëjtën forcë ta shtrëngonte fort pas vetes. Risolli ndër mend emocionet që kishte përjetuar në çastin kur e hapi derën. Kishte kaluar një muaj që atëherë?! Kaq shumë. "Ka një muaj kjo që rri këtu dhe flet?" I pëlqeu ideja që tani ajo ishte më e dobët se ai. "Djallushka e vogël është rritur. Dhe ai naiviteti i saj, u dashurova me atë naivitet, tashmë është pjekur dhe nuk i qëndron më si pudër mbi fytyrë. Tani është bërë grua, është bërë nënë! Dhe kjo i jep arsyen më të fortë për të qenë këtu. I jep pretendimin për t'u dëgjuar. Ti do të doje të ktheheshe në kohë, unë do të doja ta përsërisja kohën më mijëra herë. Të përsërisja me mijëra herë vetëm këtë çast, aq sa të mendoja se të gjitha vitet e mia të shkuara vetëm me mendimin për ty dhe të gjitha vitet e tua, të shkuara vetëm me mendimin për vete, do të ishin shlyer më në fund. Dhe në çdo radhë, do të përjetoja lumturinë e ndëshkimit tënd. Deri në ngopje. Sepse sado që dua të ta përplas atë derë në fytyrë, aq dua edhe të të kem me vete. Ty! E çfarë duhet të bëj? Ta kem edhe një herë aq afër atë fytyrën tënde! Dhe do t'i marr nga jeta jote të gjithë këto vite. Nga sytë do t'i thith ato vite, të gjitha ato vite që ti m'i mohove dhe ia dhe dikujt tjetër. Dhe frymëmarrjet e saj do të jenë të miat, bashkë me shpirtin. Ai po, është i imi. Por trupin nuk do ta flak tej. Jo, do ta mbaj këtu, pranë vetes, gjithmonë dhe do ta prek sa herë të dua, pa pasur frikën se mos thërrmohet dhe zhduket. Dhe pa qenë e nevojshme të marr ndonjë leje. Djallushka ime e vogël, është rritur por nuk ka ndryshuar. Ndërsa unë po. Unë kam ndryshuar shumë. Dhe ja se çfarë do të bëj. Do ta mbaj atë pranë vetes dhe ky do të jetë ndëshkimi më i madh për të. Sepse, kjo, është dashuruar me dikë që ishte shumë kohë më parë dhe që tani është transformuar në një mënyrë të parikthyeshme, sepse ka pasur kohë mjaftueshëm të kalojë nëpër të gjitha fazat e ndryshimit. Këtë do të bëj, do ngrihem nga kjo karrige e mallkuar dhe do ta tërheq atë në botën time, ta fsheh aty përgjithmonë. Aty ku asnjeri nuk do ta shohë dhe ku asnjeri nuk do ta lakmojë. Ja, se çfarë mund të të bëjë një grua." Në fund të fundit, dashuria, a nuk është një formë e zbutur ndëshkimi?!
"Ameba" është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale.
Bardhyli duket sikur ka gjetur rehat në Tiranën e tij. I shtyn ditët në lokalin e lagjes me një kafe me konjak para, duke luajtur domino e duke ndjekur raste pa shumë rëndësi. Kur Esteri troket në portën e tij, dket sikur detyra që do t'i japë është thjesht një tradhti bashkëshortore si shumë të tjera, Por qysh nga ai çast, hetuesi privat hyn në një...
Një rrëfim në vetë të parë, i gërshetuar me përjetime personale, ky libër u kushtohet personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për të ndryshmin.
Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.
I mungonte krejt germai, jo pika mbi i, e gjithë i-ja ishte këputur fare dhe unë punova me lime një germë tjetër, ù-në e theksuar, i hoqa këmbën e parë. Është interesante ta shikosh të shtypur në makinë tregimin "Shtëpia kolektive", se fjalët ku është e pranishme i-ja, që nuk janë pak në gjuhën shqipe, dukeshin sikur përkuleshin nga era, pika mbi i vinte...
Mjafton një çast për të ndryshuar një jetë përgjithmonë. Kështu mendojnë të gjithë. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Jeta nuk ndryshon. Ajo është njëlloj si vdekja. E njëtrajtshme. Ajo çfarë ndryshon është mënyra sesi ne shohim botën, përditshmërinë, njerëzit rreth nesh. Disa e quajnë rritje, maturi, forcë, mbijetesë. Emërtimet janë të shumëllojshme. Unë...
Përgatituni për një udhëtim në botën e ‘një dere më tutje’, në botën e errët të natës, të populluar prej shpirtërsh të zymtë, pasione të etura dhe etje të pashtershmë.
Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.
Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.
Një debutim mbresëlënës dhe krejtësisht origjinal, nga një yll në ngritje i letërsisë koreane. Fabula surreale, drithëruese që sfidojnë patriarkatin, kapitalizmin dhe mbretërimin e teknologjive të mëdha, me humor absurd.
Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha.
Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.
One Hundred Years of Solitude is a 1967 novel by Colombian author Gabriel García Márquez that tells the multi-generational story of the Buendía family, whose patriarch, José Arcadio Buendía, founded the town of Macondo. The novel is often cited as one of the supreme achievements in world literature.
Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.
Titulli: Mos u zhduk përgjithmonëNovelëAutore: Erjola ShakaShtëpia botuese: DudajViti: 2006fq. 172Pesha: 0.17 kg.ISBN: 99943-33-83-6Mbi librinNjeriu është një nga krijesat më paradoksale të të gjitha e