

Banner
Tregimet e këtij libri, sikurse është një tendencë e viteve të fundit në prozën tonë, nuk kanë koordinata të qarta në hapësirë dhe në kohë; ato ruajnë një distancë që nuk di si t’ia vë emrin me realizimin.
Titulli: Amygdala Mandala
Gjinia: Tregime
Autori: Loer Kume
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2019
Fq. 162
Pesha: 0.209 kg.
ISBN: 978-9928-236-80-7
Tregimet e këtij libri, sikurse është një tendencë e viteve të fundit në prozën tonë, nuk kanë koordinata të qarta në hapësirë dhe në kohë; ato ruajnë një distancë që nuk di si t’ia vë emrin me realizimin.
Dhe kjo mund të vihet re deri te një lloj sfumimi i personazheve të gjalla dhe nxjerrjes në pah të personazheve – ide apo që ilustrojnë ide të caktuara. Loer Kume e mbush bollëkun që krijon objektivisht kjo lloj proze e predikateve me kulturën që zotëron dhe me stilin e të shkruarit.
Njëherë e një kohë shkrimtarët niseshin si të tillë dhe shkonin drejt përsosjes së stilit. Vetë Tolstoi shkruante në ditarin e tij: “Duke shkruar përsoset stili.” Në kohën tonë dallojmë të kundërtën: autorët startojnë me një stil mjaft të përpunuar drejt shkrimtarit.
Në këtë udhëtim, shkrimtarit Loer Kume i vjen në ndihmë dvojniku apo dyzimi i tij në formën e një gjykatësi të rreptë, që shfaqet dhe tërheq natën nga dorëshkrimet e tij poshtë shtratit apo mbi tryezë tekstin që duhet hequr.
Ndërhyrjen e dytsit të tij të brendshëm në procesin e seleksionimit krijues, autori e ka përshkruar në tregimin “LeNonEncore”, shkruar me mjeshtëri të lartë. Tregim i një vetëdijeje që premton ta çojë përpara Loerin.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Te tjere
Histori e shkurtër e rrëmujës është një pikturë e madhe sferike e vështirë për t'u përfshirë në një vështrim të vetëm. Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND.
Referenca: SKU002068
Botuesi: Onufri
Në gjithë këtë vepër, të shkruar gjatë afro 35 vjetëve a më shumë, Martin Camaj është vetja që kërkon veten, të pandashmin nga fisi dhe atdheu, të pandashëm si e përmban në kuptimin burimor këtë nocion termi latin individuum (in - dividuum).
Referenca: 2629
Botuesi: Te tjere
Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë t
Botuesi: Botimet Dudaj
Kjo teori orientale, e adaptuar më vonë edhe nga mendimtarë të ndryshëm, ka të bëjë me bindjen se midis nesh dhe botës që na rrethon qëndron një vello që na pengon ta shohim jetën ashtu siç është në të vërtetë.
Referenca: SKU001679
Botuesi: Mitrush Kuteli
Me toposin havadan ai na ka bërë të qartë se jemi në vendin e boshit e të fjalëve në erë, ku ulku nuk e ha ulkun po arbëri e ha arbërin, si urdhëron kanuni i Lek Dukagjinit: "Në këtë vend të uruar s'di njeriu si t'i ketë sytë që të mos e vrasin..."
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Dhuna është komplekse dhe ciklike. Kur një individ, grup, autoritet, zgjedh ta ushtrojë, ai mundohet të gjejë, dhe më pas të imponojë, një pretekst për ta justifikuar.
Botuesi: Fishta
Ai përfaqëson pjesën dërrmuese të asaj gjenerate, që pajiset me diploma pak ose aspak të vlefshme dhe, me gjithë utopinë, hidhet në dinamikën e vrullit të jetës, nga ku është i destinuar të dalë i dërrmuar, i shtypur dhe i transformuar.
Botuesi: Albas
Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.
Botuesi: Bard
Novela “Rinia”, e cila është shkruar gjatë rënies së garës mes fuqive imperiale, merr pjesë në retorikën e kohës.
Botuesi: Penguin Books
Italo Calvino was one of the most joyful and imaginative writers of the twentieth century. Here he muses on what the things we leave behind ¬- whether waxworks or ancient graffiti, enigmatic maps or a crumbling Roman column – tell us about the greater truths of the world, space and time.
Botuesi: OMBRA GVG
Mbase një sipërfaqe prej tridhjetë e pesë metrash katrorë mund të ishte parajsa ime, nëse në mure do të ishin të varura njëqind korniza druri secila me një fletë poezie brenda, nëse një cep i shtëpisë do të kishte një piano të vjetër, nëse në këndin tjetër do të gjendej një bibliotekë me tërë librat e mi dhe nëse në cepin përbri do të ndodhej një llambë e...
Botuesi: Dituria
Copëzat e kujtimeve të fëmijërisë thuren këndshëm në një të tëre me zërin e një vogëlusheje, Jing Cusë.
Botuesi: OMBRA GVG
Gabrieli vdiq. Dje e kremuan. E kisha mik të mirë. Së pari ma prezantoj Aureli, mandej Mira dhe në fund Roberti i madh, miku im i i mirë. O zot, sa histori të bukura më ka tregue. E s'pushonte, e s'pushonte. Ishte si një krue që gurgullonte e gurgullonte e uji s'i mbaronte kurrë.
Referenca: 2350
Botuesi: Botimet Dudaj
Ndihet se autori ka amabicie letrare, në sensin pozitiv të fjalës. Ka elitizëm në zgjedhjen e temave, sensibilitet artistik, stof të sigurtë dhe gjuhë të zgjedhur.
Referenca: SKU000142
Botuesi: Ideart
Lazër Stani nuk u nënshtrohet formave e modeleve paracaktuese, as nuk e sforcon rrëfimin dhe as nuk këmbëngul të gjakojë ndonjë ide të madhe; ai e lë të lirshme rrjedhën e rrëfimit në vend që ta përcaktojë e ta drejtojë rrëfimin në një rrafsh të caktuar.
Tregimet e këtij libri, sikurse është një tendencë e viteve të fundit në prozën tonë, nuk kanë koordinata të qarta në hapësirë dhe në kohë; ato ruajnë një distancë që nuk di si t’ia vë emrin me realizimin.