Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
shtate vjet prolog, ledi shamku-shkreli
  • shtate vjet prolog, ledi shamku-shkreli

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

SKU000425
Cabej

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë ndryshe?

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 6,34 CHF Up to 19,02 CHF
6,42 CHF
5,78 CHF Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtatë vjet prolog, rravgime sociolinguistike në lëmë të shqipes
Origjinali: Shtatë vjet prolog, rravgime sociolinguistike në lëmë të shqipes
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Ledi Shamku – Shkreli
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2005
Fq. 170
Pesha: 0.214 kg
ISBN: 978-99927-33-62-4

Fragment nga libri

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë ndryshe?

A kemi zbritur të mësojmë cilat janë prirjet vetëstrukturuese të shqipes pas rënies së mureve, punë parësore dhe thelbësore kjo, para se t'u nxirret karton i kuq fjalëve apo shprehjeve që gjuhëtarët shpresojnë t'i dëbojnë nga gjuha, por vetëm dëshpërohen kur ato mbeten aty kokëforte?

Mbi autoren

Ledi Shamku – Shkreli, lindur në Tiranë në 1971, ka kryer studimet për gjuhësi në Universitetin e Tiranës dhe është specializuar në Universitetin e Bolonjës për sociolinguistikë, lëmi i saj i studimit dhe disiplinë e re në Shqipëri, e cila heton ndikimet e ndërsjella midis gjuhës dhe shoqërisë dhe pasqyrimin e tyre në kulturën masive.

Aktualisht është punonjëse shkencore në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe po punon doktoraturën me temë "Prirje vetëstrukturuese të shqipes bashkëkohore". Pos librit që keni në dorë, ka botuar "Procese të ndikimit italian mbi shqipen" (Botime Njeriu, 1999) dhe përkthimin e "Kursi i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure (Botime K & B, 2002).

Është themeluese në prill 2005 e Rrethit Gjuhësor të Tiranës, i cili në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Monumenteve dhe Botime Çabej ka marrë nismën e botimit të këtij gjerdani librash "Excipere", i cili synon ringjalljen e disa teksteve themelore të kulturës shqiptare dhe botërore nga lëmi i gjuhësisë.

Detajet e librit
Cabej
SKU000425
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Struktura etike e të drejtës zakonore shqiptare, Kazuhiko Yamamoto

Që në fillimet e shkrimeve të tij, Kazuhiko Yamamoto shtronte pyetjen: struktura etike e Kanunit: a përbën ai formën fillestare të etikës në shoqërinë njerëzore? Dhe nga analiza shkencore krahasuese autori arrin të japë përgjigje pozitive, duke e parë në lidhje të ngushtë me shoqërinë pa autoritet shtetëror
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.
7,22 CHF 8,03 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Historia e filatelisë shqiptare, Thimi Nika

Thimi Nika është koleksionist. Koleksionon pulla dhe histori postare shqiptare (ka marrë pjesë në disa ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit); koleksionon piktura (ka çelur pesë ekspozita pikture); koleksionon gjithashtu monedha e kartëmonedha shqiptare, kartolina dhe fotografi shqiptare.
28,89 CHF 32,10 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Antropologji e Kanunit, Nebi Bardhoshi

Antropologjia e Kanunit, paraqet dhe problematizon debatin teorik në dijet sociale, kryesisht në antropologjinë e së drejtës. Duke u fokusuar te kanuni, e drejta zakonore, autori shqyrton raportet pushtet-dije në mendimin antropologjik, përthyerjen e këtij raporti në jetën e përditshme.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...
38,52 CHF 42,80 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001096

Botuesi: Cabej

Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli

Libri nënvizon risinë e termit neostandard, tregues i tejkalimit të gjendjes së ngurtësuar, që nënkupton zakonisht vetë koncepti standard. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve të shqipes dhe shqipes standarde përbëjnë një nga argumentet më të rrahura të debatit kulturor në Shqipëri, këta 20 vitet e fundit.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje