• Banner

Ameba, Rigel Rizaj

“Ameba” është një përmbledhje me tregime e shkruar me qëllimin për të shpërfaqur një estetikë të re rrëfimi, duke krijuar dhe ngritur mbi mite dhe steriotipe letrare këndvështrime të reja. Shndërrimi i mallit concept në trajtë gjallese një-qelizore, miti i Labirinthit, steriotipet biblike të Samsonit, të Jonës së ndodhur Brenda barkut të balenës, të Dinarzades si motra “gjysma-tjetër-e-rrëfimit” e Shehrezades.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ameba

Origjinali: Ameba

Gjinia: Tregime

Autori: Rigel Rizaj

Shtëpia botuese: Arka e Noes

Viti: 2020

Fq. 76

Pesha: 0.156 kg

ISBN: 978-9928-455-7-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Ameba” është një përmbledhje me tregime e shkruar me qëllimin për të shpërfaqur një estetikë të re rrëfimi, duke krijuar dhe ngritur mbi mite dhe steriotipe letrare këndvështrime të reja. Shndërrimi i mallit concept në trajtë gjallese një-qelizore, miti i Labirinthit, steriotipet biblike të Samsonit, të Jonës së ndodhur Brenda barkut të balenës, të Dinarzades si motra “gjysma-tjetër-e-rrëfimit” e Shehrezades: të gjitha këto tregime ngrihen mbi qëllimin e rrëfimit dhe mjetet nëpërmjet të cilave rrëfimi ka mbërritur sot.

Komente

“Rigel  Rizaj krijon botë përrallore, ku çdo gjë mund të ndodhë në një çrregullim sistematik tës hqisave”JOHN HODGSON

“Për mua ishte një befasi. Kur i lexova këto tregime, ende të pabotuara, autori ishte vetëm 24 vjeç. Fabtazia e harlisur, zotërimi i gjuhës dhe disiplina e tekstit dëshmojnë një pjekuritë rrallë për moshën. Guxojtë them se Rigel Rizaj mund të jetë e ardhmja e letrave shqipe”BASHKIM SHEHU

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Në katin e tretë nuk troket askush, Kliton Nesturi

"Në katin e tretë nuk troket askush" është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002068

Botuesi: Onufri

Novela, Martin Camaj

Në gjithë këtë vepër, të shkruar gjatë afro 35 vjetëve a më shumë, Martin Camaj është vetja që kërkon veten, të pandashmin nga fisi dhe atdheu, të pandashëm si e përmban në kuptimin burimor këtë nocion termi latin individuum (in - dividuum).

Çmimi 720 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Histori eskatologjike, Arben Dedja

Arben Dedja (Tiranë, 1964) është specializuar në kirurgji dhe punon si kërkues shkencor në Universitetin e Padovës, Itali. Boton artikuj mbi transplantet dhe qelizat staminale. Në jetën e tij alternative, ka botuar tre libra me poezi dhe pesë me shqipërime (nga Cavalcanti, Blake, Saba, Holub dhe Plath). Vëllimi i tij i parë me tregime "Amputime të...

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000713

Botuesi: Toena

Amaneti, Tregimet e fundit, Teodor Keko

 Jo rrallë herë nëpër biseda të ndryshme, ai shprehte keqardhjen për mungesën e trajtimit të temave të viteve ‘80-‘90 nga autorët shqiptarë, pasi sipas tij, kjo periudhë, në vetvete, për nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte më interesante se vetë periudha e komunizmit. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por pasi mbaron së...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Përkthyesi, Maks Velo

Kampi ishte një turmë që kalonte para meje. Miqësi zura me pak njerëz, ndërsa pjesa tjetër, më e madhe në numër, ishte asnjanëse. As afroheshin, as largoheshin. Një pjesë e vogël ishte refuzuese dhe nuk mund të dije se çfarë ishte.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001795

Botuesi: Te tjere

Ese ndervetjake, Arben Orhani

...esenë e gjykoj ndonjëherë si argëtim, bisturi mendore për pastrim mendësish e kulturash, rrëfim, monolog, vare e shpatë, armë vetëpastruese, budallallëk e kotësi, artikulimin më të thjeshtë të mundshëm për të gjetur të ngjashëm me pjesë të vetes, rast për t'iu shmangur dakordrënies me veten e djeshme, ndonjëherë edhe m

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Onufri

Flutura mes gjinjve, Mira Meksi

Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Zonja e lotëve, Kastriot Mahilaj

Tregimet dramatike të këtij libri fqinjërojnë me një tregim humoristik, i cili, i vetëm, ka aftësinë të përthyejë krejt tematikën "e përlotur" të tyre. Jani është një tip që hypën në pemët pranë pallateve për të përgjuar nuset në intimitetin e tyre femëror, gjersa një natë, i përpirë nga pamja, rrëshqet dhe thyen këmbën.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)