- Ka mbaruar

Banner
Në shoqërinë primitive kanë ekzistuar dy tipa të njerëzve të fortë. Njëri prej tyre është udhëheqësi më i fuqishëm dhe i fortë fizikisht se të gjithë rivalët e tij, tjetri është shamani, një besnik i kultit, jo i fortë në vetvete, por për shkak të pushtetit që kanë projektuar për të njerëzit.
Titulli: Psikologjia analitike
Origjinali: Contributions on Analytical Psychology, Collected Works, vol. 7
Gjinia: Psikologji
Autori: Carl Gustav Jung
Shqipëroi: Nurie Kamberi
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2006
Fq. 200
Pesha: 0.262 kg.
ISBN: 978-99943-83-11-6
Nikerboker: Çfarë do të ndodhte në qoftë se Hitlerin, Musolinin dhe Stalinin, të gjithë bashkë do t'i mbyllnin me çelës duke u dhënë për një javë një bukë të zezë dhe një kanë me ujë? Dikush do t'i marrë të gjitha apo do të ndajë bukën dhe ujin?
Jungu: Dyshoj se ata do t'i ndajnë në mes tyre. Hitleri si besim i kultit, me siguri, do të spostohet mënjanë pa u ngatërruar në grindje. Musolinin dhe Stalini, secili me të drejtën e vet personale të udhëheqësit të fuqishëm, sigurisht që do t'ia arrijnë të kenë bukë dhe ujë, por Stalini, si më arrogant dhe i rreptë, me siguri do të marrë gjithçka.
Në shoqërinë primitive kanë ekzistuar dy tipa të njerëzve të fortë. Njëri prej tyre është udhëheqësi më i fuqishëm dhe i fortë fizikisht se të gjithë rivalët e tij, tjetri është shamani, një besnik i kultit, jo i fortë në vetvete, por për shkak të pushtetit që kanë projektuar për të njerëzit. Në këtë mënyrë ai është perandor dhe udhëheqës i komunitetit fetar.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000678
Botuesi: Ideart
Anthony Stevens argumenton se aftësisë largpamëse të Jungut dhe spiritualiteti i thellë i tij kanë ndihmuar shumë njerëz të gjejnë një ngrehinë alternative vlerash kundrejt materializmit të zhveshur, i cili sundon në shoqërinë perëndimore.
Referenca: 2264
Botuesi: Plejad
Zbulimi i Jungut mbi "pavetëdijen kolektive", një trashëgimi e përbashkët psikike e gjithë njerëzimit, arriti të transformojë jo vetëm kuptimin tonë mbi qenien njerëzore, por edhe mënyrën e interpretimit të botës.
Referenca: 2544
Botuesi: Plejad
Ky libër, njëri nga dokumentet kyç të kulturës së sotme bashkëkohore, është rezultati përfundimtar i një periudhe 20 vjeçare studimesh, të kryera nga Jungu në fushën e psikologjisë praktike, në kërkim të veçantive karakterologjike që drejtojnë raportin e individit me botën.
Referenca: 2734
Botuesi: Onufri
Metoda e Lacan – it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhizhkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta".
Botuesi: Fan Noli
Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe e ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror.
Botuesi: Fan Noli
Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.
Botuesi: Fan Noli
Psikologjia individuale e shikon jetën e njeriut si një të tërë duke mbajtur qëndrim ndaj çdo reaksioni, lëvizjeje dhe impulsi të veçantë, si pjesë e shfaqur e një orientimi individual jetësor. Shkenca jonë ka lindur nga domosdoshmëria praktike, sepse me ndihmën e njohurive të caktuara mund të korrigjohen e të ndryshohen orientimet e njerëzve.
Botuesi: OMBRA GVG
Për adoleshentët, Françoise Dolto thotë se janë si karavidhja gjatë shndërrimit, pa zhguall, përballë gjithë rreziqeve dhe me nevojën për të qenë një tjetër. Për t'i ndihmuar në përmbushjen e kësaj metamorfoze, e cila është si një lindje e dytë, F. Dolto, e bija, C. Dolto dhe C. Percheminier kanë shkruar këtë libër.
Referenca: 2937
Botuesi: Toena
Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë.
Botuesi: Pegi
Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.
Botuesi: Fan Noli
Është e natyrshme se kush ka pasur ndonjëherë rastin të interesohet në literaturë e estetëve e të psikologëve se çfarë shpjegimi mund t'i jepet thelbit të shakasë, duhet të pranojë që përpjekjet filozofike nuk e kanë prekur atë në masën që e meriton, falë rolit që luan në jetën tonë shpirtërore.
Botuesi: Fan Noli
Shumica e njerëzve krenohet se zotërojnë në kulm aftësinë për ta njohur natyrën e njeriut dhe do të fyheshin nëse dikush do të vinte në dyshim kompetencën e tyre në këtë fushë, duke propozuar që njohuritë e tyre të verifikohen në praktikë.
Botuesi: Minerva
"Forca e karakterit është një përgjigje bindese dhe e mahnitshme ndaj kultit të fondamentalizmit të IQ-së (koeficienti i inteligjencës). Duckworth na kujton se karakteri dhe këmbëngulja i veçojnë të suksesshmit".
Botuesi: Fan Noli
Në rast se një mjek praktikant psikoanalist pyet veten, se për çfarë vuajtjesh i kërkohet më shpesh ndihmë, atëherë ai, pa marrë parasysh frikën shumëformëshe, duhet të përgjigjet: nga impotenca psikike.
Referenca: 2508
Botuesi: Plejad
Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.
Botuesi: Aeditions
A jemi ndryshe nga të tjerët... apo u përshtatemi atyre? Pse kujtojmë dhe pse harrojmë? Si mund ta matim inteligjencën? Këto pyetje e të tjera syresh janë thelbi i punës së mendimtarëve dhe studiuesve më të mëdhenj në botë në fushën magjepsëse të psikologjisë.
Botuesi: Dritan Tirana
Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.
Botuesi: Fan Noli
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Botuesi: Pegi
• Arti për të fituar miq dhe pushtet• Arti për t'u bërë i paharrueshëm• Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh
Në shoqërinë primitive kanë ekzistuar dy tipa të njerëzve të fortë. Njëri prej tyre është udhëheqësi më i fuqishëm dhe i fortë fizikisht se të gjithë rivalët e tij, tjetri është shamani, një besnik i kultit, jo i fortë në vetvete, por për shkak të pushtetit që kanë projektuar për të njerëzit.