
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Titulli: LuxOrigjinali: LuxGjinia: TregimeAutori: Loer KumeShtëpia botuese: ToenaViti: 2011Fq. 200Pesha: 0.23 kgISBN: 978-99943-1-787-5 Mbi librin LUX (Dritë) është titulli i librit me tregime të autorit LOER KUME. Të 15 prozat trajtojnë tema jo fort të njohura në letersinë shqipe. Renditja e tyre bën një rrugë nga gotikja në realen, postrealen e metafiziken me një thjeshtësi natyrale. Stili i veçantë thuajse kinematografik dhe ritmi i shpejtë që karakterizon letërsinë dhe artin bashkohor na dhurojnë botën në këndvështrime jonormale e jo të thjeshta për këdo. Leximi nga Gjyqi i hijeve, Dita e tetë, Biorisia deri te Re Pupëlore na hap dritare të re në letë rsinë shqipe. 840 fjalë lexuesit! Dua të them pak gjera mbi LUX, dhe sportin e krijmtarisë letrare të mirëfilltë. Drita është magjia bazë që bën të shohim e perceptojmë jetën, si pasojë ta jetojmë. Dhe vetë egzistenca e saj si konstante universale është magjike. Dhe dualiteti i saj si grimcë dhe valë është magji që ngacmon mendjen për dualitetin e krijimit. Foton - kuant, mirë - keq, burrë - grua, yin - yang e sa të duash pjesë simetrike të së tërës. Drita është simboli i ekuilibrit. Drita është elementi bazë i shkrimit tim, në çdo pjesë të këtij libri gjendet ajo, e fshehur ose e dukshme. 'LUX' është përmbledhje krijimesh të shkruara në një goxha shtrirje kohe. Libri ndërtohet nga 15 proza i quaj unë, edhe pse për arsye korrektësie letrare, në kopertinë më është dashur ti etiketoj tregime. Zakonisht shkrimet e mia i përfshij në tre etiketa. KAPRICIO URBANE, TEHA RESH, dhe FUTURA. Këto 15 proza janë marrë nga të tre etiketat e mia, por radhitja e tyre bën një rrugë nga gotikja, në realen, postrealen dhe metafiziken. 'Gjyqi i hijeve' është metaforë gotike e procesit të krijimit të paktën letrar, të paktën timit. Dritësjellësi, që është dhe burimi i pandërgjegjshëm i titullit të librit është trajtimi i mitit të Luçiferit, engjëllit të rënë në një këndvështrim kompleks tejEdipian të dritës dhe "pushtetit të brezit të ri", shkruar duke pirë konjak një natë dimri deri në një mëngjes dimri. "Pushtimi i parajses" rri mirë e bukur në këmbë pa pasur baza morale por veç nevojën për adhurim e frymëzim emotiv ndaj bëmave të skajshme të trimërisë. "Biblioteka" është pastërtisht etje për jetë, dhe çapitje mbi librat. "Mr. PushShteti..." është ashtu dhe loja e fjalëve në titull, një lojë komplekse letërsie e prodhuar nga dy ngjarje deri diku të vërteta, që më kanë tronditur mua, mbase më pak nga shumë të tjerë. "Moonlight drive" është poemë e egër e një mënyre të të dashurit, e shijes së dheut dhe puthjeve. "Dëshirë e fundit?" Mbetet në pyetje, një formë ndjenje që tejkalon jetën, një formë pasioni që thyen kurrizin e ftohtë të vdekjes. "Dita e tetë" është soditje nga cepi më distal i universit tonë, ulur këmbëkryq me një gotë verë tëkuqe në dorë, duke ndjerë një rrymë elektrike të qarkullojë nëpër neurone e shkaktuar frikë për të nesërmen, deri ne poezinë e fundit që do na shpëtojë. Është pjesë libri që UNI kolektiv e percepton ndërkohë, por nuk m'u prit që ta trajtoja në libër të veçantë dhe e zippova në një prozë për shijen fataliste - ose jo? - të së ardhmes. "Germat fluturake..." është kapriço futuriste që më ka argëtuar shumë duke qeshur gjatë shkrimit, aq sa kam pyetur veten në i ndodh ndonjë shkrimtari tjetër kjo gjë apo ka problem në këtë mes. "Rasti i komplikuar" është një kokolepsje që flirton botë të pamundura me njëra tjetrën, dhe më ka mësuar gjatë shkrimit që morali është ajo ç'ka koha na ofron për ta q...rë. "Peisazhe të reja dhe telajo pa fund" është përjetim metafizik i cili më ka rrëfyer si të pikturoj e ristrukturoj qenien time deri ne shkrirje të plotë me Universin, kur të kthej majat nga thembrat. Shkruar duke dëgjuar pafundësisht "I am the walrus", të Beatles, interpretuar nga Bono Vox. "Pasqyrat" është pasqyrimi i pafund i tërë asaj ç'ka mund ta quajmë shpirt i dy personave. Sërish dritë, sërish dy në një. Është vetë dashuria. "Vallëzues, klube, fëmijë dhe kafshë" është elegji e përjetshme rrjedhëse dhe vrasëse e syve dhe muskulit të zemrës. "Biorisia" ashtu si "Dita e tetë" është pjesë libri që mbetet për tu mbaruar. Ka gjendje të caktuara fiziko shpirtërore që bujarisht dhurojnë përjetime absolute të rralla në njerëzi. Është çeshtje sekondash, më saktë koha s'ka të bëjë fare, por sheh veten të tretur dhe gjithçka është gjithçka. Pas kërkimesh kam arritur në konkluzionin që një formë të ngjashme njohin dhe budistët, e quhet Satori, pastrimi para Nirvanas. Kjo gjendje quhet (term i krijuar padyshim nga unë) BIORISIA. Risi - bios'i, ose një Rise (angl.) bios'i. "Re puplore" është shpirti i TEHA RESH. Është poezi e një mënyrë të jetuari, dhe filozofie. Është një kurorë që jo çdokush, as unë vetë që e kam peshkuar konceptin aty qark qiellit, nuk mundem gjithmonë ta mbaj mbi kokë. Të shkruash letërsi, ndryshe nga ç'mendon shumëkush është sport. Një sport që përcakton raportet me veten dhe botën. Zhvillon qenien tënde anatomike dhe shpirtërore, dhe nxit, argëton, frymëzon, zhvillon dhe ata që goditen nga drita e leximit të duhur, ose të leximit te i cili pasqyrohen (ja ku dolën prapë Pasqyrat) Larg trapllëqeve të përditshmërisë me pluhur, bukë, djersë, sapun e thashetheme, që sot janë ndërsa nesër s'kanë qenë kurrë, kam krijuar duke u sportisur në letërsi që në moshën 6 vjeçare, dhe ndaj me njerëzit që rezonojmë, (e rezonanca s'është me të tërë)këto proza kuantesh dhe jete. Takohemi nëpër rreshta e shkronja. Le të shkrijmë një ëndërr drite të tërën mes miqsh, e ta kthejmë fjalë pas fjale, hap pas hapi, mendim pas mendimi në realitet!
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)
Botuesi: Papirus
Aktori, skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja (1943-2020) sjell në këtë libër tre tregime të shkurtra me tema nga jeta në kohën tonë.
Referenca: SKU000841
Botuesi: Ideart
Titulli: Qyteti me sy të kuqTregimeAutori: Alban BalaShtëpia botuese: IdeartViti: shkurt 2009f. 104Pesha: 0.15 kg
Botuesi: Te tjere
Tregimet dramatike të këtij libri fqinjërojnë me një tregim humoristik, i cili, i vetëm, ka aftësinë të përthyejë krejt tematikën "e përlotur" të tyre. Jani është një tip që hypën në pemët pranë pallateve për të përgjuar nuset në intimitetin e tyre femëror, gjersa një natë, i përpirë nga pamja, rrëshqet dhe thyen këmbën.
Botuesi: Dritëro
Detaje të ngjarjeve e personazehve jetësore, duke shkaktuar kërshëri dhe ndezur imagjinatë. Për të rinjtë e kohës së sotme, një kuriozitet më tepër për të njohur mënyra e kode të sjelluri, të vepruari, në një sistem hermetikisht të mbyllur e që funksiononte edhe në mungesë të lirisë së mendimit.
Botuesi: Te tjere
Kampi ishte një turmë që kalonte para meje. Miqësi zura me pak njerëz, ndërsa pjesa tjetër, më e madhe në numër, ishte asnjanëse. As afroheshin, as largoheshin. Një pjesë e vogël ishte refuzuese dhe nuk mund të dije se çfarë ishte.
Referenca: SKU001028
Botuesi: Te tjere
Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
Referenca: 2989
Botuesi: Te tjere
Sulejman Mato lindi në Fterrë, ku kreu dhe filloren. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Gjirokastër, ndërsa të mesmen e ndërtimit në Tiranë. Më pas u diplomua për gjuhë – letërsi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori – Filologji.
Botuesi: Te tjere
Ky libër me dy novela sjell ngjarje të viteve '80. Ndonëse të dyja ngjarjet e novelave janë të trilluara, si në shumicën e krijimeve letrare, ato përmbajnë emra dhe elementë realë, aq sa të dyja ngjarjet duken sikur të jenë të vërteta.
Botuesi: Toena
Një vëllim me tregime të zgjedhura nga Mehmet Kraja vjen në duart e lexuesit. Në këto tregime shpalosen kaq bukur ndjenjat njerëzore, ku përshkruhen çaste të jetës, që mund të përjetohen në çdo kohë. Nuk mungojnë dialogët e gjallë, të cilët i japin jetë tregimeve.
Referenca: 3000
Botuesi: Onufri
Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë.
Botuesi: Zenit Editions
Në këtë vëllim janë paraqitur tregimet e autorit: "Peshkimi i parë", "Mes dy Krulave", "Nga një tjetër botë", "Dyert" dhe "Dita".
Botuesi: Papirus
"Njerëzit vdesin të premten" janë një tufë tregimesh ku dramatikja dhe komikja, ndërthurur në një estetikë të absurdes, duan të ushqejnë njëra – tjetrën. Kontrolli i vdekjeve nga ana e njeriut është pika e fundit ku gjenia krijuese e tij kujton se kap apogjeun e vet. Njeriu i merr fronin Perëndisë. Rob i këtij iluzioni, ai çon në skajet më të largëta...
Referenca: SKU001795
Botuesi: Te tjere
...esenë e gjykoj ndonjëherë si argëtim, bisturi mendore për pastrim mendësish e kulturash, rrëfim, monolog, vare e shpatë, armë vetëpastruese, budallallëk e kotësi, artikulimin më të thjeshtë të mundshëm për të gjetur të ngjashëm me pjesë të vetes, rast për t'iu shmangur dakordrënies me veten e djeshme, ndonjëherë edhe m
Botuesi: Dituria
Përmbledhja me tregime "Fytyra dhe maska", e shkrimtarit Vili Minarolli, na paraqet, përmes vështrimesh të mprehta, pamje të realitetit tonë bashkëkohor. Gjatë këtyre viteve të ndërtimit të shtetit demokratik, shoqëria u ballafaqua me dukuri e me realitetin e vendeve që kishin fuqizuar me kohë shtetin dhe ekonominë kapitaliste.
Referenca: SKU001113
Botuesi: Pegi
Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.