Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu
  • Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu
  • Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu
  • Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

SKU000884
Toena

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.

8,65 
7,79  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mozart, me vonesë
Origjinali: Mozart, me vonesë
Gjinia: Roman
Autori: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2009
Fq. 312
Pesha: 0.342 kg.
ISBN: 978-99943-1-506-2 

Mbi librin

Edhe pse nën petkun e veprës që "demaskon" shtresat e pasura, apo pretendimin e pronësisë së gruas nga ana e burrave, opera komike e Mozartit nuk qëlloi me fat për ata që donin ta vinin në skenë. Spiunime, hetime, burgosje, tradhti... Këtë muaj është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese "Toena", romani më i ri i shkrimtarit Bashkim Shehu, "Mozart, me vonesë".

Sfondi historiko-shoqëror, ku vendosen ngjarjet është Shqipëria në vitet e regjimit totalitar, kur sapo kishte ndodhur çarja e madhe midis regjimit komunist në Shqipëri dhe Kampit Socialist të Lindjes me në krye Bashkimin Sovjetik.

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm: në skandale marrëdhëniesh erotike për disa, po për disa të tjerë gjithçka shndërrohet më tej në një histori absurde përndjekjesh policore dhe akuzash politike me pasoja nga më të rëndat.

Në qendër të romanit nuk është thjesht fati i një individi, por i shumë syresh, të "lidhur" me njëri-tjetrin me anë të Mozartit. Nis me gruan e një kandidati të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, gjithashtu drejtuese e lartë në vitet '60, për të vijuar me fatet e shumë personazheve të tjera, si drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit, tenorin, sopranon, baritonin, skenografin e të tjerë artistë, ose jo që morën pjesë në ndërmarrjen e vënies në skenë të operës mozartiane.

Nëpërmjet fokusimit në mjediset artistike dhe pushtetare, paraqiten xhelatë dhe viktima, fajtorë dhe bashkëfajtorë, shpirtra të përçudnuar dhe shpirtra që, me dëshpërim, përpiqen të ruajnë brenda vetes një dritëz vërtetësie, në farsën e teatrit të madh të jetës nën totalitarizëm.

Hija e një të kaluare që shtrihet deri në ditët tona. Autori lëvrin në disa rrafshe kohore. Niset me vitet '60, kthehet vite më pas, në kohën e studimeve të personazhit kryesor, Margaritës, për t'u kthyer tek ngjarja që është strumbullari e veprës, por shkëputet sërish për të ardhur në mileniumin e ri, për të na treguar fatin e ndonjë personazhi, apo vepre, për t'u rikthyer sërish në ngjarjen kryesore.

Mbi autorin

Bashkim Shehu është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Që prej vitit 1993 e deri më sot ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij.Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Evropën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës. Disa prej librave të shkrimtarit Bashkim Shehu janë botuar në gjuhë të ndryshme të botës, si: "Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit" (roman); "Rrëfim ndanë një varri të zbrazët" (roman autobiografik); "Vjeshta e ankthit" (roman); "Gostia" (roman) dhe dy përmbledhje me tregime.

 

Detajet e librit
SKU000884
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
7 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Gjarpri dhe heronj të tjerë, Bashkim Shehu

Një ekip i vogël i një televizioni privat perëndimor mbërrin në Shqipëri për një reportazh mbi gjendjen e gruas në fillimet  shekulli XXI në këtë vend. Nis një aventurë erotike – plot peripeci, tensione, ambiguitete – midis drejtueses së ekipit televiziv, një gazetare që është edhe militante e një organizate feministe, dhe shoqëruesit vendas...
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Pesë leksione mbi letërsinë, Bashkim Shehu

Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.
8,34  9,27 
More
Në gjendje

Referenca: 2957

Botuesi: Toena

Loja, shembja e qiellit, Bashkim Shehu

Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë.
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Merimanga dhe pasvdekja, Bashkim Shehu

Lexuesi do të endet nëpër faqet e këtij romani të ndërtuar jashtëzakonisht bukur, pa e kuptuar nëse historia që po lexon është ajo e personazheve që kanë ekzistuar vërtet, si ajo e Ramize Gjebresë apo e Mustafa Gjinishit, me të cilat ndërthurret, apo do të përshkojë fillin e një trillimi të mirëfilltë. 
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve, Bashkim Shehu

Në këtë libër, të shkruar në formë fjalori, lexuesit i paraqitet një galeri personazhesh e situatash: një ish-punonjës i çmendur i Arkivit sekret, një gazetar investigativ, një sozi i Enver Hoxhës dhe Pasardhësi i Enver Hoxhës, një projekti për ndërtimin e Bllokut të nëndheshëm, një biznesmen i çuditshëm nga Moska që vjen në Shqipëri për të kërkuar një...
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Liri Belishova dhe koha e saj, Bashkim Shehu

 Por, rasti Belishova, është vetëm ilustrimi i një analize të thelluar, shterruese, të kontekstit politik e ideologjik të kohës në Shqipërinë që rrëshqiti shumë shpejt në totalitarizëm. Vepra na vjen si një mozaik i plotë analizash politike, gjeopolitike, përsiatjesh sa filozofike aq edhe letrare e psikanalitike të cilat e kornizojnë, por duke mbajtur në...
8,90  9,89 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2957

Botuesi: Toena

Loja, shembja e qiellit, Bashkim Shehu

Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë.
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve, Bashkim Shehu

Në këtë libër, të shkruar në formë fjalori, lexuesit i paraqitet një galeri personazhesh e situatash: një ish-punonjës i çmendur i Arkivit sekret, një gazetar investigativ, një sozi i Enver Hoxhës dhe Pasardhësi i Enver Hoxhës, një projekti për ndërtimin e Bllokut të nëndheshëm, një biznesmen i çuditshëm nga Moska që vjen në Shqipëri për të kërkuar një...
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Pesë leksione mbi letërsinë, Bashkim Shehu

Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.
8,34  9,27 
More
Në gjendje