
Referenca: SKU000611
Botuesi: Te tjere
Endrra dhe interpretimi i saj, Sigmung Freud
Titulli: Ëndrra dhe interpretimi i sajGjinia: PsikologjiAutori: Sigmung FreudShqipëroi: Juliana KurtiShtëpia botuese: UEGENViti: 2001Fq. 86Pesha: 0.111 kg.
Banner
Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.
Titulli: Psikoanaliza fëminore
Origjinali: Zwei Kinderneurosen
Gjinia: Psikologji
Autori: Zigmund Frojd
Shqipëroi: Kledia Baçi (Lamllari)
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2015
Fq. 232
Pesha: 0.261 kg.
ISBN: 978-99943-873-5-9
Interesi mendor i fëmijës për enigmat e seksit dhe dëshira e tij për një njohje seksuale shfaqen në një moshë pabesueshmërisht të hershme. Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.
Unë njoh një fëmijë të mrekullueshëm që tashmë është katër vjeç, prindërit e të cilit, me një botë të madhe, ruhen të mos e ndrydhin dhunshëm zhvillimin e tij. Vogëlushi Herbert nuk ka pësuar asnjëherë ndonjë gjë që t'i shëmbëllejë një veprimi joshjeje nga ana e dados së tij, e megjithatë ai shfaq tashmë një interes më të gjallë për atë pjesë të trupit që e quan "bibilush".
Kur ishte vetëm tre vjeç, ai pyeti të ëmën: "Mami, a ke edhe ti bibilush?". Të njëjtën pyetje i ka bërë shumë herë edhe të atit. Në atë moshë qe dërguar për herë të parë në një stallë ku pa të milej një lopë. "Oh, shiko! – thirri me habi. Po del qumështi nga bibilushi!"
Tre vjeç e nëntë muaj, falë një vëzhgimi vetjak, ishte në gjendje të bënte një zbulim të pavarur mbi ekzistencën e kategorive të ndryshme të objekteve. Pa të dilte ujë nga një lokomotivë dhe tha: "Pa shiko! Lokomotiva po bën pipinë. Po ku e ka bibilushin?"
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000611
Botuesi: Te tjere
Titulli: Ëndrra dhe interpretimi i sajGjinia: PsikologjiAutori: Sigmung FreudShqipëroi: Juliana KurtiShtëpia botuese: UEGENViti: 2001Fq. 86Pesha: 0.111 kg.
Referenca: SKU001150
Botuesi: Dituria
Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është më pak i qartë, sepse është më larg nesh.
Referenca: SKU001205
Botuesi: Te tjere
Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.
Botuesi: Fan Noli
Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe e ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror.
Botuesi: Fan Noli
Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.
Botuesi: Plejad
Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.
Botuesi: Fan Noli
Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.
Botuesi: Fan Noli
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Botuesi: Fan Noli
Po kush ju ka informuar kaq keq? As që mund të bëhet fjalë që këshilla për t'i dhënë liri seksualitetit të mund të luajë rol në terapinë psikoanalitike. Pikërisht për këtë arsye nuk kemi deklaruar që i sëmuri është në konflikt të ashpër midis dëshirës libidoneze dhe shtypjes seksuale, midis drejtimit shoqëror dhe asketik.
Botuesi: Fan Noli
Në shoqërinë primitive kanë ekzistuar dy tipa të njerëzve të fortë. Njëri prej tyre është udhëheqësi më i fuqishëm dhe i fortë fizikisht se të gjithë rivalët e tij, tjetri është shamani, një besnik i kultit, jo i fortë në vetvete, por për shkak të pushtetit që kanë projektuar për të njerëzit.
Referenca: SKU001612
Botuesi: Plejad
"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj. Duke u përqendruar mbi ato të cilat Adleri i quan "tre detyrat e jetës – martesa, puna dhe lidhjet shoqërore – autori eksploron çështje kyçe që ndikojnë në progresin e...
Botuesi: Minerva
"Forca e karakterit është një përgjigje bindese dhe e mahnitshme ndaj kultit të fondamentalizmit të IQ-së (koeficienti i inteligjencës). Duckworth na kujton se karakteri dhe këmbëngulja i veçojnë të suksesshmit".
Botuesi: Fan Noli
Së bashku me karakterin duhet të kesh edhe idetë si një nga faktorët kryesorë të evolucionit të një qytetërimi. Ato veprojnë vetëm kur pas një evolucioni shumë të ngadalshëm janë shndërruar në ndjenja. Çdo qytetërim rrjedh nga një numër shumë i vogël i ideve kryesore të pranuara nga të gjithë.
Referenca: 2262
Botuesi: Plejad
Teoritë e Abraham Maslow - t të vetaktualizimit dhe hierarkisë së nevojave janë guri themeltar i psikologjisë humaniste moderne dhe asnjë libër nuk i mishëron kaq mirë këto ide sa libri i tij klasik: "Drejt psikologjisë së qenies".
Botuesi: OMBRA GVG
Për adoleshentët, Françoise Dolto thotë se janë si karavidhja gjatë shndërrimit, pa zhguall, përballë gjithë rreziqeve dhe me nevojën për të qenë një tjetër. Për t'i ndihmuar në përmbushjen e kësaj metamorfoze, e cila është si një lindje e dytë, F. Dolto, e bija, C. Dolto dhe C. Percheminier kanë shkruar këtë libër.
Botuesi: Fan Noli
Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoftë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thënies: "Mu bë në ëndërr sikur...".
Referenca: SKU001295
Botuesi: Albas
Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë,...
Botuesi: Pema
Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na...
Botuesi: Tirana Times
Zoti Hickman shkon, ashtu siç kanë shkuar shumë njerëz më përpara, atje ku e çon penisi dhe gjatë këtij procesi iu përgjigjet një vargu pyetjesh. "Shkarravina e Zotit" është një vepër themelore.
Botuesi: Toena
Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë!
Botuesi: Morava
Mijëra njerëz përjetojnë përvoja pragvdekjeje, por sipas arsyetimit të shkencëtarëve kjo është e pamundur. Doktor Eben Alexander ishte një prej këtyre shkencëtarëve. Si neurokirurg shumë i përgatitur nga ana shkencore, Alexanderi e dinte se përvojat e pragvdekjes krijonin ndjesinë e të vërtetës, por nuk ishin më shumë se fantazi të prodhuara nga truri në...
Botuesi: Onufri
Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.
Punësimi i nënës në vitet e para kur fëmija ka nevojë për të si ajri që thith dhe këto që përmendëm më lart janë çështje që nuk konsiderohen problem në shoqërinë tonë. Nëse nuk investojmë për rrënjët nuk mund të hamë dot frutat më vonë. Maturimi i fëmijës varet plotësisht nga atashimi me nënën. Ky përfundim është arritur në sajë të studimeve të panumërta...
Botuesi: Dukagjini
"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.
Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.