Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Klubi Karavasta, Maks Velo
  • Klubi Karavasta, Maks Velo

Klubi Karavasta, Maks Velo

Toena

Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha.

3,21 CHF
2,89 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Klubi Karavasta
Origjinali: Klubi Karavasta
Gjinia: Novelë
Autori: Maks Velo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 72
Pesha: 0.111 kg.
ISBN: 978-99943-1-4245-5-6

Fragment nga libri

Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha.

Ishte një bllok banesash, gjithsej dymbëdhjetë pallate trekatëshe të ngritura në mes të fushës. Kishte dhe dy dyqane të ndërtuara më vonë, njëri ushqimor dhe tjetri me artikuj industrialë. Në mes të hapësirës si për t'i lidhur ishte formuar një lulishte e rrumbullakët. Lulishtja ndahej nga pjesa tjetër vetëm nga një bordurë betoni, se asnjëherë kurrkush nuk kishte mbjellë bar apo lule.

Vetëm dy ditë para inaugurimit, para tridhjetepesë vjetësh ishin mbjellë dy plepa dhe katër shelgje lotues. Bari rritej vetë dhe vetëm gjashtë pemët dhe bari i egër përbënin tërë inventarin e lulishtes. Anës kishin vënë katër stola betoni. Po të mendoheshe përse i quanin pallate këto banesa të mjera nuk mund t'i jepje përgjigje. Me siguri ky epitet kishte mbetur që pas dyzetepesës kur u ndërtuan në kryeqytet katër banesa dykatëshe me qerpiç.

Mbi autorin

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi kaloi fëmijërinë. Pasi mbaroi gjimnazin, vazhdoi studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e inxhinierisë së ndërtimit. Më pas u specializua për arkitekturë dhe në vitin 1960 mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Vite më vonë punoi pranë byrosë së projektimit të Tiranës.

Vitet '78-'79 përkojnë me periudhën më të vështirë të jetës së tij, kohë kur u arrestua dhe u dënua me dhjetë vjet burg. Maks Velo është autor i një sërë botimesh, si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", "Jeta ime në figura" etj. Është një ndër figurat më të kompletuara si artist, pasi krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë, sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Detajet e librit
9789943142456
9789943142456
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Princi

Fryma, tregime bashkëkohore në gegnisht

Ndër ta, emna të mirënjohun për letërsinë bashkëkohore shqiptare, me botime e publikime, prani letrare të dendun nëpër kanalet letrare të rrjeteve sociale, si dhe tjerë me shtytje të herëhershme për me shkruejtë në këtë zhanër. 
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001795

Botuesi: Te tjere

Ese ndervetjake, Arben Orhani

...esenë e gjykoj ndonjëherë si argëtim, bisturi mendore për pastrim mendësish e kulturash, rrëfim, monolog, vare e shpatë, armë vetëpastruese, budallallëk e kotësi, artikulimin më të thjeshtë të mundshëm për të gjetur të ngjashëm me pjesë të vetes, rast për t'iu shmangur dakordrënies me veten e djeshme, ndonjëherë edhe m
9,63 CHF 10,70 CHF
More
In Stock

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Rrëfej unë, gruaja, Mimoza Kuchly

Kur lexon librin me tregime «Rrëfej une, gruaja» zhytesh në një gjelbërim thellësish marramendëse, në misteret e hapësirave metafizike të paeksploruara të vetënjohjes, të flirtit me veten që zgjon sensualitetin, të preludit të gjëndjes shpirtërore në prag-dashurinë e papritur, apo të vetë dashurisë si emocioni më sublim e më kompleks i qënies njerëzore.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Statusi i qenit, Teodor Laço

Nga shumë përcaktime që mund të më vijnë në mendje, duke medituar për rolin e humorit në moralin e shoqërisë dhe të individit, do të parapëlqeja t'i quaja një trokitje në portën e katarsit. Sigurisht për atë shoqëri dhe individ që është i vetëdijshëm dhe e pranon domosdoshmërinë dhe dobinë e katarsit.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002068

Botuesi: Onufri

Novela, Martin Camaj

Në këtë botim përfshihen novelat: Katundi me gjuhë të fshehtë, Rrungaja në Mars, Gjon Gazulli, Jesminë, Bigami, Pishtarët e natës dhe Shkundullima.  
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2093

Botuesi: Onufri

Tregime, Martin Camaj

Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ne gjendje