Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Studime shqiptare, Johan Georg von Hahn
  • Studime shqiptare, Johan Georg von Hahn

Studime shqiptare, Johan Georg von Hahn

IDK

Këto fletë janë rezultat i një pune katërvjeçare. Megjithatë këto fletë përmbajnë vetëm copëza, asgjë të përfunduar komplet. Për të përmbledhur të kaluarën dhe të sotmen e Shqipërisë në një tablo të madhe duhen forca dhe mjete të tjera, nga ato që ka patur në dispozicion autori.

1 500 Lekë
1 350 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Studime shqiptare
Origjinali: Albanesische studien
Gjinia: Albanologji
Autori: Johan Georg von Hahn
Shqipëroi: Veniamin DashiAfrim Koçi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2013
Fq. 472
Pesha: 0.711 kg
ISBN: 978-99943-982-5-6

Mbi librin

Vepra e J.G.fon Hahn-it "Studime Shqiptare", e shkruar dhe e botuar në Gjermani në vitin 1949, konsiderohet si një nder veprat themelore dhe themeluese të studimeve shqiptare (albanologjise). Po ndonëse ajo vazhdon të citohet pareshtur, në fakt deri më sot janë të pakë ata që e kanë lexuar dhe mund t'i referohen asaj drejtpërsëdrejti.

Në fakt, në Institutin e Historisë ekziston prej vitesh një dorëshkrim me një përkthim të bërë nga një figurë fatkeqësisht e mbetur e panjohur për publikun, siç është Veniamin Dashi, koleg me Eqrem Çabejn dhe Aleks Budën, por që pas Luftës së dytë Botërore mbeti në hije për "arsye biografike".

Por, ky variant përkthimi është tejet i cunguar për arsye biografie. Prej tij, ishin shkurtuar në mënyrë selektive nga Instituti i Historisë së asaj kohe, pothuajse gjysma e librit (350 nga 800 faqet e librit). Në botimin e përgatitur nga IDK, që ka marrë për bazë përkthimin e V.Dashit, këto faqe janë përkthyer nga përkthyesi i mirënjohur Afrim Koci.

E gjithë kjo do të thotë se deri më sot, duke përjashtuar ata pak që kanë mundësi t'i referohen veprës origjinale në gjermanisht, pjesa më e madhe e studiuesve i janë referuar një vepre deri diku të falsifikuar.

Nga ana tjetër, s'kemi të bëjmë thjeshtë me një vepër me rëndësi historike. "Studime Shqiptare" është një vepër e shkruar mjaft bukur që lexohet me mjaft kënaqësi, dhe ç'është më e rëndësishmja, ka vlera të mëdha sepse ndihmon që nëpërmjet së shkuarës, të kuptojmë më mirë shumë nga problematika e sotme shqiptare.

Vepra është e ndarë në gjashtë pjesë kryesore:
Pjesa e parë dhe hyrëse, përmban një vështrim të përgjithshëm gjeografiko-etnografik të shqiptarëve dhe të vendit te tyre.
Pjesa e dytë, mjaft interesante, përfshin shënimet e një udhëtimi që Hahni bëri në vitin 1848 anë e mbanë Shqipërisë së asaj kohe, duke na dhënë një tablo mjaft realiste dhe tërheqëse të realitetit të kohës.
Pjesa e tretë, përfshin një tablo etnografike, ku përshkruhen zakonet e krahinave të ndryshme ku banonin shqiptarët.
Pjesa e katërt, ka të bëjë me historinë e popullit shqiptar, duke ndalur në historikun e hollësishëm të mjaft vendeve e qyteteve në krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Pjesa e pestë, i kushtohet mitologjisë së shqiptarëve, duke kërkuar njëkohësisht shpjegimin, krahasimin dhe rrënjët e çdonjërit prej miteve.
Pjesa e gjashtë, që titullohet "Alfabeti i shqipes" na jep një tablo interesante të të gjithë përpjekjeve të deri atëhershme për të shkruar gjuhën shqipe.
Pjesa e shtatë dhe e fundit, i rikthehet dhe njëherë historisë së shqiptarëve.

Pra kemi të bëjmë me një vepër me një gamë të gjerë tematike, ku ndërthuret kompetenca shkencore e një dijetari skrupuloz si J.G. fon Hahn, me talentin vëzhgues të një humanisti që e njeh mjaft mirë botën shqiptare, duke jetuar gjatë mes tyre, në cilësinë e konsullit austriak në Janinë.

Vepra "Studime Shqiptare" ka për të ngjallur një interes mjaft të madh, duke na zbuluar me ngjyra mjaft të gjalla por dhe realiste, një pjesë të rëndësishme të së shkuarës sonë, tej vellos se deformimeve që ajo ka pësuar nga largësia e kohës.

Për përgatitjen e kësaj vepre që kërkon një seriozitet të madh profesional është angazhuar një ekip profesionistesh. Kështu krahas dy përkthyesve të mirënjohur, redaktor i librit është prof. Ethem Lika, gjuhëtar dhe ish-rektor i Universitetit te Tiranes. Konsulente shkencore Anila Omari, korrektor z. Ramazan Vozga, punonjës ne Biblioteken Kombëtare.

Vepra e J.G. fon Hahn-it "Studime Shqiptare" është jo vetëm një ndër veprat themelore të studimeve shqiptare, por madje konsiderohet si një ndër themelueset e tyre. Kjo vepër ka një rëndësi tejet të veçantë historike dhe kulturore. Gjithashtu, vlen të theksohet dhe kontributi i saj i madh për kulturën shqiptare.

Fragment nga parathënia

Këto fletë janë rezultat i një pune katërvjeçare. Megjithatë këto fletë përmbajnë vetëm copëza, asgjë të përfunduar komplet. Për të përmbledhur të kaluarën dhe të sotmen e Shqipërisë në një tablo të madhe duhen forca dhe mjete të tjera, nga ato që ka patur në dispozicion autori. Prandaj atij i është dashur të kufizohet vetëm me bërjen e skicave të thjeshta të kësaj tabloje.

Autori e krahason veten me një udhëtar, që fati e ka çuar në një vend të artë. Këtu zgjedh dhe mbledh ai disa fara të arta në rrugë e sipër, atje nxjerr ai pak gurë mineral nga një shkëmb, ose lan një dorë rëre të perzier me flori dhe në kthim ja vë në dispozicion provat e mbledhura profesionistëve për kontroll.

Detajet e librit
9789994398256
9789994398256
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Antropologjia etnike e shqiptarëve, Aleksander Dhima

Synimi i kësaj monografie është analiza e materialit të deritanishëm mbi antropologjinë etnike të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre me përdorimin e metodave bashkëkohore: historiko – shoqërore (vjetërsia e vendbanimeve, institucionet politike që kanë siguruar ekuilibrin social në kohë dhe hapësorë).
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000232

Botuesi: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Tej prologut, shqipja dhe çështje të metodës, Ledi Shamku – Shkreli

Studiuesit e shqipes sot kanë mundësinë t’i zbatojnë të gjitha metodat studimore të cilave iu desh një shekull të thadroheshin. Preskriptivizmi duhet t’i takojë të shkuarës edhe në studimet tona mbi repertorin e shqipes. Didaktikat tona shkollore kanë po ashtu kaq nevojë për vrojtimet e drejtpërdrejta të përdorimeve gjuhësore.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Shqiptarët, nga mesjeta deri në ditët tona, Peter Bartl

E megjithatë kjo nuk e ndryshon aspak faktin që në historinë e Shqipërisë mbeten shumë gjëra të errëta, duke filluar nga problemi i etnogjenezës, duke vazhduar me Mesjetën (sa shqiptare ka qenë Shqipëria?), për të arritur në kohën turke dhe në historinë më të re, ku herë-herë nuk njihen madje as datat e lindjes së politikanëve kryesorë (shembuj: Pandeli...
810 Lekë 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë e toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001946

Botuesi: Botart

Periudha hipotetike ne gjuhen shqipe, Maximilian Lambertz

"Në këtë punim shihet qartë se Lamberci kishte arritur që atëherë ta njihte shumë mirë shqipen. Kjo e ka lejuar të zbulojë e të vërë në dukje edhe vlerat e ngjyrimet stilistike të fjalive kushtore. Krahasimet me gjuhët romane, veçanërisht me rumanishten, si dhe me greqishten e vjetër e të renë i japin këtij punimi një vlerë
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje