- Ka mbaruar

Banner
Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.
Titulli: 20 e ca, 20 e gjithçka, një guidë për vajzat në çerekun e moshës
Origjinali: 20 something, 20 everything
Gjinia: Psikologji
Autori: Christine Hassler
Shqipëroi: Artan Duka
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2013
Fq. 356
Pesha: 0.461 kg
ISBN: 978-9928-165-24-4
Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.
Përballë një karriere për të cilën ajo punoi shumë për ta ndërtuar, por që nuk i pëlqente dhe shkatërrimit të lidhjes që kishte, autorja Kristinë Hasler filloi të fliste me vajza të tjera njëzeteecavjeçare dhe zbuloi një model.
Shumë femra në të njëzetat (dhe të tridhjetat) e tyre ndihen të pasigurta dhe e kanë të vështirë të rivlerësojnë pozicionin e vet në atë që Kristina e quan "trekëndëshi i të njëzetave": Kush jam? Çfarë dua? Si ta arrij atë që dua?
Gjatë gjithë librit, këto pyetje kthehen në mundësi për të identifikuar dhe për të eksploruar ëndrrat dhe vlerat e tua. Në vend që të mërzitesh dhe të acarohesh, ti mund t'i shndërrosh pyetjet në "harta" që të orientojnë për të ndërtuar një karrierë, një lidhje dhe një jetë që të përshtatet ashtu si xhinset e tua të preferuara.
"Kristinë Hasler ka krijuar një mori ushtrimesh jashtëzakonisht të vlefshme për t'i ndihmuar vajzat në të njëzetat që të vlerësojnë zgjedhjet e tyre personale, financiare dhe në lidhje me karrierën. Pavarësisht nëse je një vajzë njëzetecavjeçare e çoroditur, e furishme apo jashtëzakonisht e kënaqur, ky libër mund të të ndihmojë të gjesh (dhe të vazhdosh) shtegun e duhur drejt suksesit."
Jennifer Todd, producente filmi
"I shkruar me zemër të hapur nga autorja, ky libër i fton vajzat të analizojnë se çfarë i përkufizon ato. Një guidë e mrekullueshme, libri "20 e ca, 20 e gjithçka" ofron orientim praktik dhe frymëzues."
Sophie Parienti, kryeredaktore e Yogi Times
"Një libër plot mendime të mprehta e që vlen për çdo kohë, "20 e ca, 20 e gjithçka" është një udhëzues, të cilin njëzetvjeçaret duhet ta lexojnë për të krijuar një ekuilibër të brendshëm e për të qenë të përgjegjshme për zgjedhjet që bëjnë në jetë."
Trejsi MekUilliams, autore e librit "Dress to Express"
"Kristinë Hasler, një vajzë e sinqertë dhe jashtëzakonisht e mençur, na tregon si t'i kthejmë frikën dhe pështjellimin në guxim e zgjidhje. Ky libër frymëzues provon se të dish kush je dhe të besosh te vetja aq sa të ndjekësh ëndrrat e tua, nuk janë synime të paarritshme, por pjesë të rrugëtimit që ne e quajmë jetë. Jua rekomandoj me gjithë zemër këtë libër të mrekullueshëm!"
Sendi Grejzën, autore e librit "Journalution: Journaling to Awaken Your Inner Voice, Heal Your Life and Manifest Your Dreams"
"Një burim i çmuar, ku vajzat kanë mundësi të zbulojnë pikat e forta e të dobëta dhe më pas të dinë të përdorin këtë njohuri për të realizuar ëndrrat e tyre të jetës."
Jane Buckingham, autore e librit "The modern Girl's Guide to Life"
Kristinë Hasler, eksperte për transformimin e eksperiencës së njëzetecavjeçareve, drejton seminare në mbarë botën, mban leksione për studentët e kolegjit, flet nëpër konferenca dhe korporata të ndryshme dhe punon me individë si instruktore për jetën. Ajo është autore e librit "Manifesit i 20 e ca vjeçarëve" dhe shkruan për Huffington Post, për kolonën e përjavshme këshilluese. Jeton në Los Anxhelos.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001182
Botuesi: Onufri
Përse dashuria shndërrohet në “dashuri të tepërt” dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm, ose të papranueshëm, nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij?
Referenca: SKU001634
Botuesi: OMBRA GVG
Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
Referenca: 2516
Botuesi: Pegi
Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.
Botuesi: UEGEN
Ky vëllim, një ndër dokumentet kyç tashmë pjesë e kulturës bashkëkohore, është rrjedhojë e studimeve njëzet vjeçare jungiane në fushën e psikologjisë praktike.
Referenca: SKU001546
Botuesi: Te tjere
Ky tekst është sa një studim për raportet e sotme prindër-fëmijë, aq edhe një letër e hapur. Një letër që u drejtohet prindërve të zakonshëm, të cilët Brenda familjeve të zakonshme rrisin fëmijë të zakonshëm. Një letër në mirëbesim drejtuar prindërve që mendojnë.
Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...
Referenca: SKU001819
Botuesi: Plejad
Ky libër është një dallgë ndryshuese për pjesën më të madhe të atyre ideve të mëdha që ekzistojnë mbi natyrën njerëzore: se varfëria është një pasojë e pashmangshme e jetës në tokë, se njerëzimi është prej natyre i keq, dhe më e rëndësishmja, se njerëzimi evoluoi drejt monogamisë...
Referenca: 2264
Botuesi: Plejad
Zbulimi i Jungut mbi "pavetëdijen kolektive", një trashëgimi e përbashkët psikike e gjithë njerëzimit, arriti të transformojë jo vetëm kuptimin tonë mbi qenien njerëzore, por edhe mënyrën e interpretimit të botës.
Botuesi: Fan Noli
Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant.
Botuesi: Bota Shqiptare
Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.
A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t’ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm?Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor...
Botuesi: OMSCA-1
Libri që keni në dorë, është një përpunim rrënjësor që i është bërë librit të përmendur më sipër, jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje, një përshtatje e tij për publikun tonë. Ky libër shërben për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, përmirësimin e tyre duke u mbështetur në psikologjinë e njeriut.
Botuesi: Fan Noli
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Botuesi: Fan Noli
Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni.
Referenca: SKU001206
Botuesi: Te tjere
Lulëzimi i kulturës së Mesjetës së Vonë lidhet me atë që njerëzit i frymëzonte më shumë: shembulli i Qytetit të Zotit. Lulëzimi i shoqërisë së sotme lidhet me faktin se njerëzit i ka frymëzuar modeli i Qytetit Tokësor të Përparimit.
Botuesi: Fan Noli
Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.
Botuesi: Fan Noli
A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t'ju ecë fati, atëherë puna ndryshon.
Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.