"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Titulli: Një natë jetëOrigjinali: Një natë jetëGjinia: Tregime e novelaAutori: Flamur TopiShtëpia botuese: OnufriViti: 2009 Fq. 248Pesha: 0.32 kgISBN: 978-99943-42-94-5
Mbi autorin
Flamur Topi, mjek, shkrimtar dhe gazetar, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1970, ka nisur të shkruajë në moshë të re. Plot 45 vjet më parë, më 1964, botoi të parin tregim fantastiko - shkencor "Zemra trime". Në vitin 1969, në vëllimin me të njëjtin titull, "Zemra trime", përmblodhi të gjitha tregimet fantastiko - shkencore të shkruara deri në atë kohë. Në vitet që pasuan, autori boton veprat: "Tinguj të harruar", "Dashuria e robotëve", "Iliri dhe Turi", "Fitorja e Mirës", "Lufta për jetën", "Tregime për shëndetin tënd", "Një mision i vështirë", "Miqtë e padukshëm", "Ditë vere", "Gara e jetës", "Green Peace", "Tregimet e Aids - Sida - s". Përveç kontributit në letërsi, veçanërisht në gjininë fantastiko - shkencore, Flamur Topi ka shkruar edhe skenarë filmash artistikë, si: "Guximtarët", "Tinguj lufte", "Me hapin e shokëve", "Në ditët e pushimeve", "Shokë të një skuadre", "Lufta për jetën". Veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur.
"Në katin e tretë nuk troket askush" është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.
Kur fantazia e një shkrimtari, tretet me satirën dhe humorin, lexuesi ka ç'të mësojë dhe argëtohet. Dhjetë novelat dhe tregimet e këtij libri, ju dërgojnë në ambjente krejt origjinale, situta të papërsëritshme e me dialogë interesantë. Personazhe që mendojnë si ju dhe zgjidhin dilemat siç do dëshironit. Të vërteta apo fantazi?
Studiues të ndryshëm, kryesisht të tregimit, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markezit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të mendimit se një përqasje më e motivuar mund t'u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Krostarit dhe Karpentierit.
Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve.
Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike.
"Rropa veten, nisa nga qimet, pastaj shqisat. Sytë ujqve, veshët kuajve, hundën krimbave, dhëmbët peshqve, gjuhën gjarpërinjve. Me lëkurën mbulova fëmijët lakuriq. Shtrydha gjakun dejesh, grryeva mishin, shpërndava të brendshmet nëpër pemë. Dërrmova kockat krejt, ushqeva kockat me palcë dhe mora rrugën drejt Lojës së Përjetshm
Lëkura e saj ka bardhësinë e qumështit dhe tatuazhi në kyçin e dorës ishte e para gjë, që më ra në sy sapo hapi derën. Dhe pse nuk e përmenda. Është i dukshëm dhe i bukur. Me vijëzime që e mbërthejnë kyçin e dorës si tentakula oktapodi. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë figure është... prapëseprapë jemi të panjohur dhe pamja e tij është veç një informacion i...
Nga shumë përcaktime që mund të më vijnë në mendje, duke medituar për rolin e humorit në moralin e shoqërisë dhe të individit, do të parapëlqeja t'i quaja një trokitje në portën e katarsit. Sigurisht për atë shoqëri dhe individ që është i vetëdijshëm dhe e pranon domosdoshmërinë dhe dobinë e katarsit.
Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.
Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa nuk arrita të përmbushem me frymë, kujtonte Mondi ditë më pas. 60 sekonda për të vendosurpër gjysmën tjetër të jetës. Greminën e kisha aq afër...
Kishim braktisur frikën dhe si pasojë kishim rrënuar shpresën për të gjetur një kurë për atë monstrën e vogël brenda nesh, e cila edhe pse ushqehet me frikën tonë, në mungesë të saj do të qëndrojë përherë aty, duke fjetur, për të mos na braktisur asnjëherë.
Nëpërmjet kujtimeve të personazheve, veprimi zhvendoset edhe në qytete dhe fshatra të tjera të Shqipërisë, në Itali e gjetkë. Ata rrëfejnë për çastet vendimtare të jetës së tyre, për kthesat dhe të papriturat, me dëshirën për të dalë nga e gjithë kjo mjegull dramatike që la pas lufta.