- Ka mbaruar

Banner
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Titulli: Hyrje në psikoanalizë, vëllimi i parë
Origjinali: Vorlesungen zur Einführung in die Psychoanalyse
Gjinia: Psikologji
Autori: Sigmund Freud
Shqipëroi:Rexhep Hida
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2006
Fq. 240
Pesha: 0.244 kg.
ISBN: 978-99943-918-0-1
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Nevoja për të ngjallur reaksion të menjëhershëm ka bërë që i njëjti objekt t shqyrtohej më se një herë, për shembull, herën e parë në lidhje me interpretimin e ëndrrave, dhe pastaj mbi problemet e neurozave.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000611
Botuesi: Te tjere
Titulli: Ëndrra dhe interpretimi i sajGjinia: PsikologjiAutori: Sigmung FreudShqipëroi: Juliana KurtiShtëpia botuese: UEGENViti: 2001Fq. 86Pesha: 0.111 kg.
Referenca: SKU000676
Botuesi: Ideart
Zigmund Frojdi revolucionarizoi mënyrën me të cilën ne mendojmë për vetveten. Nga fillesat e saj si një teori e neurozës, Frojdi e kthehu psikoanalizën në një psikologji të përgjithshme, e cila u pranua gjerësisht si mënyra mbizotëruese në diskutimin e personalitetit dhe marrëdhënieve ndërpersonale.
Referenca: SKU001150
Botuesi: Dituria
Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është më pak i qartë, sepse është më larg nesh.
Referenca: 2128
Botuesi: Fan Noli
Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.
Referenca: 2468
Botuesi: LIRA
Libri "Si ta kuptojmë Frojdin" i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri.
Botuesi: Fan Noli
Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe e ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror.
Botuesi: Fan Noli
Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.
Botuesi: Plejad
Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.
Botuesi: Fan Noli
Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.
Botuesi: Botart
Botimi i parë i këtij libri që keni në duar ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, përdorur dhe lexuar shumë.
Botuesi: Jetart
Njih trurin tënd, menaxho emocionet e tua, përmirëso jetën tënde.
Botuesi: Fan Noli
Çfarë njeriu ish ai? Cilat ishin forcat e tij lëvizëse që e detyronin atë të vepronte, të mendonte, të ndiente në atë mënyrë që ishte karakteristike për të?
Botuesi: Pegi
Fjala "lumturi" merr kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa, lumturi do të thotë kënaqësi, për disa të tjerë, lumturi janë disa çaste fluturake hareje.
Botuesi: Reklama
Mirela Sula aktualisht jeton e punon në Londër dhe njëkohësisht ndjek studimet e doktoraturës në Pslkologji ne Universitetin Regents. Para se të vinte në Londër, Mirela ka punuar si lektore e psikologjisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu ka koordinuar "Rrjetin e Grave për Barazi në Vendimmarrje" dhe ka drejtuar "Qëndrën Shqiptare të Psikoterapisë...
Botuesi: UEGEN
Psikologjia e shkrimit, ndonëse është një psikologji speciale, është fare afër me shkollën dhe me nxënësit, pasi shkrimi dhe vizatimi, të gjitha punët me shkrim janë objekt i studimit të kësaj dege të psikologjisë.
Botuesi: Minerva
"Forca e karakterit është një përgjigje bindese dhe e mahnitshme ndaj kultit të fondamentalizmit të IQ-së (koeficienti i inteligjencës). Duckworth na kujton se karakteri dhe këmbëngulja i veçojnë të suksesshmit".
Referenca: SKU001205
Botuesi: Te tjere
Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.
Botuesi: UEGEN
Ky vëllim, një ndër dokumentet kyç tashmë pjesë e kulturës bashkëkohore, është rrjedhojë e studimeve njëzet vjeçare jungiane në fushën e psikologjisë praktike.
Referenca: SKU001484
Botuesi: Dija-Poradeci
Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar. Gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat, do të mësojnë shumë nga universi i femrave, por edhe i marrëdhënieve midis partnerëve, do të mësojnë të fshehta të "çuditshme" për sjelljen, do të qeshin me humorin fantastik të fshehur midis rreshtave të librit.
Referenca: 2685
Botuesi: Plejad
Kjo guidë në formën e një fjalori, duke përdorur fjalët dhe shpjegimet e mjeshtërve të psikoanalizës dhe specialistëve të saj, është konceptuar si një përpjekje e parë e sistemit organik të doktrinës mbizotëruese mbi këtë argument, për t'i ardhur në ndihmë një lexuesi të interesuar për t'u qasur ndaj një kuptimi akoma dhe më të mirë.
Botuesi: Minerva
Ai analizon tre elementë të motivimit të vërtetë - autonominë, perfek- sionimin dhe qëllimin - dhe ofron zgjidhje inteligjente dhe befasuese për t’i vënë ato në praktikë në një libër unik që do të ndryshojë mënyrën se si mendojmë dhe jetojmë.
Botuesi: Bota Shqiptare
Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.
Botuesi: Pegi
Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme.
Botuesi: Toena
Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë!
Botuesi: Pegi
Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne do të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon një qasje tjetër ndaj sprovave të jetës.
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.