• Banner

Qyteti ku dua te jetoj, Adam Zagajewski

Rrallë ka folur Muza e Poezisë me kaq ngut dhe me kaq qartësi si tek poezitë e Adam Zagajewskit.

600 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Qyteti ku dua të jetoj
Gjinia: PoeziAutori: Adam Zagajewski
Shqipëroi: Bardhyl Londo
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2012
Fq. 160
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-9928-4115-8-1

Komente mbi autorin
"Ai duket si dikush për të cilin tashmë e ke shkruar një memuar, një fytyrë që është vënë në një frontespie të vogël oval në ndonjë histori të letërsisë polake, më një gojë të shtrirë dhe me një palë sy të thellë të zinj dëshmitari të tmerreve të shekullit të XX – të, me flokët e rralluar gati të shogët e madje të rruar si të atij të burgosurit në kamp si ai që, sikundër e ka shkruar vetë, mund të jetë po aq mirë edhe një hebre, nga ata të një shtrese disi të ulët. Dhe ajo muzikë e rrallë që ai shkruan si një trishtil mbi Aushvic, apo një laureshë që gemton përsipër hirit të Aushvicit, ëshë e kthjellët si vesa, pa nënkuptime si uji, një prej atyre bekimeve të rralla të historisë sonë mohuese." Derek Walcott "Rrallë ka folur Muza e Poezisë me kaq ngut dhe me kaq qartësi si tek poezitë e Adam Zagajewskit." Josif Brodskij Mbi autorin Adam Zagajewski ka lindur në Lvov – in multikulturor më 1945, atëherë brenda territorit të Polonisë dhe tanimë territor i Ukrainës. Rininë e kaloi në Silesi dhe më pas në Krakow ku dhe u gradua në Universitetin Jagiellonian. Librin e parë me poezi e botoi më 1972 dhe më vonë një vëllim me ese, së bashku me shkrimtarin tjetër polak Julian Kornhauser, më 1974 të cilët shpallën aty manifestin e tyre letrar. Ai vlerësohet në rrethet kritike si përfaqësuesi më i shquar i rrethit letrar të brezit "68" apo ndryshe njohur si "Dallga e Re": përgjatë viteve '70 ai qe një prej disidentëve më aktivë dhe pikërisht për këtë qe në listën e zezë të policisë sekrete. Pikërisht krijimtaria e këtyre viteve qoftë në ese trajton tema të mprehta politike dhe sociale. Më 1982 shkon në Paris ku themelon një revistë letrare të ekzilit; disa vite më vonë bëhet Visting Professor i letërsisë angleze në Huston University. Ka botuar mbi dhjetë libra me poezi dhe katër të tjerë me eseistikë duke u bërë një prej poetëve më të rëndësishëm polakë të gjysmë shekullit XX e në vijim. Ai është vazhdues i denjë i traditës së jashtëzakonshme të poezisë polake të shekullit XX që fillon me Czeslaw Milosz, Zbigniew Herbert, Wislawa Szymborska. Fama e Adam Zagajewskit në SHBA është e padiskutueshme duke u bërë një prej poetëve më të dashur të botuar dhe të vlerësuar ndër shkrimtarët e huaj në këtë vend. Gjithashtu, Zagajewski është tepër i vlerësuar në Europë ku përmendim disa çmime të rëndësishme që ka marrë, të tillë si Berliner Kunstlerprogramm më 1979, Kurt Tucholsky Prize në Suedi, Prix de la Liberté në Paris dhe në Amerikë Guggenheim Fellowship për poezi më 1992 dhe të mirënjohurin çmim letrar ndërkombëtar Neustad Prize më 2004. Gjithashtu, Zagajewski është nominuar disa herë për çmimin Nobel. Poezitë dhe esetë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës me po atë entuziazëm që është përcjellë edhe në Perëndim. Në Shqipëri, ky është botimi i parë.  

Detajet e librit
2967
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Reklama

Rubairat, Omar Khajam

Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të qarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aq të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aq moderne nga mendimet dhe ndjenjat sa na duket që autori i tyre ka jetuar në kohët tona dhe në zemër të Evropës.

Çmimi 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Rubaijjati, Umer Khajjamit

Rubairat (Rubaijjati) e Umer Khajjamit, të përkthyera në gjuhën shqipe nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2845

Botuesi: Aleph

Shenime nga realiteti i vetes, Jorie Graham

Ajo që më intereson në mënyrën si i trajton temat historike në poezitë e veta Jorie Graham është se ajo i shmanget jo vetëm modelit klasik, por edhe atij kristian që evokoi Yeats - i e të tjerë pas tij, por po njëlloj ka refuzuar modelet utopike dhe populiste të poeteve feministe dhe socialistëve.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Aleph

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2330

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bullgare

Poezia bullgare, në të gjitha etapat e zhvillimit të saj të mbarë, mbeti e lidhur ngushtë me traditat kombëtare, me jetën e popullit. Edhe atëherë kur në ndonjë rast u ndikua nga simbolizmi francez dhe ai rus, apo nga ekspresionizmi gjerman, poezia, në palcën e saj, mbeti gjithmonë realiste dhe tokësore.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Raport prej Qytetit të Rrethuar, Zbigniew Herbert

Ndonëse polak, Zbigniew Herbert nuk është romantik. Në poezitë e tij, ai argumenton jo duke e ngritur temperaturën, por përkundrazi, duke e ulur në atë pikë ku vargjet nis e djegin paragjykimet e uritura të lexuesit, si një gardh hekuri në dimër.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

55 poezi, Charles Bukowski

Asht bash ky raport me Charles Bukowskin, për të cilin, me thanë të drejtën kisha lexue pak, po kisha ndi gjue ma tepër se kisha lexue, tue krijue kështu përshtyp jen e nji poeti kabaresh, nji pijaneci dipendet prej alkooli ku vulgarja në bahesh se ishta pjesë determinuese e poezisë së tij...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2166

Botuesi: Argeta LMG

Lirika, vol. 1, Henrik Hajne

Titulli: Lirika, vëllimi lOrigjinali: Lirika, vëllimi lGjinia: PoeziAutori: Henrik HajneShqipëroi: Lasgush PoradeciShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2007Fq. 272Pesha: 0.28 kgISBN: 978-99956-17-20-X

Çmimi 700 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)