• Banner

Fobite, nje udherrefyes i plote, Gregory P. Korgeski
  • Fobite, nje udherrefyes i plote, Gregory P. Korgeski

Fobitë, një udhërrëfyes i plotë, Gregory P. Korgeski

Mos kini më frikë! Ju nuk duhet të lejoni që fobitë që keni të drejtojnë jetën tuaj. Me anë të librit Udhërrëfyes i plotë për fobitë, ju do të mësoni se si të identifikoni, kontrolloni dhe madje edhe të mposhtni fobitë që mund të pështjellojnë jetën tuaj.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fobitë, një udhërrëfyes i plotë
Origjinali: The Complete Idiot's Guide to Phobias
Gjinia: Psikologji
Autori:Gregory P. Korgeski
Shqipëroi:  Jetmira KërxhaliuArdit Sota
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2011
Fq. 278
Pesha: 0.438 kg.
ISBN: 978-9928-103-16-1

Mbi librin

Sigurisht që ju nuk jeni të painformuar. Ju njihni shumë njerëz që kanë fobi: fobi që fillojnë nga frika e të folurit në publik (glosofobia), nga frika nga fluturimi (aviofobia) e deri te frika nga klounët (koulrofobia) – frikëra që mund të ndikojnë seriozisht në jetën tuaj të përditshme.

Mos kini më frikë! Ju nuk duhet të lejoni që fobitë që keni të drejtojnë jetën tuaj. Me anë të librit Udhërrëfyes i plotë për fobitë, ju do të mësoni se si të identifikoni, kontrolloni dhe madje edhe të mposhtni fobitë që mund të pështjellojnë jetën tuaj. Në këtë Udhërrëfyes të plotë ju do të gjeni:

• Një sqarim të plotë për disa qindra fobi dhe për mënyrën se si ato mund të ndikojnë te ju.
• Një vështrim të hollësishëm të shkaqeve të dobive dhe të mënyrave se si këto frikëra arrijnë në mendjen tuaj.
• Informacion të përditësuar për trajtimet e fundit të fobive: desensitivizimin, terapinë bihejviorale kognitive, terapinë psikodinamike dhe medikamentet.
• Një diskutim praktik të frikërave normale të fëmijërisë dhe këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj t'i përballojë ato.
• Këshilla të dobishme për të përballuar problemet më të rënda dhe informacione shtesë për të vlerësuar nevojën për ndihmë profesionale.

Lërini pas fobitë!

• Të kuptosh fobitë ndaj kafshëve, nga gjarpri deri te macet e më shumë.
• Të kontrollosh më mirë frikën nga stuhitë, përmbytjet dhe nga rreziqe të tjera mjedisore.
• Të mësosh të përballosh fobitë mjekësore, siç është frika nga gjaku.
• Të menaxhosh fobitë që përfshijnë individët dhe grupet e mëdha.
• Të mësosh nëse frika e çuditshme që të ka kapluar, është një fobi apo supersticion.
• Të identifikosh dhe të menaxhosh agorafobinë.
• Të mësosh mënyrat më të mira për të menaxhuar fobitë sociale.
• Të ndihmosh fëmijët se si të përballojnë frikën nga errësira, ankthin nga ndarja dhe fobi të tjera specifike për ta.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Ai më kërkon!, Isabelle Filliozat

Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Selfie, Will Storr

Selfie: Uni i unit është një analizë e “vetvetes moderne”, shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike).

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Psikologjia dhe Besimi, Carl Gustav Jung

Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.

Çmimi 560 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Si mendojnë njerëzit e suksesshëm, John C. Maxwell

 Do të mësoni si të kapni kuadrin e gjerë, ndërkohë që fokusoheni te të menduarit. Do të gjeni si të rrisni potencialin krijues, të zhvilloni idetë dhe të nxirrni mësime nga e shkuara për të kuptuar më mirë të ardhmen. Me këto njëmbëdhjetë çelësa për të menduarin më efikas, do ta shihni shumë qartë rrugën drejt suksesit personal. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Të bëjmë përpara, Sheryl Sandberg

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Shkalla magjike drejt suksesit, Napoleon Hill

Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Teoria e Frojdit, Erich Fromm

Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)