Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Normat zakonore juridike te Shqiperise ne Kanunin e Lek Dukagjinit, Salvatore Vilari, vol. 2
  • Normat zakonore juridike te Shqiperise ne Kanunin e Lek Dukagjinit, Salvatore Vilari, vol. 2

Normat zakonore dhe jeta shoqërore në Kanunin e Lek Dukagjinit, Salvatore Vilari, vol. 2

OMBRA GVG

Kanuni në përgjithësi shërben për të shprehur, më tepër se normat që përmbahen në një kod të shkruar apo të përcjellë ndër breza, gjithë tërësinë e normave zakonore sipas të cilave është rregulluar jeta e popullatave të malësisë së Shqipërisë së Veriut.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Normat zakonore juridike të Shqipërisë në Kanunin e Lek Dukagjinit, vëllimi i dytë
Origjinali: Le consuetudini giuridiche dell'Albania – il Kanun di Lek Dukagjin
Gjinia: Histori, kulturë
Autori: Salvatore Vilari
Shqipëroi: Qemal Veliaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2012
Fq. 240
Pesha: 0.285 kg.
ISBN: 978-9928-06-044-0

Koment nga autori

Kanuni në përgjithësi shërben për të shprehur, më tepër se normat që përmbahen në një kod të shkruar apo të përcjellë ndër breza, gjithë tërësinë e normave zakonore sipas të cilave është rregulluar jeta e popullatave të malësisë së Shqipërisë së Veriut. Malësori, cilitdo bajrak apo fis t'i përkasë, kur pyetet mbi një institucion të caktuar, tregon elementët e tij dhe thotë "Kështu e don Kanuni".

... I gjithë territori ku ka fuqi Kanuni, i përket dy degëve të Dukagjinëve. Normat zakonore që ekzistonin në të dy pjesët, të përcjella nga ati tek biri, u rimorrën, u bashkërenduan dhe u bënë të respektohen nga Leka lll, më i shquari i Dukagjinëve, qoftë për këtë vepër të tij e qoftë për luftën e ndërmarrë kundër Venedikut dhe kundër turqve, e jo më pak i shquar për dhuntitë e mëdha të tij si organizator dhe ligjvënës.

Prandaj, nuk ngjan se mund të ketë vlerë të themeltë pikëpamja se, duke u përpjekur të mos i njihet Aleksandër Dukagjinit autorësia e Kanunit, nuk arrihet të saktësohet autori i ripërpunimit të atyre parimeve.

Në themel të punës ka qenë lënda e Kanunit në botimin shqiptar të etërve françeskanë, e pajisur me një hyrje të vlertë të At Gjergj Fishtës, dhe me një përkthim të pabotuar të kapitenit Anxhelo Antiko.

Për sa ka qenë e mundur, kemi mbledhur nga burime gojore të njerëzve, krerë dhe malësorë vendas, të dhëna mbi tërësinë dhe mbi pjesë të veçanta të Kanunit të përcjella ndër breza dhe mbi normat e tjera që bashkë me të përbëjnë tërësinë e normave zakonore vendore.

Një ndihmë e madhe për mua kanë qenë bisedat e zhvilluara me Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Maliq Bushatin, Tefik Mborjen, Terenc Toçin, Emin Toron, Petraq Pepon, Markagjonët, Zef Kadaren, At Zef Valentinin.

Detajet e librit
9789928060440
9789928060440
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001096

Botuesi: Cabej

Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli

Libri nënvizon risinë e termit neostandard, tregues i tejkalimit të gjendjes së ngurtësuar, që nënkupton zakonisht vetë koncepti standard. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve të shqipes dhe shqipes standarde përbëjnë një nga argumentet më të rrahura të debatit kulturor në Shqipëri, këta 20 vitet e fundit.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2537

Botuesi: Te tjere

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Lekë Dukagjini ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit. 
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000232

Botuesi: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Në botën e arbëreshëve të Italisë, Eqrem Çabej

Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë arbëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe.
765 Lekë 850 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Normat zakonore dhe jeta shoqërore në Kanunin e Lek Dukagjinit, Xhuzepe Kasteleti, vol. 1

Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë se normat zakonore të tij janë shprehje e brendshme dhe e vetvetishme e vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar