• Banner

Drite qe vjen nga humnera, Drita Como
  • Drite qe vjen nga humnera, Drita Como

Dritë që vjen nga humnera, Drita Como

Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dritë që vjen nga humnera
Gjinia: Ditar, poezi
Autori: Drita Çomo
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2004
Fq. 224
Pesha: 0.349 kg.
ISBN: 978-99943-32-02-3

Fragment nga libri

E diel, 19.IX.76

Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht.

Ajo ikën për të mos u kthyer më kurrë. Dhe unë?? Unë vërtitem në zbrazëtinë e saj, e pafuqishme, pa kuptuar asgjë, pa ndier asgjë, pa bërë asgjë. Asgjë. Kjo do të thotë të mos jetosh. Më parë, të paktën, kisha një qëllim- të mbaroja shkollën. Po tani?

"Tragjedia në jetën e njeriut fillon atëherë kur ai e kupton se nuk i nevojitet askujt." Duhet të merrem me diçka të dobishme. Ndoshta të mësoj një gjuhë të huaj. Më vonë ndoshta do t'i kujtoj me keqardhje këto ditë që kalojnë kaq pa kuptim. Shfleton revista të vjetra, lexon ndonjë tregim a ndonjë gjë interesante, zgjidh kriptograme e fjalëkryqe dhe... asgjë tjetër.

Sigurisht, edhe diçka- bën gjellën, rregullon shtëpinë, shkon të blesh bukë, duke kaluar nëpër atë "bulevardin" e famshëm, e ndjekur nga shikimet e po atyre njerëzve, që të kanë parë edhe dje po ashtu, si me habi, që po ashtu do të të shohin edhe nesër.

Kur kalon pranë teje ndonjë i njohur, duhet të bësh sikur s'e ke mendjen, që të mos e vësh në pozitë të vështirë dhe, në qoftë se ai, pas një dyluftimi të gjatë me veten, vendos më në fund të të flasë, duhet të shtiresh e habitur: "Ua, s'të pashë fare." Megjithëse ashtu si ti, edhe ai e di mirë që e ke parë, ndoshta që një orë larg.

Të gjitha këto nuk më mërzisin, bile as që më bëjnë më përshtypje. U bënë kaq vjet, jam mësuar me to; vetëm më shqetëson fakti se po më ikin vitet më të mira të jetës kot, pa bërë asgjë. Pa asnjë qëllim në jetë - po kjo është e tmerrshme! Dhe të mendosh se po kështu jetojnë qindra, mijëra njerëz në botë, bile edhe më keq- as që e vrasin mendjen për këtë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjurmët e mesnatës, Emilian Shabani

Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Tymi, Kronikë bardhezi, Rikard Ljarja

Gabrieli vdiq. Dje e kremuan. E kisha mik të mirë. Së pari ma prezantoj Aureli, mandej Mira dhe në fund Roberti i madh, miku im i i mirë. O zot, sa histori të bukura më ka tregue. E s'pushonte, e s'pushonte. Ishte si një krue që gurgullonte e gurgullonte e uji s'i mbaronte kurrë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001027

Botuesi: Te tjere

Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi

Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve.

Çmimi 450 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001610

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri i bardhë, Enkelejd Lamaj

Dikush zbulon një jetë tjetër, ose diçka të ngjashme me të… dikujt, ëndrra refuzon t’i përfundojë… dhe cila është dhurata më e mirë për dikë që nuk dëshiron ta shohësh me sy?… po sikur ajo që shkruan të jetë e tmerrshme, por jo aq sa ajo që nuk shkruan?

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000746

Botuesi: Onufri

Tri këngë zie për Kosovën, Ismail Kadare

Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit, kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Berk

Pasi dielli bie, Jonas Eika

 Është i bukur Ginger-i, por të ecurën e ka si prej gjedhi, me gjunjë shumë të hollë, nuk vjen fare i larë me atë pamjen e zhdërvjellët e të shkathët që pritet prej një djali. Mendoj se djali i plazhit nuk mund të duket sikur graviteti e ka vënë përfund.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000378

Botuesi: Toena

Shpina e burrit, Arian Leka

Titulli: Shpina e burritTregime dhe novelaAutori. Arian LekaFitues i konkursit: Evroma - Atdheu ynë i përbashkët organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Spo

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)