• Banner

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera
  • Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.

1 800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përtej dritares ishte nata

Origjinali: Përtej dritares ishte nata

Gjinia: Tregime/ Novela

Autori: Nasi Lera

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2021

Fq. 416

Pesha: 1.005 Kg

ISBN: 978-9928-354-10-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike. Edhe pse konciz, bie në sy përpjekja për të fiksuar jo pamjet e jashtme, por valimet e tingujve të klaviaturës së botës së brendshme të personazheve, të cilët në tregimet e Lerës, në shumicën e rasteve, janë të zhveshur nga pompoziteti, frazat e thata bombastike dhe fluromat e ekzaltimeve. Kështu tregimet e këtij shkrimtari, në radhë të parë, duken sikur janë të ftohta, por kjo ftohtësi është krejtësisht e rreme: përbrenda tyre kemi gjallërinë dhe ngrohtësinë jetësore në një shkallë që u shkon për shtat gjendjeve të personazheve - shka llëzimi dhe shkrirjet e gjendjeve në njëra tjetrën janë gati të pahetueshme, shumë të natyrshme, pa sforcime e aspak artificiale, dhe kjo bën që tregimet e tij të jenë tërësi kompakte, thuajse të shkëputura nga vetë jetë.

Anton Pashku Prishtinë, 1980

Nasi Lera disponon lehtësinë për të kaluar nga një impuls i jashtëm në atë të padukshëm, të brendshëm, lehtësinë për të kanalizuar dhe shpleksur rrjedha të veçanta nga përditshmëria që e rrethon.

Krijuesit e tillë, nuk janë aq të shpeshtë.

Ali Aliu Prishtinë, 1983

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Darka e Berlinit, Bahri Myftari

Studiues të ndryshëm, kryesisht të tregimit, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markezit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të mendimit se një përqasje më e motivuar mund t'u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Krostarit dhe Karpentierit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Biblioteka futuriste, Arben Dedja

Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Hija e maleve, Ernest Koliqi

Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.

Çmimi 450 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001252

Botuesi: Kokona

Lutja e Fundit, Vedat Kokona

Janë 12 tregime, të njëjtët me botimin e 1986, "Yje të këputur" të zgjedhura asokohe nga Hasan Mekuli. Por kësaj here vijnë në një përmbledhje me titull "Lutja e fundit".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2628

Botuesi: Te tjere

Mrekullite e rreme, Shefki Hysa

Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë t

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Unë jam e tradhtuara (Historia e Dorës), Iva Musaraj

Unë jam gjithçka e njëkohësisht nuk jam asgjë. Nuk jam e lumtur. Në këtë botë anoreksikësh dhe bulimikësh, unë nuk e gjej dot veten. Në këtë botë të mbushur me veshje lëkure, stringa e tanga, silikon, selfie, instagram, unë nuk kam asgjë. Në këtë botë ku bukuria vlen më shumë se inteligjenca dhe në këtë botë ku bëhet garë për veshje dhe dukje, unë jam një...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Pika drite në eklips, Zija Çela

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)