- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën "Hosteni", si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve. Shkrimtari Teodor Keko e quante "babain e gazetarisë shqiptare".
Titulli: Homo Balcanicus
Origjinali: Homo Balcanicus
Gjinia: Novela dhe tregime
Autori: Niko Nikolla
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq.296
Pesha: 0.483 kg.
ISBN: 978-99943-1-986-2
Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën "Hosteni", si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve. Shkrimtari Teodor Keko e quante "babain e gazetarisë shqiptare", titull të cilin ai me modestinë e tij nuk e pranoi asnjëherë.
"Gazetarët duhet të jenë me zemër të madhe, me mendje të ftohtë dhe me duar të pastra", citonte gjithnjë Nikolla, i cili lindi më 20 maj 1931 në qytetin e Pogradecit. Punoi për shumë vite si gazetar pranë gazetës "Zëri i Popullit" dhe më pas si kryeredaktor i revistës "Hosteni", deri në vitin 1991 kur doli në pension. Me qindra e qindra janë fejtonet, artikujt dhe reportazhet që mbajnë firmën e Niko Nikollës, në të gjithë shtypin shqiptar.
Dikush e ka quajtuar "optimisti i përjetshëm", dhe si i tillë pas viteve '90, Niko Nikolla botoi libra në fushën e publicistikës, humorit, por edhe prozës. Përmenden këtu: "Shënime të një gazetari", "Pushtimi i Amerikës", "Një angleze në rrugën e Dibrës", "Furtuna e janarit", "Lamtumirë Vlorë", "Njeriu pa emër", "Zhyl Verni në katror", "Mjaltë dhe Gjak", "Kronikë nga Fronti i Dytë", "Vdekja e varrmihësit", "Një lumë midis dy shenjtorëve", "Dallëndyshet e dimrit", "Koloneli me një sy".
Gjithashtu ai botoi një kolanë prej shtatë titujsh mbi temën e Ballkanit, ku përmes humorit sa dhe dramës arriti të shprehë ç'është Ballkani, ç'janë ballkanasit dhe si do të ecë Ballkani. "Ta kthejmë Ballkanin nga një fuçi baruti në një fuçi humori" është një nga shprehjet e humoristit, i cili në vitin 1991 botoi në këtë lëmë dhe revistën "Ballkan", ku shkruan artikuj për penat më të njohura të gadishullit tonë.
Gjatë aktivitetit të tij letrar-publicistik, Niko Nikolla është nderuar disa herë me çmime në konkurse të ndryshme letrare si dhe me pesë çmime të para në fushën e gazetarisë dhe të letërsisë, si çmimi "Çajupi" në vitin 1989. Miqtë e Niko Nikollës janë shprehur se humori i tij buron nga tërë qënia e tij dhe se humori është pjesë e së përditshmes së tij. Në ceremoninë e 70-vjetorit të tij, më 2001, Nikolla u tha miqve: "Nesër jam 71 vjeç, por nesër do t'u ndërroj vendin numrave dhe do të jem 17 vjeç".
Mes vlerësimeve që ka marrë veprimtaria e gjerë publicistike dhe letrare e Niko Nikollës është dhe Urdhri "Naim Frashëri" i klasit të parë (1978). Në vitin 2003 për "kontributin në fushën letraro-artistike, kontributin si gazetar, por edhe si veprimtar për qytetin e tij të lindjes"; Këshilli Bashkiak i Pogradecit unanimisht i dha Niko Nikollës titullin "Qytetar nderi". Niko Nikolla thoshte: "Gazetaria është një furrë e madhe që djeg çdo gjë dhe në fund të mbetet vetëm pasioni..."
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001339
Botuesi: Te tjere
Botuesi: UET Press
Botuesi: Albas
Botuesi: Toena
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Shtëpia e Librit
Referenca: SKU001471
Botuesi: Te tjere
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000895
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001586
Botuesi: Dija-Poradeci
Botuesi: Onufri
Referenca: 2621
Botuesi: Botimet Dudaj
Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën "Hosteni", si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve. Shkrimtari Teodor Keko e quante "babain e gazetarisë shqiptare".
check_circle
check_circle