• Banner

Xhelozia, fytyra tjeter e dashurise, Willy Pasini

Xhelozia, ndryshe nga çfarë besojmë, nuk lind nga një sjellje e dyshimtë e njeriut të dashur dhe as nga tradhtia e hapur e tij, por është një ndjenjë e secilit prej nesh e provuar qysh nga fëmijëria, kur dashuria për nënën është shoqëruar gjithnjë me frikën e humbjes së saj.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Xhelozia, fytyra tjetër e dashurisë
Origjinali: Gelosia, l'atra faccia dell'amore
Gjinia: Psikologji
Autori: Willy Pasini
Shqipëroi: Luljeta Dino
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2006
Fq. 200
Pesha: 0.239 kg.
ISBN: 978-99943-891-6-5

Mbi librin

Përse, ndonjëherë, nuk dimë si t'i rezistojmë shtysës për të kontrolluar të fshehtën e thirrjeve të celularit të partnerit tonë, edhe pse mund të mos kemi motive për dyshime në besnikërinë e tij? Përse papritur ndryshojmë humorin kur na flet me entuziazëm për një koleg të ri?

Sepse xhelozia, ndryshe nga çfarë besojmë, nuk lind nga një sjellje e dyshimtë e njeriut të dashur dhe as nga tradhtia e hapur e tij, por është një ndjenjë e secilit prej nesh e provuar qysh nga fëmijëria, kur dashuria për nënën është shoqëruar gjithnjë me frikën e humbjes së saj.

Në këtë libër, Villy Pasini analizon ndjenjën e xhelozisë në të gjitha aspektet e saj, bazuar në studime mbi shumë meshkuj e femra, duke e shoqëruar analizën e tij me shumë shembuj konkretë. Nuk mungojnë në këtë libër ndikimet terapeutike, këshillat teorike, sugjerimet praktike, të gjitha të frymëzuara nga një parim themelor: nevoja për t'u dashur nga të tjerët dhe frika e humbjes së dashurisë, janë të pranishëm në zemrën e çdo burri dhe të çdo gruaje.

Xhelozia, sikurse çdo ndjenjë, nuk duhet mohuar (për t'u ndjerë fajtor apo i turpëruar), apo të shfaqet me sjellje agresive dhe të dhunshme (prej keqkuptiumeve të dashurisë tënde apo prekjes së nderit). Përkundrazi, xhelozia duhet pranuar hapur, duhet "edukuar", duhet transformuar nga xhelozi "negative", patologjike, kriminale në një xhelozi "të mirë", drejt asaj afrodiziake që na ndihmon për të zbuluar emocione të reja dhe i rikthen në normalitet raportet e çiftit.

Detajet e librit
2686
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000618

Botuesi: Te tjere

Si te dashurosh nje burre te veshtire, Nancy Good

A do të arrini ndonjëherë të merrni atë që dëshironi nga "Burri i jetës suaj?" Një burrë i vështirë është i këndshëm e i urryer njëherësh, i ëmbël dhe i ashpër, joshës dhe acarues, i qëndrueshëm dhe rraskapitës, egoist dhe bujar, zemërgur dhe plot përkujdesje.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2234

Botuesi: Elta BS

Dashuria qe meritoni, Scott Peck, Shannon Peck

Ju meritoni të provoni dashurinë të plotë, të gjithën. Kjo nuk është një ëndërr, as një shpresë. Kjo është e drejta juaj shpirtërore. Kjo është ajo që Dashuria dëshiron për ju. Nëse jeni vetëm, ky libër do të qartësojë dhe do të rrisë standartet tuaja të dashurisë dhe do t'iu tregojë rrugën drejt njeriut tuaj ideal.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Ta shohësh diellin në sy, Irvin D. Yalom

Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu sicc përballemi me frikërat e tjera. Duhet të mendojmë për fundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 2

Po kush ju ka informuar kaq keq? As që mund të bëhet fjalë që këshilla për t'i dhënë liri seksualitetit të mund të luajë rol në terapinë psikoanalitike. Pikërisht për këtë arsye nuk kemi deklaruar që i sëmuri është në konflikt të ashpër midis dëshirës libidoneze dhe shtypjes seksuale, midis drejtimit shoqëror dhe asketik.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Si të përballemi me sprovat e jetës, Christopher Hamilton

Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne do të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon një qasje tjetër ndaj sprovave të jetës.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Lavdërim i disiplinës, Bernhard Bueb

Libri i pedagogut dhe filozofit të shquar gjerman Bernhard Bueb (lindur në 1938), i përkthyer në disa gjuhë tani po sheh dritën e botimit edhe në Shqipëri. Një libër serioz shumë i vlefshëm, për të mos thënë i domosdoshëm dhe aktual, për t'u lexuar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Përtej parimit të kënaqësisë, Zigmund Frojd

Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Psikoanaliza fëminore, Zigmund Frojd

Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001554

Botuesi: Princi

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

A është dashuria Art? Nëse po, ajo kërkon njohuri dhe përpjekje. Ose a është vallë dashuria një ndjenjë e këndshme, e cila për përvojën është një çështje fati, si diçka në të cilën dikush "bie brenda" nëse është me fat? Ky libërth bazohet në hipotezën e parë, ndërsa shumica e njerëzve sot besojnë pa dyshim në hipotezën e fundit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)