Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Hollywood, Charles Bukowski
  • Hollywood, Charles Bukowski

Hollywood, Charles Bukowski

Pegi

Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hollywood

Origjinali: Hollywood

Gjinia: Roman

Autori: Charles Bukowski

Shqipëroi: Iris Sojli

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2019

Fq. 240

Pesha: 0.372 kg

ISBN: 978-9928-310-00-2

Mbi librin

Sikur dikush t’i kishte thënë Henri Çinaskit se një ditë do të shëtiste me një BMW të hatashme, mes bulevardeve të Hollivudit, apo që do ta shoqëronin me një limuzinë, në premierën e filmit, skenarist i të cilit do të ishte ai, me siguri do t’i ishte përgjigjur: “ Plako, paske pi’ shumë.” Në romanin “Hollywood”, Henri Çinaski, alteregoja e Bukowski-t, tashmë i famshëm, ftohet të përshtatë në skenar filmi një libër të tij gjysmëautobiografik. 

Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë. Në këtë botë, ideali artistik i librit dhe i filmit ka humbur për shkak të parasë dhe Çinaski mezi arrin të ndjekë ritmet e çmendura të jetës hollivudiane. Romani bazohet në përvojën e vërtetë të Bukowski-t si skenarist i filmit “Barfly”. 

Me stilin e tij realist dhe të ftohtë, Bukowski çjerr maskën e përciptë të botës së spektaklit, makutërinë pas parasë dhe hipokrizinë e shkëlqimit të rremë. Te “Hollywood”, plaku i ndyrë Bukowski është në gjendjen e tij më të kthjellët. Romani është plot me sharje, seks dhe alkool. Megjithatë, ndërmjet gjithë këtyre, ai gjen momente të vërtetash për gjendjen njerëzore. 

Kritika

Bukowski vëzhgon absurditetin e skenave kalimtare me syrin e stërvitur të një spektatori të teatrit grotesk dhe nuk ka iluzione se mund të bjerë më poshtë se kaq në jetë. 

                                                                                      The New York Times 

“Hollywood” është një roman tërheqës dhe elegjiak, poeti e hedh vështrimin te këmbëngulja dhe pashmangshmëria e Ëndrrës Amerikane. Në Amerikë, po punove fort, po e lërove atë arën metaforike, po e bëre punën tënde, atëherë suksesi është i sigurt. 

                                                                                      Los Angeles Times 

Si në gjithë romanet e Bukowski-t, edhe “Hollywood” është i mbushur me emocione të vërteta, vlerësime të ndershme dhe një prozë therëse, të pakompromis e pa mediokritet. 

                                                                                     Dactyl Review

Detajet e librit
9789928310002
9789928310002
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Emancipimi i gruas, Charles Bukowski

A po shkruan Barney? Ta merr mendja. Shkruaj gjithë kohën e lume. A nuk ta ndërpresin punën adhuruesit? Jo, ore, ngandonjëherë femrat më gjejnë, ama ato nuk qëndrojnë gjatë. A po të shiten librat?
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001487

Botuesi: Skanderbeg Books

Lamtumirë Lolitë, Melissa P

Gjashtëmbëdhjetë vjeçe, një ditar, zbulimi i një bote të re dhe të ndryshme: trupi i vet prej adoleshenteje, udhëtim në kërkim të vetvetes përmes seksit, dëshira për ta mbërthyer atë ndjenjë gjithnjë të pakapshme, siç është dashuria.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000967

Botuesi: Dituria

Dashnori, Marguerite Duras

Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000973

Botuesi: Dituria

Dashnoret, Padraig Standun

Tom Konëri sapo është kthyer në shtëpi nga Dublini. Ai ka qenë atje për t'i kërkuar qeverisë më shumë punë dhe bukë për ishullorët që ai përfaqëson. Me t'u kthyer kujdestarja e shtëpisë së tij, Marioni e njofton që është shtatzënë dhe pret një fëmijë prej tij.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
In Stock

Referenca: SKU000968

Botuesi: Dituria

Dashuri pa rezistence, Gilles Rozier

Dashuria mes një ushtari çifut dhe një francezeje që jep leksione gjermanishteje. Lufta II Botërore. Romani përshkruan një Francë pa rezistencë, që i nënshtrohet historisë dhe dëshirave mes heroizmit të mjegullt dhe pasivitetit.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Posta, Charles Bukowski

"Posta", romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Bukë me sallam, Charles Bukowski

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Bukë me sallam, Charles Bukowski

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Posta, Charles Bukowski

"Posta", romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje