• Banner

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi
Gjinia: Psikologji
Autori: Roza Sjabitova
Shqipëroi: Sokrat Gjerasi
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2013
Fq. 208
Pesha: 0.291 kg.
ISBN: 978-9928-164-47-6

Mbi librin

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

Por vetëm në fillim. Sepse për nevojën e këtij lloj shërbimi, prej kohësh dëshmon përvoja e hidhur e shumë çifteve që e përjetësojnë dashurinë e tyre me divorce të befasishme. Çfarë duhet të ketë parasysh një nuse/e fejuar në tregun martesor? Çfarë duhet duhet të bëjë për të përvetësuar profesionin e bashkëshortes? Cili është sekreti i lumturisë bashkëshortore? Për këto dhe shumë të tjera, rrëfen në këtë libër shkesa profesioniste Roza Sjabitova, moderatorja e njohur televizive ruse e programeve "Eja të martohemi" dhe "Njohje me prindërit".

Koment nga autorja

Një grua e shquar ka shprehur një mendim interesant: "Disa gra qahen se nuk kanë gjetur burrin e ëndrrave të tyre, e të tjera... ngaqë e kanë gjetur". Shpesh femra mendon se po e gjeti burrin e ëndrrave, burrin ideal (atë që i përshtatet më tepër), atëherë edhe marrëdhëniet e tyre do të jenë harmonike. Sikur, sapo e gjen, do të nisë të ndërtojë me të marrëdhënie sipas skenarit të saj, por shpejt bindet që lumturi s'ka. Pse?

Problemi është se gruaja, në kërkim të burrit të përshtatshëm,i drejton vetes të njëjtën pyetje: ç'lloj burri më duhet mua? Ajo vëren shfaqjet e jashtme, por as e ka idenë me cilin ka të bëjë në të vërtetë. E kam fjalën, që ajo nuk e ka idenë e burrit nga pikëpamja e veçorive të tij psikologjike. Dhe, kryesorja, nuk arrin ta kuptojë, përse të rrëmojë në gjëra të tilla.

Në vitin 2009 së bashku me burrin regjistruam organizatën shoqërore "Qendra e ringjalljes së traditave familjare". Kur flas për veprimtari të ndryshme kushtuar vlerave të familjes, unë patjetër prek problemin që sot armiku kryesor i popullit të Rusisë është femra e Rusisë. Nuk dëshiron të martohet, të lindë fëmijë, jeton në sistemin e vlerave të rreme familjare... kam parasysh bashkëjetesën.

Detyra jonë parësore është kthimi i gruas në zanafillat e familjes. Mbi të gjitha, ne po humbasim një brez të tërë femrash 30 vjeçare, të shkolluara, të suksesshme, materialisht të pavarura, por jo interesante në cilësinë e bashkëshorteve të mira për burrat tanë në Rusi.

Si ta fitojnë këto gra lumturinë familjare, ndërsa vendi të mos humbasë "rezervat e arta femërore".. për këtë do të tregoj në çdo kapitull të këtij libri. Të gjithë jemi lodhur nga epoka e ndryshimeve. Gjatë jetës jemi ngopur me revolucione dhe luftëra. Ne duam stabilitet. Dhe stabilitetin e jep vetëm familja, tek na ndihmon të ruajmë të tashmen, të kujdesemi për të ardhmen, të mos rrënojmë ç'kemi krijuar dhe të mos humbasim ç'kemi fituar.

Ringjallja dhe ruajtja e traditave është themeli i qëndrueshmërisë edhe në familje, edhe në shoqëri. Cilat tradita duhen ringjallur, cilat vlera familjare duhen ruajtur dhe shumuar.. për këto do t'ju tregoj në kreun e tetë. Shumë probleme tona të marrëdhënieve të ndërsjella mund t'i kishim zgjidhur, nëse do të dinim të merreshim vesh. Por për të rënë në një mendje duhet kuptuar që flisni për të njëjtën gjë. "Fjalori shpjegues i burrave" do t'ju ndihmojë në këtë drejtim.

Në këtë fjalor kam mbledhur shprehjet që burrat i përdorin më shpesh në komunikim me femrat. Por vlera e fjalorit qëndron në ngarkesën kuptimore të këtyre shprehjeve. Puna është se, nëse një burrë shpreh diçka, kjo endje nuk do të thotë që ju e kapët drejt kuptimin e shprehjes së tij. Kam deshifruar për ju disa shprehje burrash, dhe jo vetëm shprehje, duke sjellë në "Fjalorin shpjegues të burrave" kuptimin e tyre të vërtetë.

Çdo grua e di përrallën e famshme "Hirushja". A mund të martohej Hirushja me princin po të mos ndodhej pranë ndihmësja e sigurt e orës së bardhë? Natyrisht, jo. Unë dhe libri im do të bëhemi ndihmësit tuaj! Jam e bindur që dhe ju do t'ia dilni... Dhe ju uroj të gjeni lumturinë tuaj!

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2516

Botuesi: Pegi

Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2841

Botuesi: Onufri

Tridhjete gjera qe duhet t'i kete dhe duhet t'i dije cdo grua kur behet 30

Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dekada përcaktuese, Meg Jay

Dekadën përcaktuese e rekomandoj posaçërisht për këdo që është në të njëzetat dhe po përpiqet të kuptojë ç'drejtim të marrë në jetë. Do të mësoni si të kërkoni në mënyrë të frytshme, si të mos jeni tolerantë dhe si t'i ktheni mundësitë e mira në të shkëlqyera.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon Hill

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Ese mbi psikoanalizën, Zigmund Frojd

Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Rritja e vajzave, Steve Biddulph

Vajzëria është një mision, një udhëtim për të grumbulluar dijen e nevojshme për të qenë grua. Ne jemi udhërrëfyesit e bijave tona në këtë kërkim. Për ta bërë këna na nevojiten udhërrëfyes të mirë, shembuj të mirë dhe sy të kthjellët.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Rritja e djemve, Steve Biddulph

Botimi i parë i këtij libri që keni në duar ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, përdorur dhe lexuar shumë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Interpretimi i ëndrrave, Sigmund Freud

Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001295

Botuesi: Albas

Rruga në të cilën rrallë shkohet, Scott Peck

Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë,...

Çmimi 1 060 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)