Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Thembra e Akcilit, Agron Tufa
  • Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

M&B

Ky rrëfim është i vërtetë: jap leksione në vit të tretë - letërsinë e Modernizmit... në kurset kundër analfabetizmit. Dhe zëri im jehon, gjëmon mbi një pyll kokash që s’dëgjon. Dhe as që do t’ia dijë kush në këtë pyll të shtrembët drush, se drutë të gjitha janë vënë në garë, të flasin me celularë. Hordhisë që bën shamatë, i bëj apel për edukatë; duket - kjo nuk ua prek veshin: hungërijnë, zhaurijnë, qeshin. 

800 Lekë
720 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Thembra e Akcilit

Origjinali: Thembra e Akcilit

Gjinia: Miniatura

Autori: Agron Tufa

Shtëpia botuese: M&B

Viti: 2024

Fq. 120

Pesha: 0.310 kg

ISBN: 978-9928-172-62-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky rrëfim është i vërtetë: jap leksione në vit të tretë - letërsinë e Modernizmit... në kurset kundër analfabetizmit. Dhe zëri im jehon, gjëmon mbi një pyll kokash që s’dëgjon. Dhe as që do t’ia dijë kush në këtë pyll të shtrembët drush, se drutë të gjitha janë vënë në garë, të flasin me celularë. Hordhisë që bën shamatë, i bëj apel për edukatë; duket - kjo nuk ua prek veshin: hungërijnë, zhaurijnë, qeshin. 

“Zotërinj, kjo s’është e ndershme... me këto zhurma të skëterrshme, s’keni për t’u marrë vesh kurrë! Ky s’është mësim, kjo është torturë! Se për nder, dreqi ta hajë, po silleni si kalamaj...! – ankohem për të qindtën herë. Por e ndjej fjalën të prerë:

“Mos bre burrë! – (një karagjoz leshradredhur, shtihet pikë e vrer i zverdhur). – Ç’na ke prekë mu në tela me këto mendime t’thella... Mua vetë më dridhet thembra, tash p’e çoj dorën te zemra. Më vjen zor bre profesor, po më duket vetja horr: Falmë! Falmë! Falmë!”. 

Fill mandej, gjithandej, porsi zjarri me napalm, zërash pizgë e zërash bas, u përndez gazi në klasë.

“Pushoni!” – këlthas i acaruar me një inat t’papërcaktuar, sa nga ky gaz solidar, zë t’më ngjajë vetja i marrë. 

Ka gjashtë orë që flas paprerë: kordat në gurmaz janë nderë. Një uturimë në veshë rëndon, si të gjendesha në avion. Po dhe me veshë të bërë dhallë, dëgjoj një zëth të hollë përballë:

“Qy presori qenka pallë!”.

Seç u drodh një kukurismë.

“Këtu puna vajti pisk”, – them me vete dhe ndërhyj:

“Zotërinj! Nëse doni sak barinj, shkoni gjetkë e gjeni stallë! 

“Jo more! – shfryu tej një zë nervoz (ishte po ai karagjoz): - Ndjesë, na ndje, - dhe me një gjest të zgjatur dore, bën drejt meje në foltore: -  po pse o, pse, për të mençëm të kemi vënë atje?!”

Nga kjo pyetje e papritur, gjendem krejt papërgatitur. Bëj zap mllefin dhe, avash, të mos marr si flakë në kashtë, i përgjigjem pikë për pikë me një ton apatik:

“Për të mençëm, po se po – dhe le ta dijë cilido, që t’mos mbetet i tradhtuar: – Për këtë keni paguar! Dhe jo pak! Rrumbullak shtatëqind mijë të vjetra i ka vënë sekush kapak. Këto vegla-punë kam unë: t’ju shes mend mëngjes e darkë. Vetë m’i blini pa përdhunë! E përse? Për zoopark?”

Detajet e librit
M&B
9789928172624
9789928172624
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001028

Botuesi: Te tjere

Hija e Maleve, Ernest Koliqi

Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
405 Lekë 450 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Thika pa gjak, Zija Çela

Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2714

Botuesi: Naimi

Vajza nga Berati, Kozeta Krulis

Kozeta Krulis ka shkruar një libër ku lexuesi mund të vërejë ç'ndodh me qenien dhe vetëdijen njerëzore kur gjendet përballë tjetrit, i cili ka gjithë – gjithë dy "programe" leximi të njeriut shqiptar: si në letërsinë ekzotike ose si në imazhin televiziv.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Varrimi i një armiku të popullit, Glori Husi

Sytë e kuq morën një kthesë të beftë ... u lëshua për poshtë, duke u hedhur lehtë në rrugën e pashtruar automobilistike drejt qytetit. Bishtin e tërhiqte pas... ('Dikush po na përgjon') më vetëtiu në mendje. Duhet të kishte kohë që na ruante prej asaj ane ... Zgjata ngadalë dorën e djathtë dhe preka bishtin e lopatës.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000244

Botuesi: Mitrush Kuteli

Seria, Perrallat e Kutelit (3 libra)

Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike.  
1 683 Lekë 1 870 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000745

Botuesi: Onufri

Ditë kafenesh, Ismail Kadare

Sa herë që ka rënë fjala për fillesën e tregimit "Ditë kafenesh", sidomos pas përkthimit dhe botimit të tij si libër më vete në Amerikë, ka ndodhur pikërisht ky shpjegim i thjeshtuar, madje aq fort, saqë mund të quhet pa frikë njëfarë dhunimi i së vërtetës.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Histori eskatologjike, Arben Dedja

Arben Dedja (Tiranë, 1964) është specializuar në kirurgji dhe punon si kërkues shkencor në Universitetin e Padovës, Itali. Boton artikuj mbi transplantet dhe qelizat staminale. Në jetën e tij alternative, ka botuar tre libra me poezi dhe pesë me shqipërime (nga Cavalcanti, Blake, Saba, Holub dhe Plath). Vëllimi i tij i parë me tregime "Amputime të...
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

I rënë nga qielli, Tom Kuka

Romani përshkruan në mënyrë të pamëshirshme një periudhë të rëndë në historinë e Shqipërisë përmes një galerie personazhesh, që nga banditët e rrugëve e deri te diplomatët e huaj. Në këtë libër përzihen bashkë partizanët, nacionalistët, aleatët, pushtuesit, Sigurimi i Shtetit, bandat e ’97-ës. Shqipëria është në luftë, më pas paqen e kalon si në luftë dhe...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Tri tavernat, Ervin Nezha

Ngjarjet në këtë roman zhvillohen në një fshat të humbur bri rrugës së lashtë "Egnatia", banorët e së cilit bien në gjurmët e një thesari të mbetur nga një betejë e harruar e Gjorg Golemit. Kjo bën që te ta të ngjallet iluzioni i madh se fshati i tyre mund të kthehet në kryeqendrën e atdheut socialist, që tashmë është buzë greminës financiare. Përmes...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.
450 Lekë 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje