- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Dekadën përcaktuese e rekomandoj posaçërisht për këdo që është në të njëzetat dhe po përpiqet të kuptojë ç'drejtim të marrë në jetë. Do të mësoni si të kërkoni në mënyrë të frytshme, si të mos jeni tolerantë dhe si t'i ktheni mundësitë e mira në të shkëlqyera.
Titulli: Dekada përcaktuese, përse të njëzetat kanë rëndësi dhe si të përfitojmë prej tyre tani
Origjinali: The defining decade: Why your twenties matter and how to make the most of them now
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Meg Jay, PhD
Shqipëroi: Eva S. Myftiu
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2014
Fq. 288
Pesha: 0.421 kg.
ISBN: 978-9928-186-15-7
Kultura jonë e të menduarit "të tridhjetat janë të njëzetat e reja" na thotë se të njëzetat nuk kanë rëndësi. Disa thonë se janë adoleshencë e vonë. Të tjerë i quajnë fillimi i moshës së rritur. Por të tridhjetat nuk janë të njëzetat e reja. Në këtë libër informues, Dr. Meg Jay zbulon se sa shumë njëzetvjeçarë kanë ngecur në një vorbull propagande dhe keqinformimi, që e ka zhvlerësuar rëndësinë e periudhës më transformuese të jetëve tona si të rritur.
Nga përvoja e dhjetë viteve punë me qindra studentë dhe klientë njëzetvjeçarë, Dr. Jay krijon shkencën më të fundit të të njëzetave, me histori tërheqëse, të panjohura, të treguara nga vetë njëzetvjeçarët. Ajo ndan atë që psikologët, sociologët, neurologët, specialistët e shëndetit riprodhues, drejtorët e burimeve njerëzore dhe ekonomistët dinë mbi fuqinë unike të të njëzetave dhe se si ndryshojnë jetët tona.
Rezultati është një libër ngacmues dhe ndonjëherë prekës, që tregon se si njohuria mbi të njëzetat, shpeshherë është e gabuar:
• Përse personat që thuajse nuk i njohim dhe jo miqtë tanë më të afërt do të na i ndryshojnë për mirë të njëzetat.
• Përse bashkëjetesa mund të mos jetë mënyra më e mirë për të provuar një lidhje.
• Si truri ynë njëzetvjeçar na jep mundësinë më të mirë që të ndryshojmë cilët jemi dhe cilët do të bëhemi.
• Përse pyetjes "Kush jam unë?" mund t'i përgjigjemi më mirë jo me një krizë të zgjatur identiteti, por me një ose dy pjesë të mira të diçkaje që quhet kapital i identitetit.
• Si na bën të ndihemi më mirë dhe jo më keq hyrja në botën e punës.
• Si personalitetet tona ndryshojnë më shumë gjatë të njëzetave sesa më përpara ose më pas.
• Si zgjedhim familjen tonë dhe jo vetëm miqtë.
Me autoritet, dhembshuri dhe një sy të mprehtë për të ardhmen, "Dekada përcaktuese" na tregon përse të njëzetat kanë rëndësi. Të njëzetat janë një periudhë kur gjërat që ne bëjmë, dhe ato që nuk bëjmë, do të kenë një ndikim të madh gjatë viteve dhe madje edhe brezave të ardhshëm.
"Dekadën përcaktuese e rekomandoj posaçërisht për këdo që është në të njëzetat dhe po përpiqet të kuptojë ç'drejtim të marrë në jetë. Do të mësoni si të kërkoni në mënyrë të frytshme, si të mos jeni tolerantë dhe si t'i ktheni mundësitë e mira në të shkëlqyera."
Po Bronson, autori i "What should i do with my life" dhe bashkautor i "NurtureShock"
"Dekada përcaktuese është libri që njëzetvjeçarët kanë pritur. Nuk ka për t'ju treguar se çfarë të bëni me jetën tuaj, por do t'ju frymëzojë, do t'ju motivojë dhe do t'ju edukojë që ta zbuloni vetë."
Rachel Simmons, autore e "The Curse of the Good Girl"
"Dekada përcaktuese ju hap sytë, është i rëndësishëm dhe i këndshëm për t'u lexuar. E rekomandoj vërtet."
Wendy Mogel, autore e "The Blessing of a Skinned Knee" dhe "The Blessing of a B Minus"
"Meg Jay paraqet në këtë libër një intelekt dhe ekspertizë brilante mbi ciklin e jetës, si dhe përvojë të gjatë klinike. Ajo argumenton se mosha dhe koha nuk janë të kontrollueshme, edhe nëse njerëzit jetojnë më gjatë dhe kultura jonë beson se çdo gjë është e mundshme. Leximi i këtij libri do të jetë me përfitim për mjekët, komentatorët kulturorë dhe vetë njëzetvjeçarët."
Nancy J. Chodorow, autore e "Individualizing gender and sexuality: Theory and practice"
"Ky libër i mahnitshëm, përfshirës paraqet një çështje bindëse se të njëzetat janë periudha më transformuese në jetët e njerëzve dhe, për më tepër, u tregon lexuesve se si të çohen nga kolltuku dhe ta jetojnë mirë këtë dekadë. Duhet lexuar nga të gjithë të rinjtë, miqtë e tyre, prindërit, gjyshërit, shefat, motrat dhe vëllezërit... në fakt, nga të gjithë!"
Timothy Wilson, autor i "Redirect: The surprising new science of psychological change"
Meg Jay, PhD është psikologe klinike, e specializuar në fushën e zhvillimit të të rriturve dhe në veçanti, të të rinjve njëzetvjeçarë. Ajo është asistent – profesore klinike në Universitetin e Virxhinias dhe ushtron profesionin si private në Charlottesville, Virginia. Dr. Jay ka marrë doktoraturën për psikologji klinike dhe për studimet gjinore në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Botime Prizreni
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Pema
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Pema
Botuesi: Albas
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Jetart
Referenca: 2605
Botuesi: Dituria
Botuesi: Toena
Botuesi: Pema
Botuesi: Argeta LMG
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: 2267
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: 2841
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Pegi
check_circle
check_circle