Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja
  • Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

SKU001097
Cabej

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.

11,69 
10,52  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjaluer kritik i shqipes
Origjinali: Fjaluer kritik i shqipes
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Mustafa Kruja
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2008
Fq. 320
Pesha: 0.436 kg
ISBN: 978-99956-35-00-3

Mbi librin

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.

Dhe ata zgjodhën drejt ta fitonin sfidën e qytetërimit të mendimit përmes gjuhës duke i shërbyer mugullimit të shqipes, pra përmes plotësimit të mozaikut të shprishur gjuhësor. Përzgjedhja e këtij shtegu besojmë se shpjegon edhe pjerrjen e vetishme të Krujës, politikan e shtetar, për kah lami i gjuhësisë, e veçanërisht nga ai i leksikografisë e gramatologjisë.

Në këto lamij ai zgjodhi njimend një rrugë të vështirë, ngaqë vendosi të pastrojë me kujdes çdo gurëz të hallakatur e të nxirë të këtij mozaiku e t'i gjejë vendin e vet në tablonë e madhe. Ndërkohë që edhe tabloja vetë kërkonte të zgjanonte konturet e saj, pasi Shqipëria më në fund kish një shtet dhe shteti do duhej të qe dorëzanë i procesi qytetërues.

Mundime të tilla nuk kanë çmim dhe shpërblesa e tyre shkon në fakt in re ipsa, pra shkon në vetë rendin e filozofisë mbi shqipen e përbashkët. Sot trashëgojmë filozofinë gjuhësore të Krujës jo thjesht si dije por si dorëzani, si dritë e si shtysë për ti kthyer gjuhës aktuale njomshtinë që i mungon.

Mbi autorin

Mustafa Kruja lindi në Krujë më 15 mars 1887, ku ndoqi edhe shkollën fillore. Më pas vijoi në gjimnazin e Janinës. Përfundoi studimet për shkenca politike në Universitetin "Mylkije" të Stambollit më 1910. Qe pjesmarrës në Kuvendin e Vlorës dhe njëri prej nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë.

Prefekt në Vlorë, sekretar i parë i qeverisë së Ismail Qemalit dhe inspektor arsimi në Elbasan. Më 1914 përkrahu Vidin e një vit më pas u arrestuar nga Esad Toptani dhe u burgos në Itali. Pas lirimit në 1917, punoi në Romë si kryredaktor i gazetës "Kuvendi" deri në mbajtjen e Kuvendit të Durrësit ku u emërua Ministër i Postë – Telegrafit deri më 1919.

Deputet në vitet 1921 – 1922, u largua më pas në Jugosllavi si organizator i kryengritjes së marsit 1922. Erdhi në atdhe në qershor 1924 dhe u emërua nga Fan Noli prefekt në Shkodër. Me riardhjen e Zogut emigroi në Zarë të Dalmacisë ku iu kushtua fort studimeve gjuhësore. Pas pushtimit u rikthye në vend si një nga 4 senatorët e Mbretërisë Italiane.

Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme më 1941 dhe Ministër i Drejtësisë më 1942. Gjatë kësaj kohe themeloi Institutin e Studimeve Shqiptare duke e shndërruar atë në pol të rëndësishëm të studimeve albanologjike. Në tetor 1944 u largua drejt Vjenës dhe e kaloi në mërgim pjesën e mbetur të jetës (Austri, Itali, Egjipt, Francë, SHBA) duke iu përkushtuar memuaristikës dhe studimit të gjuhës shqipe. Vdiq më 27 dhjetor 1958 në Nagara Falls (SHBA).

Detajet e librit
Cabej
SKU001097
9789995635003
9789995635003
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.
11,69  12,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Normat zakonore dhe jeta shoqërore në Kanunin e Lek Dukagjinit, Xhuzepe Kasteleti, vol. 1

Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë se normat zakonore të tij janë shprehje e brendshme dhe e vetvetishme e vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato.
9,35  10,39 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2117

Botuesi: Toena

Kanuni i Labërisë

Populli i Labërisë, sikurse i gjithë populli shqiptar, i shquar për atdhedashuri e trimëri, ka bërë qëndresë shekullore dhe luftëra kundër pushtuesve të huaj për liri e pavarësi kombëtare, për të ruajtur vetëqenien, identitetin kombëtar, gjuhën, zakonet e traditat e veta kulturore të trashëguara nga paraardhësit e tyre ilirë
11,69  12,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...
46,75  51,95 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001947

Botuesi: Botart

Posta e Shqypnies, Maximilian Lambertz

Gazeta "Posta e Shqypniës" u botua në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht. Ajo doli në qytetin e Shkodrës me lejen dhe urdhrin e Komandës së Lartë Ushtarake të Austro - Hungarisë, pasi u themelua Komisia Letrare e Shkodrës. Ky organ botohej nga Shtypshkronja Françeskane e fretërve minorë dy herë në javë dhe si drejtues ishte Gjergj Fis
5,84  6,49 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.
10,52  11,69 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001852

Botuesi: OMSCA-1

Shkrime historike, Mustafa Merlika Kruja

Ky libër përfshin punimet më të rëndësishme të Mustafa Krujës si: "Historia e faraonëve - Egjypti i Vjetër", "Pellazgët, ilirët, shqiptarët", "Jeta e burrave të shquem - Pirro i Epirit" (përkthim nga vepra e Plutarkut), "Historij e Skënderbeut", "Ali Tepelena" etj.
10,52  11,69 
More
Ka mbaruar