Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Arome camerie, Shefki Hysa
  • Arome camerie, Shefki Hysa

Arome camerie, Shefki Hysa

2629
Te tjere

Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë t

400 Lekë
360 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aromë çamërie
Origjinali: Aromë çamërie
Gjinia: Tregime
Autori: Shefki Hysa
Shtëpia botuese: Kristalina KH
Viti: 2001
Fq. 164
Pesha: 0.172 kg

Komente mbi autorin

"Tregimtari im i dashur me vrojtime të çuditshme dhe ndjenja të holla."

Dritëro Agolli

"Ç'është ky djalë që shkruan ndryshe?!"

Ismail Kadare

Mbi autorin

Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Ka kryer disa specializime në fushën e gazetarisë, botimeve dhe të marrëdhënieve publike e ndërkombëtare. Gjatë viteve 1991 – 1997 ka punuar si gazetar në gazetën "Çamëria" dhe kryeredaktor në gazetat "Kombi" e "Dielli". Ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Çamërisë) dhe institucionin Shtëpia Botuese "Bilal Xhaferri".

Që nga viti 1995 vazhdon të drejtojë si botues dhe si kryeredaktor revistën e përmuajshme "Krahu i shqiponjës". Është sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Që nga viti 1997 e në vazhdim është punonjës në Administratën e Kuvendit të Shqipërisë. Është anëtar i bordit të drejtorëve të AUGP dhe drejtor i organizatës Diplomatic Mission Peace And Prosperity.

Në vitin 2011 është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga AUGP (Academy of Universal Global Peace) për diplomaci ndërkombëtare. Përmes shoqatës dhe kontributit vetjak është kthyer në një promovues të vlerava të komunitetit çam dhe të popullsisë së krahinës së Konispolit.

Detajet e librit
Te tjere
2629
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Portrete pa kornizë, Ajkuna Dakli

Është si deti. Kur kalon bregun të kridhesh në ujë, shtrin krahët dhe noton, megjithëse thellë në ndër- gjegje e di se nuk mund të shkosh shumë larg dhe nuk mund të notosh përgjithmonë. Por kur shkel në breg ndodh magjia e shpresës.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Morphina (ebook), Ada Çapi

Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme. Autorja sjell këtë roman në formatin elektronik falas...
0 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Këmbënyjëtuarit, Flogerta Krypi

Mjafton një çast për të ndryshuar një jetë përgjithmonë. Kështu mendojnë të gjithë. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Jeta nuk ndryshon. Ajo është njëlloj si vdekja. E njëtrajtshme. Ajo çfarë ndryshon është mënyra sesi ne shohim botën, përditshmërinë, njerëzit rreth nesh. Disa e quajnë rritje, maturi, forcë, mbijetesë. Emërtimet janë të shumëllojshme. Unë...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000895

Botuesi: OMSCA-1

Histori tangjente, Kliton Nesturi

Titulli: Histori tangjenteAutori: Kliton NesturiRedaktor: Loredan BubaniGjinia: TregimeShtëpia Botuese: OMSCA-1Viti: 2009Faqe: 144Pesha: 0.18 kg Mbi autorin & librin Autori Kliton Nesturi, mbas botimit të librit me tregime “I huaj në sht&eum
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Dora e shtetit, Uran Butka

"Dora e shtetit" është një tregim i shkëlqyer. Ideja e Karl Poperit se edhe demokracia është e aftë të kryejë krime, kur del jashtë kontrollit, është mishëruar artistikisht jo vetëm në këtë tregim. E lexon, e rilexon dhe të kaplon trishtimi.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Thika pa gjak, Zija Çela

Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000122

Botuesi: Ideart

Gjaku im i erret, Zija Cela

Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
259 Lekë 288 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Liqeni në mes të detit, Durim Taçi

Ai e shihte veten ngjitur pas trupit të një gruaje, të cilën nuk arrinte ta njihte, se ajo merrte trajtat e një shoqeje të liceut, pastaj i bëhej si mësuesja e matematikës, ndryshonyte më pas, thjeshtë në një femër të panjohur, të cilës, edhe pse e pëlqente, përpiqej t’i shqitej e nuk mundej, deri sa dëgjoi pastaj një zë tjetër, që i vinte më nga afër....
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Tri tavernat, Ervin Nezha

Ngjarjet në këtë roman zhvillohen në një fshat të humbur bri rrugës së lashtë "Egnatia", banorët e së cilit bien në gjurmët e një thesari të mbetur nga një betejë e harruar e Gjorg Golemit. Kjo bën që te ta të ngjallet iluzioni i madh se fshati i tyre mund të kthehet në kryeqendrën e atdheut socialist, që tashmë është buzë greminës financiare. Përmes...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje