- Ka mbaruar

Banner
Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.
Titulli: Hija e maleve
Origjinali: Hija e maleve
Gjinia: Novela
Autori: Ernest Koliqi
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2003
Fq. 168
Pesha: 0.183 kg
ISBN: 978-9951-08-009-X
Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.
Autori është treguar këtu erudit i rrallë i rrëfimit artistik; me natyrshmëri ai e degëzon atë në ato përmasa që bëjnë të mundur shpalimin më të plotë të botës shqiptare, të ndjesive individuale e kolektive, të gjendjeve psikologjike, të reagimeve e brengave, të situatave me ngarkesë psikologjike e dramatike, të përsiatjeve për dukuri të ndryshme jetësore etj.
Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve. Studimet i kreu në Breshia të Italisë, pastaj në Universitetin e Padovës, ku edhe u doktorua me temën Epika popullore shqiptare. Shkroi nën pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani.
Vdiq në Romë më 1975. Ishte ministër i arsimit në kohën e pushtimit italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa po drejtonte arsimin shqiptar, ai dërgoi në Kosovë dyqind arsimtarë të ngarkuar me libra shqip e me mision që të themelonin shkollat shqipe në Kosovë. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk përmbante asfarë shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, për shkak të veprimit politik të autorit.
Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letërsia e kultura shqiptare si: Ora e Maleve, Shkëndija, Shêjzat, etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues në prozë, madje së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozës moderne shqipe. Përktheu në gjuhën shqipe poetët e mëdhenj italianë: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, që i përmblodhi në dy vëllime të librit Poetët e Mëdhej t'Italís I dhe II. Përgatiti, përktheu në italisht dhe botoi Antologjinë e lirikës shqiptare në vitin 1963.
Me librat e tregimeve: Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936), Koliqi sjell një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili janë krejt të veçantë. Vepra poetike me pretendime më të mëdha e Koliqit është Gjurmat e Stinve (1933). Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (sonetit). Pasardhës të Koliqit, sidomos në insistimin e gjetjes së veçantive vendore në gjuhë e në jetë, në letërsinë shqipe bashkëkohore para së gjithash konsiderohet Anton Pashku.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001027
Botuesi: Te tjere
Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve.
Referenca: SKU001028
Botuesi: Te tjere
Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
Referenca: 2292
Botuesi: Te tjere
Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga procesi i komunikimit letrar një pjesë të mirë të veprave dhe autorëve të traditës shqipe si dhe të veprave të bashkëkohore, Koliqi i rimerrte edhe njëherë ata sa për t'iu kundërvënë harresës që kritika zyrtare shqiptare synonte për këtë lloj letërsie aq edhe për të sjellë vende të reja për këta autorë.
Referenca: SKU001219
Botuesi: OMBRA GVG
Edmond Tupja ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris.
Nje novel ku kombinohet letërsia e filozofia, e tashmja dhe e ardhmja, nën një këndvështrim origjinal dhe një ndodhie intriguese që te mban të lidhur deri në faqen e fundit.
Referenca: SKU001009
Botuesi: Dituria
Titulli: Adio Xhulia R.Tregime dhe novela(Nga rrëfenjat e Greqisë)Autori: Miho GjiniShtëpia botuese: DituriaViti: 2000f. 176Pesha: 0.21 kgISBN: 99927-47-09-9
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.
Botuesi: Onufri
Në ballinën e librit ishte shkruar: JEPI GOMARIT ATË QË I TAKON GOMARIT dhe gjithmonë lexoja aty-këtu ndonjë gjë që kishte shkruar me pasion akademiku, ndërsa prisja ardhjen e tij t'i jepja, më në fund, kafenë dhe rakinë e përhershme të cilat, sipas porosisë së pronarit, për arsye biznesi, duhej të ofroheshin gjithmonë me bujari nga Bar-Kafe "Doktoratura".
Botuesi: Onufri
Studiues të ndryshëm, kryesisht të tregimit, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markezit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të mendimit se një përqasje më e motivuar mund t'u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Krostarit dhe Karpentierit.
Botuesi: Onufri
Kur lexon librin me tregime «Rrëfej une, gruaja» zhytesh në një gjelbërim thellësish marramendëse, në misteret e hapësirave metafizike të paeksploruara të vetënjohjes, të flirtit me veten që zgjon sensualitetin, të preludit të gjëndjes shpirtërore në prag-dashurinë e papritur, apo të vetë dashurisë si emocioni më sublim e më kompleks i qënies njerëzore.
Referenca: SKU000895
Botuesi: OMSCA-1
Titulli: Histori tangjenteAutori: Kliton NesturiRedaktor: Loredan BubaniGjinia: TregimeShtëpia Botuese: OMSCA-1Viti: 2009Faqe: 144Pesha: 0.18 kg Mbi autorin & librin Autori Kliton Nesturi, mbas botimit të librit me tregime “I huaj në sht&eum
Botuesi: Skanderbeg Books
Kjo është bota ku pikturohen me nota të stilit të njohur të saj, një galeri qeniesh magjike që e kthejnë këtë libër ndër më të veçantët dhe të rëndësishmit të autores.
Botuesi: UET Press
Një rrëfim në vetë të parë, i gërshetuar me përjetime personale, ky libër u kushtohet personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për të ndryshmin.
Referenca: SKU000839
Botuesi: Ideart
Eqrem Basha i ka ofruar përherë lexuesit “…një vështrim qytetar mbi realitetin dhe shijon absurditetet e jetës së përditshme” (Robert Elsie)
Botuesi: Muza
Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.
Botuesi: Onufri
Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason...
Botuesi: Mitrush Kuteli
Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...
Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.