Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Fjala e fundit e Sokrat Bubës, Thanas Medi
  • Fjala e fundit e Sokrat Bubës, Thanas Medi

Fjala e fundit e Sokrat Bubës, Thanas Medi

Toena

Ky roman është skanim i një të shëndetshmi dhe jo autopsia e një të vdekuri. Një roman të dashurisë së pamundur, e quan vetë autori.

8,56 CHF
7,70 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjala e fundit e Sokrat Bubës
Origjinali: Fjala e fundit e Sokrat Bubës
Gjinia: Roman
Autori: Thanas Medi
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2022
Fq. 322
Pesha: 0.417 kg
ISBN: 978-99943-1-84-1
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Fjala e fundit e Sokrat Bubës” i autorit Thanas Medi është një roman që nuk lexohet, por shikohet si një film.Davarit mjegulla të vjetra dhe krijon mjegulla të reja joshëse.Një sagë për jetën e vllehëve, ndoshta komuniteti më magjik i Ballkanit.

Vllehët nga vetë natyra janë të mbuluar me një misticizëm, jo gjithnjë të deshifrueshëm, sa nga historia e kombit të tyre pa atdhe, po aq edhe nga gjeni i fortë i mbijetesës mes popujsh e vendesh që jo gjithnjë qenë mikpritës e dashamirës.Ky roman është skanim i një të shëndetshmi dhe jo autopsia e një të vdekuri. Një roman të dashurisë së pamundur, e quan vetë autori.

Detajet e librit
978999431841
978999431841
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Tregime të rinisë, Alion Çaçi

Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimtari i madh, Arben Dedja

Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:"A janë (të gjitha) tregime?"
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Valixhja e shqyer, Visar Zhiti

"Valixhja e shqyer" është libri më i fundit i shkrimtarit Visar Zhiti, tregime të shoqëruara me vizatime nga Atjon Zhiti, atë e bir së bashku, botim i porsa dalë nga shtëpia botuese "OMSCA-1". I veçantë dhe tërheqës për përmbajtjen dhe "historinë" e vet, album bardhë-e-zi ndërkohë, një pleksje moderne, që përçon ndër të tjera kumtet dhe emocionet e...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Portrete pa kornizë, Ajkuna Dakli

Është si deti. Kur kalon bregun të kridhesh në ujë, shtrin krahët dhe noton, megjithëse thellë në ndër- gjegje e di se nuk mund të shkosh shumë larg dhe nuk mund të notosh përgjithmonë. Por kur shkel në breg ndodh magjia e shpresës.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë burgu, Fatos Lubonja

Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Statusi i qenit, Teodor Laço

Nga shumë përcaktime që mund të më vijnë në mendje, duke medituar për rolin e humorit në moralin e shoqërisë dhe të individit, do të parapëlqeja t'i quaja një trokitje në portën e katarsit. Sigurisht për atë shoqëri dhe individ që është i vetëdijshëm dhe e pranon domosdoshmërinë dhe dobinë e katarsit.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Universi së prapthi, Moikom Zeqo

Rrëfimet në prozë të Moikom Zeqos janë një kopsht i madh erudicioni, kulturash dhe qytetërimesh. Të gjitha vihen në një fill të përbashkët, edhe kur kjo duket e paimagjinueshme. E bën këtë me lëhtësinë e një magjistari, që kërcen dhe lëviz nëpër shekuj e hapësirë si në kopshtin e vet.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar