

Banner
Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht.
Title: Dritë që vjen nga humnera
Category: Diary, poetry
Author: Drita Çomo
Publisher: Onufri
Year: 2004
Pgs: 224
Weight: 0.349 kg.
ISBN: 978-99943-32-02-3
Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps
Download (292.13KB)
Publisher: Te tjere
Kampi ishte një turmë që kalonte para meje. Miqësi zura me pak njerëz, ndërsa pjesa tjetër, më e madhe në numër, ishte asnjanëse. As afroheshin, as largoheshin. Një pjesë e vogël ishte refuzuese dhe nuk mund të dije se çfarë ishte.
Publisher: Zenit Editions
Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse? Ky tekst shoqërohet nga një bisedë imagjinare mes Enver Hoxhës dhe mjekut të tij në fund të jetës. Si në dy romanet më parë, autori e ka si skenë Tiranën e këtyre dhjetë viteve të fundit të post – tranzicionit.
Reference: SKU002068
Publisher: Onufri
Title: NovelaOriginal: NovelaCategory: NovelAuthor: Martin CamajPublisher: OnufriYear: 2012Pgs. 400Weight: 0.42 kgISBN: 978-99956-87-76-2
Publisher: UET Press
Ai e shihte veten ngjitur pas trupit të një gruaje, të cilën nuk arrinte ta njihte, se ajo merrte trajtat e një shoqeje të liceut, pastaj i bëhej si mësuesja e matematikës, ndryshonyte më pas, thjeshtë në një femër të panjohur, të cilës, edhe pse e pëlqente, përpiqej t’i shqitej e nuk mundej, deri sa dëgjoi pastaj një zë tjetër, që i vinte më nga afër....
Publisher: Albas
Të gjitha tregimet e këtij vëllimi përpiqen të bëjnë thirrje për rebelim. Për një rebelim, jo ndaj botës, më shumë sesa ndaj vetes. ndaj vetëcensurës, ndaj filtrave dhe gardheve komplekse që na e ndalin vrapin dhe na i bjerrin endrrat.
Publisher: Te tjere
Ky libër i tij i tretë në prozë përfshin tregime me temën e preferuar të fëmijërisë dhe të tjera, më eksperimentale, ku ritmi sinkopal ndërthuret me frymëmarrjen e thellë të frazave të gjata, mbetur shpesh pezull fjalish të ndërvarura.
Reference: SKU000746
Publisher: Onufri
Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit, kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve.
Publisher: Toena
Mes luftës dhe paqes, dy motra binjake por krejtësisht të kundërta, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje që zgjat gjithë jetën. Xhelozia apo toleranca, hakmarrja apo falja, cila do të fitojë në fund?
Publisher: Arka e Noes
“Ameba” është një përmbledhje me tregime e shkruar me qëllimin për të shpërfaqur një estetikë të re rrëfimi, duke krijuar dhe ngritur mbi mite dhe steriotipe letrare këndvështrime të reja. Shndërrimi i mallit concept në trajtë gjallese një-qelizore, miti i Labirinthit, steriotipet biblike të Samsonit, të Jonës së ndodhur Brenda barkut të balenës, të...
Reference: SKU001113
Publisher: Pegi
Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
Publisher: Te tjere
Tregimet dramatike të këtij libri fqinjërojnë me një tregim humoristik, i cili, i vetëm, ka aftësinë të përthyejë krejt tematikën "e përlotur" të tyre. Jani është një tip që hypën në pemët pranë pallateve për të përgjuar nuset në intimitetin e tyre femëror, gjersa një natë, i përpirë nga pamja, rrëshqet dhe thyen këmbën.
Publisher: Toena
Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më të mira të letersisë sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.
Publisher: Pika pa Siperfaqe
Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?
Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht.