- Ka mbaruar

Banner
Synimi i kësaj monografie është analiza e materialit të deritanishëm mbi antropologjinë etnike të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre me përdorimin e metodave bashkëkohore: historiko – shoqërore (vjetërsia e vendbanimeve, institucionet politike që kanë siguruar ekuilibrin social në kohë dhe hapësorë).
Titulli: Antropologjia etnike e shqiptarëve
Gjinia: Studime albanologjike
Autori: Aleksandër Dhima
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2017
Fq. 574
Pesha: 0.867 kg.
ISBN: 978-9928-236-14-2
Synimi i kësaj monografie është analiza e materialit të deritanishëm mbi antropologjinë etnike të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre me përdorimin e metodave bashkëkohore: historiko – shoqërore (vjetërsia e vendbanimeve, institucionet politike që kanë siguruar ekuilibrin social në kohë dhe hapësorë); demografike (cikli i lidhjeve martesore, lëvizjet migruese); antropobiologjike (tiparet matëse dhe përshkruese, grupet e gjakut, shenjat gishtore); mjekësore (epidemitë masive, gusha, distrofia); ekologjike (mjedisi jetësor) dhe antropologjia "në shtëpi" (zhvendosjet kohore të tipareve të natyrave të ndryshme nga e kaluara në të tashmen e lëvizshme).
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Te tjere
Antropologjia e Kanunit, paraqet dhe problematizon debatin teorik në dijet sociale, kryesisht në antropologjinë e së drejtës. Duke u fokusuar te kanuni, e drejta zakonore, autori shqyrton raportet pushtet-dije në mendimin antropologjik, përthyerjen e këtij raporti në jetën e përditshme.
Referenca: SKU001837
Botuesi: Botart
Titulli: Studime për fjalën shqipeOrigjinali: Studime për fjalën shqipeGjinia: GjuhësiAutori: Valter MemishaShtëpia botuese: BotartViti: 2011Fq. 304Pesha: 0.393 kgISBN: 978-9928-4015-9-5
• Libra të shenjtë në dorëshkrime në membranë, Antimus Alexoudes.• Dorëshkrimi greqisht (en grec) nga Berati i Shqipërisë Codex Purpureus, Pierre Batiffol.• Kodiku i manastirit të shën Kozmait, Llambrini Mitrushi.
Botuesi: Përpjekja
Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në...
Referenca: SKU001032
Botuesi: Dituria
Vepër monografike me karakter sintetizues, ku janë paraqitur rezultatet më të qëndrueshme të kësaj disipline shkencore, të arritura me përpjekjet e përbashkëta të gjuhëtarëve nga shumë vende të botës.
Referenca: SKU000421
Botuesi: Cabej
Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.
Botuesi: Naimi
Autori i librit më të ri në gjuhën shqipe, me titullin shenjues Urat e Arbërit: filologu, gjuhëtari, antropologu, historiani i letërsisë Francesco Altimari prej dekadash është një emër ndaj të cilit mund të mbishkruhet në mënyrë dinjitoze vetë emri i albanologjisë bashkëkohore, si një tërësi dijesh e shkencash të identitetit shqiptar.
Botuesi: Naimi
Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".
Referenca: 2123
Botuesi: Te tjere
Merita në këto dy libra qëndron edhe se, nëse lexuesi mund të nisë e të lodhet nga analiza e fjalëve të vjetra, ai gjen herë-herë midis kapitujve të pandarë disa analiza etimologjike mbi emra dhe toponime të njohura, të cilat e çlodhin atë.
Referenca: 2584
Botuesi: Plejad
Kolec Topalli punon prej gati 40 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore "Doktor i Shkencave" (1992) dhe "Drejtues Kërkimesh – Profesor" (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave.
Ndaj dhe ai jep mendimet e tij për mjaft fjalë e morfema, duke pretenduar se ndjek metodat shkencore e tërësisht të pavarura nga ndjenja atdhedashurie e patriotizmi. Fryma e tij kritike si në krahun “zyrtar” (Cabej, etj), ashtu edhe atë të kundërt (Dalipaj, etj) e bën atë të padëshirueshëm për shumicën e atyre që merren me gjuhësinë e krahasuar dhe...
Referenca: 2881
Botuesi: Plejad
Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.
Referenca: SKU000294
Botuesi: Cabej
Botimi anastatik i Fjalorit të Gjuhës Shqipe të vitit 1954 përkon me 50-vjetorin e daljes në dritë të tij. Në të vërtetë 50-vjet janë shumë pak për të ndërmarrë një botim anastatik të një vepre; por vlerat e këtij Fjalori, pre e letargjisë disadhjetëvjetshe, e bëjnë të domosdoshëm rizgjimin e plotë të tij.
Botuesi: Botimet Dudaj
Monografia "Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik" hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në...
Synimi i kësaj monografie është analiza e materialit të deritanishëm mbi antropologjinë etnike të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre me përdorimin e metodave bashkëkohore: historiko – shoqërore (vjetërsia e vendbanimeve, institucionet politike që kanë siguruar ekuilibrin social në kohë dhe hapësorë).