- Çmim i zbritur
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001294
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000646
Botuesi: Onufri
Banner
Një kafene e hapur rishtas në zemrën e Tiranës së fillimviteve ’90, befas kthehet në shëmbëlltyrën më të qartë të shfytyrimit të individit e të mbarë shoqërisë.
Security policy (edit with Customer reassurance module)
Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
Return policy (edit with Customer reassurance module)
Titulli: Kafene “Monaliza”
Autori: Astrit Hykaj
Kategoria: Roman
Botues: Mediaprint
Specifikimi: Kapakë të hollë
Data e botimit: 12 tetor 2025
Pesha: 0.2 kg
Faqe: 128
Përmasat:
ISBN: 9789928088314
Ky libër është në gjuhën shqipe
Kategoritë: 1. Letërsia shqiptare 2. Romane 4. Astrit Hykaj
Mbi librin
Një kafene e hapur rishtas në zemrën e Tiranës së fillimviteve ’90, befas kthehet në shëmbëlltyrën më të qartë të shfytyrimit të individit e të mbarë shoqërisë. Në përpjekje për t’i shpëtuar shfytyrimit makth-sjellës pa fund, dy personazhet kryesore të romanit vendosin ta braktisin të veten dhe të kërkojnë shpëtimin tek e huaja: Mentori niset në udhëtimin e tij fizik drejt një vendi tjetër, kurse Bona niset në udhëtimin e saj shpirtëror në përpjekje për t’u lidhur me një të huaj. Në fund të udhëtimit, dështojnë të dy dhe munden paq. Romani është një pasqyrë e qartë e çoroditjes së shoqërisë shqiptare të asaj kohe dhe prek një ndër pikat më të dobëta të njeriut, të cilit shpesh, në vend që të përballet me vështirësitë, i pëlqen të marrë arratinë, duke zgjedhur kështu rrugën më të lehtë.
Kafene “Monaliza” e sheh shfytyrimin si udhëtim drejt së vërtetës. Kalbja dhe venitja e shpirtit të njeriut shndërrohet në një pikëpamje filozofike. Vepra synon të çlirojë ndjesinë e asaj që është në të vërtetë, se vetëm përmes takimit të beftë me të vërtetën e trishtë të shuarjes si njerëz, na bie ndër mend se cilët jemi ne. Veç kësaj, skamja na shtyn drejt një caku të ri, drejt një pike nga ku njerëzia mund të shihet me një sy ndryshe. Kjo vepër mëton të shpërfaqë jetën e njeriut që tkurret drejt pikës zero, se vetëm nga pika zero fillon dëshira e zjarrtë për të jetuar.
Një kafene e hapur rishtas në zemrën e Tiranës së fillimviteve ’90, befas kthehet në shëmbëlltyrën më të qartë të shfytyrimit të individit e të mbarë shoqërisë.
check_circle
check_circle